Forumi Ekonomik Botëror ka bërë një listë të shtigjeve më interesante të biçiklizmit në botë.
Në vend ë parë janë korsitë e biçikletave në Zelandën e Re që janë duke u ndërtuar mbi rrugët e automjeteve motorike. Ka shtigje në Auckland që do të jenë të sigurta për biçiklistët.
Në Belgjikë, ka një shteg të ndërtuar nëpër liqen. Për shkak të kësaj, ajo pozicionohet e dyta. Një rrugë e tillë ekziston në provincën e Limburg. Aty, biçiklisti mund të prek ujin me dorën e tij..
Një nga rrugët më të gjata për biçciklistë është vlerësiar ajo në Xiamen, Kinë. Ajo renditet e treta në listë. Ajo është e gjatë 7,6 kilometra. Aty qarkullojnë dy mijë çiklistë çdo ditë.
Forumi Ekonomik Botëror kujton se biçiklizmi kontribuon ndjeshëm në uljen e emetimeve. Përveç kësaj, biçiklizmi është i mirë për shëndetin e njeriut.