Policia në Utah të SHBA-ve ka shpërndarë një video rrëqethëse, ku shihet se si tabela e trafikut thyhet dhe përfundon në xhamin e përparmë të makinës së policisë që ishte e ndalur në semafor.
Ata po kërkojnë ndihmën e qytetarëve në identifikimin e shoferit të një makine, që goditi tabelën rrugore të cilën e hodhi në ajër për të përfunduar më pas në xhamin e veturës së policisë.
Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se shoferi i kësaj veture nuk është ndalur fare, dhe ka vazhduar rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Për fat të mirë policët që gjendeshin në makinë nuk pësuan lëndime. (TemA)
WATCH: A West Jordan police officer narrowly misses getting hit by a road sign after it’s clipped by an oncoming driver sending it barreling through his front windshield. Now, police are looking for the person responsible. More at 5 p.m. @abc4utah. pic.twitter.com/iu4lK2OLaD
— Nicole Neuman (@NicoleNeumanTV) January 31, 2020