A janë vendet e Ballkanit dhe të tjerat në rajon të përgatitura për të mbrojtur sigurine rrjeteve te ardhshme të brezit të pestë, të ashtuquajtura 5G? Sa të afta janë ato të përballen me sulmet kibernetike? Këto ishin disa nga temat që dominuan forumin e sigurisë të mbajtur në mjediset e Senatit amerikan në Uashington. Në forum morën pjesë zyrtarë aktualë dhe ish zyrtarë nga vendet e Evropës Juglindore si dhe ligjvënës të Kongresit amerikan.
“Siguria e miqve dhe aleatëve tanë në rajon. Ne do të flasim pikërisht për rëndësinë e kësaj, sidomos përballë kërcënimit të Kinës dhe të Rusisë”, thotë gjenerali Jim Jones, i cili ka qenë këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dhe Komandant i NATO-s në Evropë.
Sot, i tërhequr nga karriera ushtarake, ai shqetësohet për teknologjitë e reja, në një fushë ende të paeksploruar. Fjala është për sigurinë e rrjeteve të brezit të pestë, ose 5G, të cilat do të jenë jetike si për zhvillimin ekonomik ashtu edhe për sigurinë kombëtare.
“Kur flasim për rrjetet 5G, ne duhet të flasim për një 5G të sigurtë, sepse kjo është çështja më e vështirë. Teknologjia kineze nuk mund të eksportojë kurrë rrjete të sigurta, ata nuk mund ta bëjnë këtë. Por ne do ta bëjmë. Kemi zhvilluar teknologji që do t’i ndajmë me miqtë dhe aleatët dhe do të mbrojmë jo vetëm sekretet shtetërore por edhe pronën intelektuale për kompanitë e mëdha, bankat, spitalet, madje edhe telefonat privatë,” shpjegon gjenerali Jones.
Kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur alarm se shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës me vendet partnere të NATO-s mund të kompromentohet nëse këto vende ia besojnë ndërtimin e rrjeteve 5G aktorëve të tretë të cilëve nuk mund t’u besohet.
Kina po ndërton me shpejtësi rrjetet e brezit të pestë dhe në Kongresin amerikan qysh tani ka shqetësime se gjigandi kinez i telekomit Huawei që gëzon financimin bujar të qeverisë, po përpiqet të fitojë pozita dominuese në këtë teknologji.
Administrata amerikane e sheh këtë si rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA si dhe për sigurinë e shkëmbimit të informacioneve të klasifikuara me vendet aleate.
“Sa i përket Shqipërisë, fakti që ata nuk kanë 5G do të thotë se ata nuk kanë 5G kineze, prandaj ende ekziston shpresë,” thotë gjenerali Jones.
Muajin e kaluar, një grup senatorësh amerikanë propozoi një projektligj prej mbi 1 miliard dollarësh për të mbështetur novacionet teknologjike në SHBA që mund të përshpejtojnë zhvillimin e rrjeteve të sigurta 5G të telekomunikimit.
Deri tani, përpjekjet për të bindur partnerët për të mos lejuar kompaninë Huawei në rrjetet e tyre kanë patur sukses të kufizuar, për shkak se kanë munguar alternativat që mund të ofrojë qeveria amerikane.
Po cfare sekretesh ka ne dore Shqiperia i nderuar gjeneral…Ju ,per postet qe keni patur,e dini shume mire se te dhenat e rendesishme dhe ato teper te rendedishme qarkullojne vetem ne nje rreth te ngushte qeverish,shtabesh dhe agjensish.Nuk besoj se ia keni kaluar Berishes,Nokes ,Metes apo edhe Rames.Ne jemi te varfer dhe 5G ndoshta ma krijon mundesi te shpejtojme dicka per rritjen ekonomike.Nderkohe Kina te dhenat per Shqiperine i di qe ne 1961…..Natyrisht ato qe kane vlere,dhe keto Jane rezervat natyrore.Por sot ato i njeh kushdo.Ndersa parate e Berishes,Metes,Bashes dhe kujdo tjeter i dini ju me mire i nderuar .gjeneral.Realisht perpiquni te bindni BE per 5G kineze,si dhe Britanine e cila la neneshkruar marreveshjen me kinezet.Me e mira do te ishte 5G amerikane apo europiane,por ato akoma nuk kane arritur.Dhe ne se VODAFON britanike bashkepunon me kinezet,natyrisht qe ne duhet tu besojme VODAFO…nit britanik dhe masave mbrojtese te tij.Kaq mund te bejme.Por jo te MOS futim 5G nderkohe qe fqinjet dhe konkurentet tone e fusin ….
Olimpia-Shqiperia eshte shtet dhe ka sekretet e veta. Sidoqofte, gjenerali amerikan e ka me teper shqetesimin per ato sekrete qe u behen te ditur aleateve pjestare te NATO-s ku Shqiperia eshte pjese.
Shqiperia eshte shume e vogel te kete “,Shprese” vetem te Amerika.
Shqiperia i ka vetem Shpresat me Greqine si dy pika uji te te njejtit burim.
Propaganda shqiperare qe myslimanizmi “shqipetare” eshte vetem “myslimanizem” eshte katastrofike.
Eshte Identitet,eshte menyre jetese,eshte percarje,eshte vegel e pushtuesve.
Te pakten kete na meson historia 500 vjecare.
Po nuk krijuam nje klime miqesie me vellezerit tane Epirote Ilyre,Greke,e ardhmja eshte e zymte ne nje bote pa kufij.
Historia na meson qe kush u be myslimane me dhune apo jo nuk martohej me ata qe nuk u turqizuan.
Kete e bente Feja dhe per kete kane faj ata qe jane pjese e pushtuesve Osmane.
Kete percarje ka dashur Italia qe ne kohen e Romes me shkaterrimin e qyteteve Greke te Epirit si Veriut dhe Jugut ne hakmarrje te Pirros qe luftoi per clirimin e Magna Grecias.
Eshte detyre e Shqipetareve te luftojne per Nderin dhe Historine.
Mos u mbeshtesni tek hipokrizite dhe mashtrimet e Fuqive te Medha.
Boll ti o hajvan me gjithe ara krimbat e Greqiss
Ne jemi shum me mire , nqs te mos kemi fare lidhje me Greqine shtrige .
Sa per ate lojen e Religjonit qe fut ti o krimbi i grekut , ne nuk e ruajme fare ,
se Feja asnjehere nuk ka qene dhe nuk eshte pjese e jetes sone
Ne jemi myslymne ae pijme Raki , birre, verre dhe nuk e ruajme per fene ,
ndaj mios na fyej intelektin e koqeve me kete lojen e besimit fetar o grek i ndyre
Absolutisht ne jemi pro Anerikes dhe e besojme Gjeneralim Amerikan ,
Por Amerika duhet qe vendet dinake dhe Anti-Amerikane si Greqia ti mbaje larg dhe te mos i ndihmoje
Pellazgos-ku e sheh ti “propoganden myslimane” ne Shqiperi? Ku ke pare ti “myslimane” qe te pijne alkol pervec se ne Shqiperi? Per ne feja eshte dicka simbolike e personale, qe ka zero vlere.
Nuk ka dyshim, se ajo qe thua per miqesine midis shqiptareve e grekeve eshte e vertete, pasi ne hall e nevoje, i pari qe te vjen ne ndihme eshte fqinji, por jo nje fqinje qe kerkon te te marri shtepine dhe te te nxjerri ne rruge te madhe sic kerkon Greqia, qe ne vend qe te njohe te drejtat e shqiptareve qe i ka perzene nga pronat e tyre shekullore, kerkon edhe te ashtuquajturin “Vorio Epir” dhe sot pretendon te marre edhe siperfaqe te tera te detit shqiptar. Ne mijera vjet (jo 500 vjet sic thua zotrote), shqiptaret kurre nuk u kane rene ne qafe grekeve, perkundrazi, kane luftuar per lirine e Greqise, si ne kohen e pamvaresise nga sundimim osman, ashtu edhe gjate Luftes se II Boterore, kur u rreshtuan ne te njejtin krah te aleances kunder murtajes Nazi-fashiste. Ne te kunderten, Greqia e ka sulmuar Shqiperine si me arme ne Gusht te 49-tes, por edhe me vone me propoganden antishqiptare, ku Ligji absurd i Luftes mbahet akoma ne fuqi, me qellim per te ndaluar shqiptaret qe te dergojne ne gjykata ceshtjet e pronave te grabitura nga shteti grek. Nje gje ta kesh te qarte, si zotrote, ashtu edhe te tjere filogreke qe shpesh here ndyejne gojen duke folur kunder shqiptareve dhe Shqiperise: Ne nuk kemi asgje kunder grekeve te thjeshte, pasi kemi patur miqesi shekullore me ta dhe do vazhdojme ta ruajme e forcojme kete miqesi, por do kundershtojme me force cdo pretendim per te ndryshuar historine dhe rrembyer copa te tjera nga trojet tona nacionale.
Uroj qe politika greke ndaj shqiptareve te ndryshoje nje ore e me pare per hir te fqinjesise se mire midis dy popujve tane.
Sa i perket fese, ajo eshte dicka qe cdokush e ndjek sipas preferencave personale.