Raporti Global Social, i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, thotë se norma e varfërisë në Shqipëri, në qytete, është më e ulët se mesatarja kombëtare.
Më saktësisht kjo normë fiksohet në 0.74, dhe një pikëzim nën 1 tregon se varfëria në qytet është më e ulët se mestarja kombëtare. Kjo normë varion sipas tipologjisë së qytetit, paçka se diferenca është mjaft e vogël.
Në qytetet shumë të vogla, norma ngjitet në 0.79, në ato të mesme në 0.73, ndërsa në qytetet e vogla, zbret në 0.68, thotë raporti më i fundit i Organizatës. Ky raport i referohet pabarazisë në një botë që po ndryshon me shpejtësi, duke dokumentuar ndasitë e thella mes të njëtit shtet, pavarësisht rritjes së standardit të jetesës apo rritjes ekonomike.
Gjinia, etnia, raca, vendi i rezidencës apo statusi socio-ekonomik vijojnë të përcaktojnë shanset që njeriu ka në jetë, thotë raporti. Gjithsesi, po t`i referohemi të dhënave të vendit tonë, duket se pabarazia nuk është aspak e theksuar, të paktën referuar varfërisë sipas madhësisë së qytetit. Diferencat janë mjaft të vogla.
Shumica e shqiptarëve të varfër në mëngjes konsumojnë 1 ose 2 byreqe që do të thotë 1euro e Gjysem gjëja më e lire dhe me e keqe për shëndetin. Varfëri ekstreme dhe për të ardhur keq për këtë vend dhe popull me pasuri dhe politikanë hajdute.
Mos e kane ngatrruar me soc qe permbysi saliu….
Ne kap nuk ka varferi,shkoni ne gjirin e lalzit e ne lunder si jetojne bllokmenet e rinj
Del qe 21% te Shqiptareve nuk jane te varfer
rreth. 26% gati te varfer
rreth. 28% te varfer
rreth. 25% shume te varfer