“Pacientët po vdesin se i hipin në ashensor”, mjekja tallet më Bashën: Si mund të thuhen budallallëqe të tilla (Basha i lëshon Bardhin)

8 Shkurt 2020, 10:35Sociale TEMA

Mjekja Silvana Çeliku, ka reaguar pas një deklaratë të Lulzim Bashës, sipas të cilit, pacientët tek Kirurgjia po vdesin se po i transportojnë me ashensor.

“Mirembrema miqte e mi. Te gjitha gazetat kishin prononcimin e kryetarit te opozites per sallat e kirurgjise dhe per pacientet qe vdesin nderkohe qe hypin ne ashensor.

Beni mire ju qe jeni rrorull kryetarit te informoheni vete me mire e mos i vini kryetarit ne goje fjale qe e nxjerrin ate, me falni per shprehjen, komplet injorant.

Une nuk jam as e majte e as e djathte, jam thjesht profesioniste e ne punen time dua te kem dinjitet, kushte te mira pune e nje page te mire.

Kirurgjia e pergjitheshme kishte 90 vjet qe nuk kishte pare asnje investim si ai i bere kohet e fundit.

Kush e mohon ose eshte qorr, ose eshte ziliqar e nihilist. A punojme sot ne kirurget ne kushte me te mira ne sallat e operacioneve per shkak te PPP se sterilizimit?

Pa diskutim qe po. Mos e dhente zoti te kthehemi pas. Do te jete fatkeqesia me e madhe per kirurgjine, personelin e sallave e kirurget.

Por me qesharake nga te gjitha ishte pretendimi se te semuret vdesin sepse vonohen kur hypin ne ashensor.

Por kur ka dhe mjeke qe e thone kete mendo masa e gjere dhe kryetari i opozites qe del bllof e i pakulturuar kur artikulon budallalleqe te tilla.

Se pari, salla e urgjences eshte ende ne katin e pare, aty ku ka qene, dhe se dyti ne shume vende te botes sallat jane ne kate te larta.

Eshte e turpeshme dhe keqedashese te akuzosh ashensorin si shkak vonese.

Qesh e indinjuar se nuk qaj dot. Sinqerisht nje mjeke.

VO: ju lutem mos ma politizoni komentin”, shkruan ajo.

Lulzim Basha ka reaguar menjëherë, duke i vërsulur mjekes, Gazmend Bardhin.

“Duhesh mirekuptuar qe keqleximi i deklaratave të Kryetarit te Opozites, të vjen për shkak se i lexon nepërmjet share-ve te ERTV! Por mqs paske kërkuar që të mos politizohet statusi yt, nuk po ndalem tek kjo pjesë! Aq më shumë që dua të besoj që sje as e majtë dhe as e djathtë!

Si shërbyese publike që je (se je mjekë në shërbim të qytetarëve) ke detyrimin moral të jesh e vërtetë kur komenton një deklaratë politike dhe aq më shumë kur përpiqesh të besh politikë!!! Mirënjohjen Qeverisë shprehja në një formë tjetër, jo duke deformuar deklaratat e zotit Basha!!!

E mqs kërkon një pagë me të mirë në statusin tënd do ishte e udhës të shfaqje entuziazëm nga deklarata e zotit Basha për rritjen e pagave të mjekëve dhe të bëje atë share, dhe jo fjalimin e Edi Ramës në OKB për Ukrainën!!! Edhe këtu të mirëkuptoj, se nuk e ke problem të ardhurat nga paga, as ti dhe as yt shoq!

Por që të mos manipulohesh as nga “gazetat” dhe as nga ERTV, më poshtë deklarata e zotit Basha, ku nuk flitet as për vdekje në ashensor dhe ku thuhet një e vërtetë që nga 12 salla aty ku ti punon, janë tashmë në punë vetëm 6:

“E kam dëgjuar edhe javën e kaluar nga mjekët e QSUT se në çfarë gjendje katastrofike ndodhet jo vetëm Pediatria, por e gjithë QSUT-ja. Nuk ka gjë që e përmbledh më mirë konceptin e fasadës sesa ajo që u bë në QSUT. Sapo u inaugurua Kirurgjia e re, nga 12 kemi 6 salla, nga 120 kemi 60 shtretër. Po ta shikosh nga kronikat televizive, po, fasada është e bukur, është e lyer bukur. Po të futesh brenda kemi gjysmën e kapacitetit që kishte e vjetra për t’u shërbyer pacientëve, për të mos u futur në detaje të tjera të tmerrshme që kam dëgjuar nga profesionistët sesi mënyra dhe koha e komunikimit nga një repart i urgjencës tek një repart tjetër është zgjatur në krahasim me çfarë ishte.

Pra, në qoftë se të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni, tani duhet të kalosh dy- tre ashensor. Pse?! Për hir të fasadës. Dhe kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve, të cilëve mund t’u shpëtohet jeta, në qoftë se thelbi do të kishte prevaluar mbi fasadën. Jo, fasada në këtë rast, kontekstualisht, po vdes njerëz në QSUT. Do të vij shumë shpejt, edhe tek Pediatria, për të cilën për fat të keq kam marrë raportime, kam parë edhe raportime në media, kemi patur edhe njerëzit tanë në terren së fundmi për të parë sesa e tmerrshme është gjendja dhe për ta denoncuar atë. Dhe ju siguroj që do të jetë një nga prioritetet kryesore dhënia fund e kolapsit në shëndetësi”, shkruan Bardhi.

(TemA)

14 komente në ““Pacientët po vdesin se i hipin në ashensor”, mjekja tallet më Bashën: Si mund të thuhen budallallëqe të tilla (Basha i lëshon Bardhin)”

  1. xhixhi says:

    Po qe kane filluar e i dalin puplat Lulit duke shfrytezuar ecejaket e Rames poshte e perpjete!Nje te hypur i bene Rama dhe nje vit pa folur rri ky qe kerkon te tregohet burre me zerin e keti Bardhit qe eshte kopja e Bushait e atij Lelit qe me se fundemi e kuptoi qe Basha e koompani ishin njelloj!Se fundemi Luli kam pershtypjen qe mund te beje etem per drejtor prane policise se shtetit qe te drejtoje inspektoriatin rrugor e perasnjegje nu vlen tjeter!Nuk e di kush ka qene qellimi qe Berisha e futi ne politike e se leshon!

  2. ky virus toxik ,qe perbe shembullin me Negative
    per cdo te ri ne ate vend ,
    duhet te shkoj e trokas ene dyert e SPAK
    dhe kerkoje ti bejne Vleresimin e demeve qe ky peerson i ka sjelle Shqiperise
    ne gjithe kohen e qenies se tij toxike ne Politiken Shqiptare ,
    dhe kerkoje Falje gjithe shqiptareve hapur ,
    perdryshe Burgu e pret maskarain turi Ploncin Hollandes
    qe perbn madje nji Rrezik per shoqerine e Shtetin Hollandes.

  3. Doktori Pensionist says:

    O Lul, jeni kokrra e gomarit, nje krriç qe shok ke vetem veten….pa lere kur ndersen nje gomar Kavaje, gomar i bardh quhet… sigurisht qe shisni
    “diturit ” tuaja te ndritura i ha ky “popull i shquar Shqipetar” qe po te vene ne listen e zgjedhjeve nje budalla te konfirmuar voto…voton

  4. Korabi says:

    Mos u merzit ,moj Zonje. Per Injorantet dhe kryeinjorantet Sali Berisha e Lulzim Basha , jeta mbi toke lindi ,kur linden keta te dy. Mos harro se keta kane “pjelle” edhe injorante te tjre si Saljani,Allajbeu, Bumci e Ndoka… Keta te “pjelle” po perhapin nehilizmin ,shpifjen e baltosjen si gripi Koronovisus kinies. Vazhdoni punen. Ndryshimet jane si nata me diten ,jo shune vite me pare,por edhe nga viti 2008 ,vit kur jam shtruar ne kirurgji . Bataniet e leshit te hapnin barkun , carcafet do te vinin nga shtepia ,pse jo edhe ushqimi. Ne vitin 2018 jam shtruar perseri po ne kirurgji ( kam vendosur stena) e c’do gje kishte ndryshuar si nata me diten nete gjitha trajtimet… Ndaj keta shpifes e mashtrues do te gjejne vendin edhe me 2021-shin ,ashtu si e kane gjetur deri tani nga 2013-ta….. Respekte per punen e mjekeve ,infermiereve ,pse jo edhe pastrueseve ……

  5. Zigur Qarri says:

    ” Zogu i SHQUP-it” Gazmend Bardhi ka marr huqet e dhefit te tij…as skuqet e as nuk zverdhet kur genjen.

