"Një shembull shumë i keq”, Kina: SHBA përhap panik për koronavirusin

3 Shkurt 2020, 13:19Bota TEMA

Kina ka kritikuar ashpër SHBA-në për vendosjen e shtrëngimeve ndaj shtetasve kinezë për shkak të koronavirusit duke akuzuar Uashingtonin se po krijon dhe po përhap panik.

“Qeveria amerikane ka qenë e para që ka evakuar personelin e konsullatës në Wuhan, qyteti më i prekur nga epidemia dhe që ka sugjeruar tërheqjen e pjesshme të personelit të saj të ambasadës dhe për të vendosur ndalimin në territorin e saj të udhëtarëve kinezë”, nënvizoi Hua Chunying, një zëdhënëse e ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Ajo vetëm ka krijuar dhe përhapur panik, gjë që përbën një shembull shumë të keq”, theksoi Hua për shtypin.

1 komente në ““Një shembull shumë i keq”, Kina: SHBA përhap panik për koronavirusin”

  1. une says:

    po pra, se kina ishte super shembull kur dolen lajmet se avioni qe ra ne iran mund te ishte qelluar nga ushtria iraniane, ndersa qeveria kineze dilte me te madhe dhe thonte amerikanet genjejne, avionin nuk e qelluan iranianet. te rrijm e te degjojme moralin e komunisteve. sigurisht qe shpresoj per me te mirat per cdo kinez, po nga ana tjeter kte nuk e them dot per komunistet kineze, ata do i benin nder botes dhe kines ne radhe te pare po te vdisnin te gjithe me radhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje