Zaloshnja: Opozitës i duhen mbi 800 mijë vota

3 Shkurt 2020, 14:21Politika TEMA
Zaloshnja: Opozitës i duhen mbi 800 mijë vota

Nga Eduard Zaloshnja

Partitë që përbëjnë sot koalicionin opozitar (PD, LSI, PDIU, PBDNJ, PR etj.) nuk garuan së bashku në zgjedhjet e fundit parlamentare (2017).

Por nëse i mbledhim mekanikisht votat e tyre në ato zgjedhje, arrijmë në shifrën e 760 mijë votave.

Nga ana tjetër, PS, PSD, PDS etj., të cilat kanë qenë tradicionalisht aleate, morën gjithsej 790 mijë vota më 2017 (shihni grafikun shoqërues).

Nësë bëjmë të njëjtën llogari mekanike me shifrat e 2013-ës, vëmë re se PS dhe aleatet e saj tradicionale morën pak a shumë aq vota sa më 2017. Ndërsa PD dhe aleatet e saj tradicionale do të kishin marrë më shumë vota, vetëm nëse LSI dhe PBDNJ do të kishin qenë në koalicion me to në ato zgjedhje. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për zgjedhjet e 2009-ës (ku pjesëmarrësit ishin më të pakët).

Ky historik elektoral i dekadës së fundit na tregon se pika e fitores në zgjedhjet e ardhshme do të jetë diku tek 800 mijë votat.

PS, PSD, PDS etj. mund të mos i arrijnë 800 mijë votat në zgjedhjet e ardhshme, por dy zgjedhjet e fundit parlamentare (2013 e 2017) kanë treguar se ato mund të rrotullohen rreth këtij niveli.

Prandaj partitë e shumta opozitare duhet t’i bëjnë mirë llogaritë para se të futen në zgjedhje.

A do të marrin ato së bashku më shumë se 800 mijë vota?

2 komente në “Zaloshnja: Opozitës i duhen mbi 800 mijë vota”

  1. Olimpia says:

    O Zaloshnja..per kuriozitet mund fa shenosh parashikimin tim.
    Ne zgjedhjet e ardheshme PS dhe aleatet marrin 790 000…deri ne 820 000 vota me Ramen.PA Ramen,por me nje figure te re te te majtes klasike ky koalicion merr 900 000 vota.
    PD che aleatet e saj marrin 600 000 vota me Bashen ,PA Bashen,me nje figure te moderuar te shkeputur nga Berisha marrin ,700 000 vota.
    Shenoje o Zaloshnja,jam gati te ve bast.Aresyet e ketyre sondazheve Jane te shumta.Themelore eshte se shumica derrmuese e shqiptareve te Shqiperise kane qene ,Jane che do te bene te majte.Por edhe brezi i ri i emancipuar i Kosoves po kthehet i majte.

  2. Bureto says:

    Ushtrim arithmetike për nxënësin e klasës së IV fillore. E zgjidh vetëm Zaloshnja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje