Gjithnjë e më tepër, kryeqyteti vijon të ketë një ngërç sa i përket vendeve të parkimit ku qytetarët e kanë të vështirë të gjejnë një vendqëndrim pa pagesë për automjetin e tyre.
Gjendja vjen jo vetëm si shkak i numrit të madh të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, por edhe të tarifimit të hapësirave publike.
Ndërkohë, përpos këtyre, një problematikë tjetër gjithnjë e në rritje janë disa qytetarë që e kanë shndërruar në biznes sigurimin e një vendi parkimi në mënyrë abuzive.
Sipas vëzhgimeve në teren, në zonat kyçe të kryeqytetit ku parkimi është lënë pa pagesë, individë të ndryshëm janë shndërruar në “gjobëvënës” ku operojnë duke i bllokuar me sende të ndryshme.
Për të siguruar një vend të lirë buzë rrugës, natyrisht çmimet e tyre variojnë nga 100 lekë deri në 1000 lekë të reja, në varësi të kohës që do të qëndrosh.
Herë pas here, drejtuesit e automjeteve konfliktohen me zaptuesit duke e bërë të pamundur gjetjen e një vendi parkimi pa pagesë.
Kjo problematikë nuk është veç për bizneset apo vizitorët e qytetit, por edhe për rezidentët të cilët gjithnjë e më tepër shfaqin ankesa për parkimin e makinës së tyre dhe kritika ndaj policisë bashkiake që nuk aplikon masa ndëshkuese në terren. (TemA)
Sa turp,sa turp.Po ai i katit te trete apo te peste ku do e leje makinen.Nuk e mendon qe makinen e tij qe e ka larguar nga parkimi,duhet ta kete vendosur ne nje parkim tjeter ne afersi te shtepise se ndonje banori tjeter.Apo: Bej si te them une dhe mos bej si une.
Keta qe vene bidonat apo karriget na kane care trapin fare!
Kalojne punonjesit e policise bashkiake dhe asgje nuk bejne per kete problem!
Tema ju lutem beni nga nje shkrim cdo dite per kete gje derisa te zgjidhet se kjo bashkia jone po nuk doli neper media se rruan fare.
Lali betoni e ka mendjen tek pallatet e reja dhe bredhja me avion
Kjo i perket policise bashkiake qe jane bere si taksidare duke vene gjoba vend e pa vend atje ku ju japin bakshish dhe atje ku nuk ua mban nuk futen.
Po une qe kam bidon 50kg sa vende parkimi mund te ze ? Apo s’varet nga madhesia e bidonit ! ? ?♀️