Në vitin 2020, miratohet një ligj për leximin në vendin fqinj Itali! O Zot, bëma ëndërr

7 Shkurt 2020, 10:00Kulturë TEMA

Nga Mirela Kumbaro 

Jam padyshim shumë e lumtur e krenare që akti im i fundit në krye të Skuadrës së Kulturës ishte krijimi në Shqipëri i “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit” pranë Ministrisë së Kulturës, por nuk do rresht sa të mundem që Edukimi Përmes Leximit, Librit, Kulturës të jetë pjesë e jetës shqiptare, për shëndetin e Shqipërisë së brezit tjetër.

??Kjo rrugë është e gjatë dhe e vështirë, nuk del as një mandat qeverisës, as dy, madje mbase as një jetë nuk mjafton, sepse kjo rrugë nuk është populiste, sepse nuk ka joshje elektorale, nuk sjell para, nuk tërheq turma në rrjetet sociale, sepse nuk ka as skena me prozhektorë, sepse nuk shet reklama në debatin medatik të mbrëmjes…. sepse, sepse…

??por kjo rrugë dhe vetëm kjo do të rrisë mendje të shëndetshme, shoqëri të qendrueshme, individë ambiciozë, miqësi të mençur, ekonomi të zhvilluar, administratë publike meritore, dhe jo vetëm!

??Jemi ende larg këtyre objektivave.

Dhe derisa të kuptojmë se për këtë duhet bashkëpunimi i të gjithë aktorëve që luajnë një rol në ndërtimin e Shqipërisë që duam, rruga do të jetë e vështirë dhe vendi në emergjencë kombëtare.

1 komente në “Në vitin 2020, miratohet një ligj për leximin në vendin fqinj Itali! O Zot, bëma ëndërr”

  1. rexha 10 says:

    FUTI NDONJE KJOSKE PERPARA KESAJ MINISTRIE KU TE GATUHET PILAFE E PACE QE MBASE LEXIMIT TE SHUME LIBRAVE TE QETSOHEN ME NGA NJE PILAFE MBASE PACIT,SICE BENTE JARANI I AKTORIT TE ESTRADES SE VLORES KU NA KERKONTE NJE PILAFE MBASE BUKE. HE ME TE LUMTE SE SA ME GEZOVE.MINISTRJA E RAMES E DALE NGA TAJARET E QEVERISE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje