Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e trishtë. Vajza e saj, Cuce Pagarusha ka publikuar një fotografi zie në profilin e saj në Facebook.
Familjarët e Nexhmije Pagarushës kanë thënë se e ndjera ka kërkuar që varrimi i saj të bëhet pa ceremoni zyrtare dhe vetëm me praninë e familjarëve të ngushtë.
Varrimi i divës shqiptare pritet të bëhet nesër në fshatin Pagarushe të Malishevës.
U largua nga jeta edhe nje tjeter mrekulli e kenges shqiptare. Mbas humbjes se Vace Zeles dhe tani e Nexhmije Pagarushes, vdiq perfundimisht muzika shqiptare. Sot na kane mbetur vetem ca zhgaravina qe dalin ne skena me breke e pa breke dhe kete e quajne art.
Sa herë dëgjoj “Bareshën” më bëhet mishi kokërr! Thjeshtë e pa arritëshme Pagarusha. Të qoftë dheu i lehtë.