Gjendet i pajetë anëtari i bandës së vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj. Familjarët: Mund ta kenë helmuar

3 Shkurt 2020, 10:08Politika TEMA

Ka ndërruar jetë në burgun e Peqinit, Andon Mëhillaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, anëtar i bandës së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Janë familjarët e Mëhillajt ata që kanë publikuar lajmin për vdekjen e tij, duke ngritur dyshime se mund ta kenë helmuar.

Andon Mëhillaj, i cili në rrethana ende të paqarta u gjet i pajetë në burgun e Peqinit, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për një serë veprash penale.

Në 2014 ai u vetëdorëzua në policinë e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e kësaj bande famëkeqe, pas të cilës fshihen disa vrasje dhe jo vetëm.

Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit.

Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për “Akte terroriste” dhe “Financim të terrorizmit”.

Ata shpërbleheshin me 20-30 mijë euro për “punën” e tyre.

Kush është Andon Mëhillaj dhe roli kishte në bandën e Julian Sinanajt

Andon Mëhillaj, i cili u gjet i pajetë në burgun e Peqinit në rrethana ende të paqarta, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.

Pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e bandës famëkeqe, Mëhillaj u vetëdorëzua në vitin 2014 në policinë e Vlorës. Kur u vetëdorëzua, ai tha se do ta kishte bërë më parë por fillimisht donte të siguronte familjarët të cilët po përballeshin me kërcënime me jetë.

Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatorit. Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për “Akte terroriste” dhe “Financim të terrorizmit”.

Pas rrëfimit të Julian Sinanajt se ishin ata që gjenin klientët që porosisnin vrasjet,  kushërinjtë Mëhillaj u vunë në kërkim me 21 janar të 2014-ës.

Kushërinjtë Mëhillaj u akuzuan si personat që kishin porositur te Julian Sinanaj kryerja e krimeve: vrasja e shtetasit Sokol Veizi më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës; vrasja e shtetasit Agron Çela më datë 20 gusht 2013 në Vlorë, vendosje e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Ardian Kollozi më datë 1 qershor 2013 në Vlorë; vendosje e lëndës eksplozive në motoçikletën e shtetasit E. B. në rrugën Transballkanike në Vlorë më datë 24 tetor 2013 dhe vendosje e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasin E. B. në Vlorë më datë 31 gusht 2013.

Kushërinjtë Mëhillaj u akuzuan se bënin lidhjen mes biznesmenëve dhe vrasësit Jualian Sinanaj, (i cili më vonë u bë i penduari i drejtësisë) dhe shpërbleheshin me 20-30 mijë euro për “punën” e tyre.

Andon dhe Genis Mëhillaj “peshkonin” biznesmenët e mëdhenj dhe lidhnin marrëdhënie të ngushta miqësore me ta, duke krijuar besim për mosnxjerrje sekreti.

Kur biznesmenit i mbushej mendja, se e vetmja rrugëzgjidhje për të shpëtuar nga rivali ishte vrasja, atëherë ai bënte marrëveshje me kushërinjtë Mëhillaj. Mes palëve nisnin bisedimet për pazaret, të cilat ishin të ndryshme, në varësi të personit që do të vritej. Pas kësaj, Erjon (Andon) dhe Genis Mëhillaj, kontaktonin direkt me Julian Sinanajn.

Ata bisedonin për objektivin e radhës, shumën e parave që jepte porositësi për “kokën” e viktimës dhe një fotografi, të shoqëruar me të dhëna personale rreth këtij të fundit. Pasi binin në dakordësi, 31-vjeçari niste procedurat, për të përfunduar me sukses porosinë e radhës, prej së cilës do të merrte një shumë të konsiderueshme parash. Në të shumtën e rasteve, porositësit dhe Sinanaj nuk kishin kontakte me njëri-tjetrin.

3 komente në “Gjendet i pajetë anëtari i bandës së vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj. Familjarët: Mund ta kenë helmuar”

  1. dila prej rrile says:

    Aventura rruga me e shkurter per te shijuar ate qe zoti te dha jeten
    humbja eshte per familjaret se ti kete rruge zgjodhe
    Nejse nje kriminel me pak

    1. ben says:

      deshe te thuash, nje hale me pak …

  2. Ugo says:

    ..dhe Juliani qe bente vrasje pendohet dhe shpejt del nga burgu…q..jeten drejtesise me leke. Lul Berisha, Dokle etj etj jane jashte burgu dhe viktimat nen dhe.Ah njerez kurva qe nuk beni vetegjygjesi duke filluar tek gjykatesit e prokuroret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje