VIDEO/ Gazetarja e njohur përlot Sanremon me fjalimin prekës: Koha kur përdhunuan dy herë nënën time

5 Shkurt 2020, 14:02Lifestyle TEMA

Gazetarja arabo-izraelite, Rula Jebreal prezantoi mbrëmë në natën e parë të “Sanremos”. Jebreal i përloti të gjithë me fjalimin e saj prekës ku tregoi se e ëma kishte kryer vetëvrasje pasi në moshë 13-vjeçare ishte përdhunua

“Nëna ime, Nadia humbi trenin e saj të fundit kur unë isha 5 vjeç. Ajo bëri vetëvrasje duke i vënë zjarrin vetes. Dhimbja është një flakë e ngadaltë që filloi të rritet kur isha adoleshente. Ajo dëshironte ta hiqte qafe trupin e saj sepse kishte qenë vendi i torturës, nëna ime ishte përdhunuar dy herë në moshën 13-vjeçare nga një burrë, pastaj nga një sistem që e detyroi të heshte, sepse plagët rrjedhin gjak më shumë kur nuk të besojnë”, tregoi gazetarja e përlotur.

“Ne nuk duhet të kemi më frikë, ne gratë duam të jemi të lira në hapësirë dhe kohë, të jemi të heshtura dhe të zhurmshme dhe të jemi… muzikë”, përfundoi Jebreal.

1 komente në “VIDEO/ Gazetarja e njohur përlot Sanremon me fjalimin prekës: Koha kur përdhunuan dy herë nënën time”

  1. Rrumpalla says:

    Ky është festival apo kishë për tu rrëfyer. Spektatorët paguajnë biletat për tu kënaqur dhe jo për hallet e dynjasë. Çdo program argëtues po kthehet në një qarje hallesh të drejtuesve festivaleve. Po varfanjakëve kush ja qan hallet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje