Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli deklaroi se të gjithë u zhgënjyen kur BE vendosi që t’i thoshte ‘Jo’ Shqipërisë për negociatat.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presidenti i PE theksoi se pavarësisht zhgënjimit, të gjithë duhet të punojnë për të vijuar rrugën drejt integrimit të vendit në BE.
“Mik i dashur faleminderit për mikpritjen. Ju përgëzoj për hapat që po ndërmerrni. Ne duhet të mbështesim shqiptarët drejt BE. Ndodhi një ngadalësim përpara fundit të viti, por procesi i anëtarësimit duhet të fillojë.
Është i bindur për këtë parlamenti dhe Komisioni Europain. Jam i bindur dhe unë që kjo është vetëm një vonesë. Lufta kundër kriminalitetit, rikuperimi, rimarrja e kapitaleve, janë nisma këto të domosdoshme. Kemi parë se si është rifilluar dialogu brenda afateve të shkurtra.
Ju e dini zhgënjimin që ndjetë, që ka ndjerë shoqëria civile shqiptare, të njëjtën gjë që kemi ndjerë dhe ne. Por duhet ta kapërcejmë këtë. Kemi kohën e duhur që t’i bindim të gjithë për atë rrugë që domosdoshmërish ta bëjmë së bashku. Kemi një fat të përbashkët.
Në këtë rrugë kemi përshtatje. BE u tregua e gatshme dhe me ndihmat, dhe me fazën e re për rindërtimin pas tërmetit. Do punojmë shumë për një të ardhme. Është një vend i rëndësishëm jo sepse laget nga deti Adriatik por është pjesë e Ballkanit Perëndimor. Ka dy sfida të përbashkëta që s’do rresht kurrë.
Europa ka filluar dhe i ka vënë vetes një synim ambicioz; procesi i anëtarësimit. Çështja e dytë ka të bëjë me tema të solidaritetit dhe sigurisë. Shoqëritë tona u kërkojnë institucioneve vigjilencë dhe nisma.”, tha Sassoli. (TemA)