Kryeministri Edi Rama nëpërmjet “Facebook” ka shpërndarë fjalën e tij të mbajtur në Seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të prezantuar prioritetet e Kryesisë shqiptare të OSBE -së.
“Zoti president, anëtarë të këshillit të sigurisë shkëlqesi të nderuar kolegë. Jam shumë i nderuar që i drejtohem këtij këshilli të shquar në cilësinë time si kryetar i radhës i Organizatës për Siguri dhe Bashkim në Europë (OSBE).
Kjo mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve me sfidat bashkëkohore të sigurisë është shndërruar në një traditë të vlefshme dhe është një shprehje e bashkëpunimit të shkëlqyer midis organizatave tona”, e nisi fjalën kryeministri Rama.
“Për Shqipërinë marrja e kryesisë së OSBE-së është një ngjarje madhore, që shënon një hap mësipërm në lidershipin tonë ndërkombëtar.
Në krye të OSBE objektivi strategjik i Shqipërisë do të jetë të mbrojë veprimin shumë palësh në një kohë kur ndjejmë se po sulmohet, kjo është arsyeja kryesore që na nxiti të kryesojmë OSBE-në dhe që frymëzon kërkesën tonë të ulemi në të ardhmen në këtë këshill të shquar.
Në rajonin e OSBE organizata jonë luan një rol kyç në paralajmërimin dhe ciklin e konfliktit. Shqipëria do t’i injektojë një ritëm të ri në promovimit të grave në kontributin e paqes, dhe unë e kam provuar këtë me qeverinë time.
Së dyti do të jetë në plan lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmi. Lufta e trafikimit të qenieve njerëzore. Ne do të maksimizojmë ndërveprimin tonë sëbashku me Shtetet e Bashkuara.
Mospërhapjen e armëve të vogla dhe armëve të tjera. Sfidë sigurisë kibernetike dhe këtu kemi zhvilluar një set të ri për sigurinë. Në kryesim të OSBE, ne do të frymëzohemi nga tradita jonë e tolerancës dhe respektit”, tha kryeministri ndër të tjera.
Mos pirdh kot Edi ,juve e keni dhunuar dhe e keni hedhur perjashta ne dimer gruan tuaj,
Te mbushesh administraten me personel vetem se jane femra eshte nje fyerje e madhe per vete femrat sepse caktimi i tyre ne pune nuk do varet nga aftesia e tyre,por thjesht se jane femra!
E pranon edhe vete Rama se e ka provuar kete gje ne qeverine e vet,por nuk thote se kjo gje ka rezultuar e deshtuar!
ne fakt meqe jemi shteti me i varfer ne Europe,nuk duhen marre per shembull provat e Rames