Ambasadorja e SHBA në Tiranë zonja Yuri Kim ka shprehur befasinë e saj nga pritja e ngrohtë që ka gjetur në Shqipëri duke postuar dhe një album me foto nga festa e mikpritjes.
“Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri. Tani e kuptoj që legjenda për mikpritjen shqiptare është thjesht pohim i një fakti”, u tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim të ftuarve në pritjen që ajo organizoi në 30 janar për përfaqësues të komuniteteve politike, diplomatike, të biznesit, shoqërisë civile, medias, kulturës dhe bashkësive fetare”, bëhet me dije në faqen zyrtare të ambasadës amerikane. (TemA)