Sherr me shqiptarët në një disko në Angli, e pësojnë keq grupi i polakëve

7 Shkurt 2020, 19:16Kronika TEMA

Një sherr i dhunshëm shpërtheu gjatë natë në një klub nate në qytetin e Oxfrodit mes një grupi polakësh dhe shqiptarësh.

I gjithë sherri ndodhi pasi njëri nga grupet hodhi një shishe alkooli në tavolinën e grupit tjetër dhe pas kësaj klubi i natës u kthye në një arenë boksi.

Sherri ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit, nga kamerat e sigurisë sipas prokurorëve janë parë burrat që hidheshin dhe godisnin njëri- tjetrin.

Dhuna u ndal vetëm pas ndërhyrjes se punonjësve të sigurisë të klubit të natës. Për këtë ngjarje u arrestuan tre polakë, Sebastian Mrozinski, 27 vjeç, Kamil Kyrko, 27 vjeç dhe Pawel Krawczyk, 30 vjeç, të cilët janë dënuar për dhunë dhe prishje të rendit. Ndërkohë polaku tjetër Patrvk Woloëski, 19 vjeç u  shpall në kërkim.

Kyrko dhe Krawczyk u dënuan me shërbim në komunitet për 18 muaj për 120 orë punë të papaguara. Ata gjithashtu duhet të paguajnë çdo shtesë për viktimat dhe kostot gjyqësore prej 400 £. Mrozinski, i cili kishte një urdhër arresti evropian dhe ka të ngjarë të dëbohet, u burgos për gjashtë javë.

Ndërkohë gjykatësi i çështjes Nigel Daly tha se dhuna e ushtruar në klubet e natës është e papranueshme dhe duhet të dënohet gjithmonë.

“Nga kudo që të vini kjo nuk bën absolutisht asnjë ndryshim. Ne nuk mund të kemi grupe burrash që shkojnë rreth Oksfordshire duke u zënë në klube të natës dhe duke u përleshur me njëri-tjetrin. Nuk ka rëndësi nëse janë anglezë, francezë apo shqiptarë.” tha ndër të tjera Daly.

6 komente në “Sherr me shqiptarët në një disko në Angli, e pësojnë keq grupi i polakëve”

  1. armand says:

    Tani keta edhe u rrahen edhe u denuan?
    Po’ nga ata trimat tane pse s’u kap asnjeri?

  2. Jozi says:

    Dmth polaket i paskan zhdepur ne hu per vdekje, shqiptaret.
    Ju thoni e pesojne keq polaket. Aty thuhet se polaket duhet te paguajne edhe kurimin e viktimave qe jane shqiptare.

  3. Nigel Oxford says:

    Kuptohet qe sulmuesit ishin Polaket qe duket se kane fituar me grushta kunder pordheve arnaute pellazg nga Bathore e Paskuqan.

  4. Fitim says:

    Kazan kazan kazan kazan

  5. Al paci says:

    P.o. ku ka me cuna te sote shqiptare ti bejne balle te rinjeve polak rus anglese gjermane, iken ate djema te viteve 90 u plakem. Djemte e viteve 90 shqiptare nuk kishte rrace evropian apo afrikane tua bente dy te thyenin brinjet dhe ishin te fizikshem. Kurse keta te soteshmit jan per te dredhur na nje cigars hashash

    1. vjeshta says:

      Al paci. I ke rënë pikës! Ne ’96 një italiano më thotë: si ka mundësi ju shqiptarët kudo që veni që ditën e parë ndiheni zot të atij vendi?! Thjeshtë i thashë: jeni trima e të paepur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje