Një raport i Entit Rregullator të Ujit, i sapo publikuar në Shqipëri, dëshmon se mosrespektimi i shtetit ligjor vijon të paraqesë probleme të mëdha në menaxhimin e sektorit të ujit.
Sipas raportit, disa nga shoqëritë e ujësjellësve veprojnë pa licencë në kundërshtim me ligjin, gjysma e volumit të ujit të prodhuar në Shqipëri nuk matet, ndërsa në shumë qytete rreth 40 për qind e ujit të harxhuar nuk arkëtohet. Shumë nga Bashkitë vijojnë t’i përdorin shoqëritë e ujësjellësve për të punësuar militantë partiakë duke rritur, sidomos në vitet zgjedhore, numrin e punonjësve.
Shoqëritë e ujësjellësve në pjesën dërrmuese nuk arrijnë të mbulojnë kostot financiare te veprimit dhe mirëmbajtjes. Në nivel kombëtar, furnizimi me ujë është ende i ulët dhe sidomos kriza e ujit ndjehet në qytetet turistike ku mungesa e ujit në pjesën më të madhe të kohës sjell probleme për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Disa nga treguesit sipas Raportit të Entit Kombëtar të ujit për vitin 2019
Raporti i Entit Kombëtar të Ujit vlerëson se 8 shoqëri të Ujësjellësve, përfshirë dhe ato të tre qyteteve të mëdha si Tirana, Fieri dhe Elbasani, veprojnë të pa licencuara nga Enti Rregullator i ujit për shkak të problematikave ligjore dhe të mos marrjes së Akt Miratimit Higjeno Sanitar nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.
Sipas raportit gati gjysma (48 për qind) e volumit të ujit të prodhuar në Shqipëri raportohet si i vlerësuar jo me matës, ndërsa kohëzgjatja e furnizimit me ujë në shkallë vendi është 13,2 orë në 24 orë. Treguesit për vitin 2019 flasin për përkeqësim të mbulimit të kostove të veprimit dhe mirëmbajtjes krahasuar me vitin 2018, dhe për arkëtim të ultë në mjaft shoqëri të ujësjellësve.
Raporti vlerëson se gjatë vitit 2019 pati rritje të personelit me 254 punonjës dhe “Shoqëritë e Ujësjellësve janë të mbingarkuara me punonjës të pajustifikuar, rritja e të cilëve është e dukshme sidomos në vitet zgjedhore, siç ishte viti 2019”. Sipas Raportit sektori paraqitet me probleme mjaft të mëdha në drejtim të treguesve financiarë ku vetëm 13 shoqëri arrijnë të paraqesin mbi 100 për qind të mbulimit të kostove të veprimit dhe mirëmbajtjes, ndërsa vetëm 4 prej tyre arrijnë të mbulojnë edhe kostot totale.
Sipas Raportit ” niveli i arkëtimit kundrejt faturimeve gjatë vitit 2019 ishte 79 për qind po aq sa në vitin 2018, ndërkohë që në mjaft zona si, Kukës, Divjakë, Kavajë, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Durrës dhe Vorë, ky tregues është nën 60 për qind.
Mbulimi me furnizimin me ujë për vitin 2019, është pothuajse në të njëjtin nivel krahasuar me vitin paraardhës, thuhet në raport, sipas të cilit, disa zona turistike kanë orare të kufizuara të furnizimit me ujë siç janë Saranda me 12 orë, Durrësi me 8,3 orë Vlora me 13orë, Divjaka me 4 orë dhe kjo paraqet mjaft problem për mbarëvajtjen e sezonit turistik kur qytetet mbingarkohen nga turistët.
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri është në përfundim të riorganizimit sipas Reformës Territoriale të vitit 2015. Nga 57 shoqëritë në gjithë vendin 49 prej tyre raportojnë të dhëna në përputhje me kufijtë administrativë të bashkive. Qeveria shqiptare vlerësohet se ka financuar gjatë viti 2019 rreth 35 milionë euro për sektorin e ujit, ndërsa donatorët e huaj rreth 34 milionë euro dhe financimi në total përfaqëson rreth 35 % të nevojave vjetore të këtij sektori.(VOA)
Pakti hienave.Premtimi nuk hipotekohet qe te lihet si kolateral,prandaj edhe kryerilindasit D’Rama dhe Veliaj,mashtrojn dhe
vetem mashtrojn.Erion Veliaj:“Më duket e paarsyeshme se si ujësjellës-kanalizmet e Tiranës kanë më shumë veta staf se cdo
ndërmarrje tjetër në Shqipëri rreth 1800 vetë, ndërkohë që policia e qarkut të Tiranës ka më pak policë, ushtria për qarkun e
Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit ka më pak ushtarë, më duket e paarsyeshme se si të gjithë ministritë bashkë në nivel qendror
kanë më pak staf se sa ujësjellës-kanalizimet e Tiranës. Pra këtu kemi të bëjmë dhe me një mungesë totale eficence dhe
përdorimin e Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës si një hapësirë për të parkuar militantët sa kohë ke probleme me punësimin e
tyre dhe të duhen për mitingje.Ky është një nonsens, trajtimi i ndërmarrjeve në këtë farë feje”Erjon Veliaj,intervistë për Zërin
e Amerikës, 17 Qershor 2015.Dhe per kete,Veliaj kishte te drejte,sepse rendohej buxheti,interesi publik.Por çfar ndodhi me
pas?Sapo u zgjodh kryetar Bashkie, në Ujësjellës nisën largimet,ku u larguan 1 mijë punonjës,duke mbetur vetëm 845 persona.
Nje bravo te madhe per Veliajn,qe vuri interesin publik mbi ate privat dhe partiak.Por,nuk kaloi shumë koh,pikerisht në vitin 2016,
numri i punonjësve(militanteve) arriti në 1290 të tillë. Brenda vitit ishin shtuar 445 vetë.Në vitin 2017, u shtuan edhe 475 punonjës
(militante) të tjerë, një shifër që e rikthen numrin e punonjësve sërish në nivelet ku e gjeti Veliaj,para se të niste reformat e tij
radikale.
Ujsjellesat, po qe se do te menaxhohen me rregulla e ligje si ne gjithe boten, do te furnizojne 24 ore uje dhe do te jene Shoqerite tregetare me te sukseseshme ne Shqiperi.
Sot aty jane mbledhur “militante”, dembelhane, parazite, injorante qe nuk dine te perdorin komputerin.
Drejtuesit e ujesjellesave shquhen se dine te “sistemojne” grantet qeverritare e ato te donatoreve dhe te ndertojne pallate privatisht ne ortakeri me eproret e tyre,kryetaret e bashkive.
Kontrolli i brendeshem, Kontrolli i shtetit, Sherbimet e inteligjences e tj, bejne sehir ose dhe me keq marrin pjesen dhe heshtin.
Tani pas komentit te zigurit lind pyetja
1800 vete ne dispozicion vetem per ujsjellsin dhe depozita pa fund ka kuptim?
Si ka fytyre erioni te shkoj ne bazel e te flase per qytetet e te ardhmes me kete foto te tiranes