  6. Shqiptari says:

    Është tepër e dhimbshme,për shqiptarët,që janē të dënuar të kenë një klasë të tillë politike.Prej tre dekadash,një popull i tërë është,”Në pritje të Godos.”Një dramë kjo e rumuno-francezit Eugen Jonesko,ku dy personazhet e dramës Didia me Dodon,Likia me Pocon,Vladimiri me Ekstragonin,presi Godon,i cili do shkatërrojë të keqen,paderjtësitë,dallimet pasurore,do sjellë drejtësinë,barazinë,mirëqenien,madje çdo gjë do jetë e përsosur.Njëri i pasur,i fortë,i dhunshëm,tërheq me zinxhirë tjetrin,e fyen,e poshtron,e dhunon,dhe prap bashkëjetojnë.Gjithminë”Në pritje të Godosë”.Endja e tyreështë absurde,pasi nuk e dinë kur vjen Godoja,nga vjen,kush është Godoja,për çfarë do vijë,me kë do vijë,çfarë do bêjë ai??? …Po ja vjen lajmi i shumpritur,Godoja nuk vjen,madje më interesantja,Godoja nuk ekziston fare. Kjo është dhe ëndërra absurde që shohin shqiptarêt prej 30 vitesh duke “pritur Godonë”, duke pritur Eldoradon,bollëkun,lumturinë,tërë të mirat e kësaj bote.Po kush do e sjellë këtë parajsê…Godoja?! Një klasë politike tejet e diskrerituar,e kompromentuar,pa vizion,demagoge e dalē boje,që vetëm sulmon kundërshtarin,dritëshkurtër e lidhur pas karrigeve për të bērë vetëm pasuri.Duke ardhur rrotull pushtetit,të kamufluar rreth “patriotizmit të rremê”, jo vetëm që janë të paaftë,por dhe ordinerë në diskurinē e tyre politike.Me një buxhet tejet mjeran,me njē rishpërndarje tallëse(japin për paga dhe pensione vetëm 19 o/o të tē ardhurave),premtojnë se kur të vijnë në pushtet,ashtu si Godoja,do sjellin parajsën.Janë një gjeneratë politike tejet ordinere,me një përfaqêsim skandaloz njerëzish,në grupimet e tyre,në parti dhe në administratë.Edhe ndonjë ndryshim pozitiv,që është bërê në fakt,e nxijnë dhe atë,se e ka bërë kundërshtari.Çfarë mund të presin mē shqiptarët nga njē tufë qyllxhinjësh dembelë,grykēkës dhe demagogësh që në këto 30 vite kanë vegjetuar dhe vegjtojnë në karriget e shtetit,duke rrokanisur shqiptarët nëpër ekrane se,shumë shpejt do bien në Shqipëri,Godon.Është sa e dhimbshme dhe qesharake të jetosh,të durosh dhe të ushqesh me djersên e popullit të tillë syretesh politike.Çfarë presin shqiptarët e lodhur në këto 30 vite nga këta kalanderë ,kur të vijnë në pushtet,përveç,Godo-së që nuk Ekziston…

  7. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Idashur “shqiptar”: Nuk dua te diskutoj permbajtjen e komentit tend, por dua te te sqaroj se vepra, per te cilen permend, nuk eshte e Joneskos, por ‘DUKE PRITUR GODONE” eshte shkruar nga shkrimtari i njohur francez, SAMUEL BEKET..

  8. Krisi says:

    Askushi
    Koment i goditur “Shqiptari”. Komplimente

  9. Ziguri i qorrit says:

    O zot kush e drejton opziten eShqiperise, nje majmun,hajn, rrenacak,kriminel.Mjer opozita qe e pranon kyt hajvan.

  10. Sali Jani says:

    Tamam,Zogu i shqupit,te thuash yjeter gje,eshte e tepert

  11. Shqiptari says:

    Z.Fadil!Ndjesë për lajthitjen dhe të falenderoj”.Waeting for Godot” 1952 është dramē e S.Beket.Tung

  12. sharlatani
    mashtruesi
    krimieli
    tradhetari
    hajni
    pisi
    bytheci
    i pashkolli
    i paprofesioni
    ky eshte shkerdhata basha

    qe do diplomohet ne Rec

  13. Moni says:

    Prandaj humbni vota cdo dite nga te jujat Bardhi. Se njifni burrat e grave dhe grate e burrave dhe sju mjafton argumenti. Llapaqene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje