STUDIMI: Flota e vjetër prej 305 autobusësh, ndotësi kryesor i ajrit në Tiranë (çdo shofer qendron 185 orë në vit në trafikun e rënduar të kryeqytetit)

4 Shkurt 2020, 18:54Sociale TEMA

Sipas të dhënave  të publikuara në Raportin Vjetor të Qeverisjes Lokale në Ballkanin Perëndimor, flota e vjetëruar e autobusëve të Tiranës është shkaktar i ndotjes së ajrit në norma të rrezikshme.

Në seksionin “De-karbonizimi i sektorit te transportit publik në Tiranë” realizuar nga ekspertët Rodion Gjoka dhe Gerti Delli dalin në pah të dhëna shqetësuese.

Duke analizuar të dhënat e vendosura në dispozicion nga Bashkia Tiranë, raporti thekson se trafiku, cilësia e karburanteve dhe e mjeteve e rendisin transportin publik si ndotësin më të rrezikshëm në kryeqytet.

Flota e autobusëve, jashtë standarteve europiane

“Aktualisht kemi përllogaritur se nga flota e transportit publik në Bashkinë Tiranë, e përberë prej 305 mjetesh, rezulton të kemi shkarkime vjetore në ajër rreth 22.000 ton (PM, HC, CO2, NOx etj)”, shpjegon për Citizens Channel, Rodion Gjoka drejtues i Njësisë së Mjedisit dhe Energjisë pranë Institutit për Zhvillimin e Habitatit.

Raporti thekson se nuk ka asnjë formë tjetër publike për të lëvizur në qytet, si metro apo tren, fakt që e bën të domosdoshme lëvizjen me autobusë.

Harta e përqendrimit të Dioksidit të Azotit në TiranëStudimi ka përllogaritur edhe numrin e individëve që përdorin autobusët në përditshmërinë e tyre.  Çdo vit, më shumë se 18.5 milion pasagjerë udhëtojnë nëpërmjet linjave të autobusëve. Vetëm 65  nga 305 autobusët e Tiranës, përmbushin standardet evropiane në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.

Rodion Gjoka tregon se një tjetër faktor  që ndikon në përkeqësimin e cilësisë së ajrit në Tiranë është trafiku i rënduar..

“Nga ana tjetër, pjesë e studimit dhe monitorimit tonë ka qenë edhe efekti që sjell trafiku i rënduar në qytet. Për këtë kemi dalë në përfundimin se mesatarisht një drejtues automjeti në Tirane (plus pasagjerët) harxhon 185 orë në vit në trafik.

Rrjedhimisht pjesa më e madhe e automjeteve kanë një konsum të shtuar vetëm për qëndrimin në trafik, afro 200 litra lëndë djegëse  në vit (që përkthehet 35000 lekë të reja ). Si përfundim, shkarkimet e ndotësve në ajër vetëm si pasojë e trafikut vlerësohen të jenë rreth 98000 ton/vit“, informon Gjoka.

Nëse nivelet e ndotjes se tanishme do zgjidheshin nëpërmjet formave natyrale, studimi nxjer përfundimin se Tirana do të kishte nevojë për 203,881 pemë, të paktën 78 vjeçare, për ta rregulluar cilësinë e ajrit.

Mungesa e inspektimeve dhe ndërmarrja e veprimeve de-karbonizuese ka krijuar kushtet ku operatorët privatë të transportit publik nuk ndjehen të detyruar të rrisin standardet dhe cilësinë e shërbimeve apo të ulin emetimet e dyoksidit të karbonit.

Specialisti Gjoka nxit transparencën e institucioneve lidhur me cilësinë e ajrit dhe publikimin e matjeve.

“Së pari, çdo qytetari duhet t’i ofrohet e drejta për të qenë i informuar, përfshi këtu edhe cilësinë e ajrit. Ndaj institucionet përgjegjëse si AKM (Agjencia Kombëtare e Mjedisit) dhe ISHP (Instituti i Shëndetit Publik) duhet të rinisin monitorimet e tyre dhe publikimet shoqëruese të cilat për ajrin mungojnë prej rreth 4-5 vitesh“, vijon më tej ai.

“Së dyti, për cilindo është e thjeshtë të kuptojë që një hapësire e koracuar (betonuar) vetëm gjeneron ndotje e shkarkime, qofshin në ajër, ujëra apo edhe në tokë.

Në këtë kontekst, një qytet i betonuar i cili vështirë t’i përgjigjet emergjencave natyrore apo njerëzore, të mund të përballojë evente klimatike si reshje të dendura, valë të nxehti dhe epidemish apo infeksionesh, ajër dhe ujë të pastër” përfundon specialisti Gjoka .

8 komente në “STUDIMI: Flota e vjetër prej 305 autobusësh, ndotësi kryesor i ajrit në Tiranë (çdo shofer qendron 185 orë në vit në trafikun e rënduar të kryeqytetit)”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Na pati thene nje here e nje kohe, lali suma (kryekari i bashkise se tiranes) se do vinin autobuza me korent, nuk do kishte ndotje fare . Ky lali suma ka vene dhe mates per ajrin ne tirane. Eshte shume i paster kur i ve sensoret brenda ne shtepi. Ose mbrapa malit te Dajtit.
    Do zoti te semuret femija e te vuan sa me gjate o kryekar.
    Se ti mendon vetem per te zhvatur, nuk te rruhet se mijera femije thithin mut ne tirane jo ajer.

  2. Udhëtari urban says:

    Sot nuk rrihej në autobusin e Tiraës së Re: qelbej ajri brenda. Ndërrova tre autobuse, në të tre qelbej ajri.

  3. ida says:

    Pa kuptim, te gjitha linjat rrotullohen ne qender te Tiranes!
    Bashkia inekzistente!

  4. Ushëtari i stresuar says:

    U rrit 33 % çmimi i biletës para 3 viteve dhe kryetari i Bashkisë na siguroi se do të ndryshonte (për mirë) shërbimi në urban. Ndryshoi vërtetë, por …. për keq e më keq.

  5. Zorro says:

    Trafikut i vuri minat bllokimi i sheshit Skenderbej sepse te gjitha rruget kalojne aty.
    Ndotjen e ajrit ne Tirane e shkaktojne rruget me balte te pashtruara ne lagjet periferike ,plehrat e shumte gjate dites dhe mos larja e rruges cdo dite nga kompania Fusha!

  6. Koli says:

    Qarkullimi urban mund te zgjidhet me ndertimin e metrose nentoke por nuk ka para.Keshtu sa eshte rritur Tirana eshte e pamundur nje qarkullim dhe levizje normale dhe e shpejte.

  7. todi says:

    Devijime të qëllimta në shumë lloj formash për të mbulluar gogolin e vërtetë të ndotjes që po merr jetë njerëzish..
    Gogoli i rrugëve është KARBURANTI i përzierë me solvente kancerogjene..mediat dhe siç duket edhe kjo kan sponsora kryesor kompanitë e karburanteve..dhe bëjnë çmos ta shtrembërojnë të vërtetën që po vret njerëz për ditë..

  8. niko says:

    Eshte me se e qarte qe autobuzet dhe automjetet e renda te ndertimit jane ndotesit gjigand ne Tirane por perse nuk bllokohen……
    SEPSE BOSAT QE I KANE PAGUAJN TE KONTROLLI TEKNIK……
    KONTROLLI TEKNIK MERRET ME NDONJE VETURE E MBARUAR TE NDONJE HALLEXHIU DHE NUK MERRET ME ATO MJETE QE E KANEGTYKEN E MARMIDES SI OXHAK DHE NXJERRIN TYM SI FURRE GELQERE.
    KETU FAJTOR ESHTE SHTETI……
    KY ESHTE KORRUPSION QE BEN MUUUUII…
    SHIKOI KETO O LALI ERI BOHU ME POPULLIN JO ME MAFJEN…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje