VIDEO: Ishte lodhur duke u kujdesur për të, 32 vjeçarja tenton të mbysë mamanë e saj në spital

5 Shkurt 2020, 15:33Lifestyle TEMA

Pamjet e kamerave të një spitali në qytetin e Sao Luis në Brazil, tregojnë një vajzë duke vendosur dorën mbi hundën dhe gojën e mamasë së saj në përpjekje për ta mbytur atë.

Lusiana Paula Figueiredo, 32 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të mbytë mamanë e saj Ana Benedita Figueiredo, 68 vjeç, në shtratin e saj në spitalin Dr. Karlos Masieira.

Pamjet u raportuan nga pacientë të tjerë dhe shikohet një dorë që vendoset mbi hundën dhe gojën e të moshuarës, shkruan Daily Mail.

Mediat lokale raportojnë se vajza Lusiana u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më vonë u akuzua për vrasje në tentativë teksa nëna e saj u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje