Lajm i mirë për ata që bëhen prindër në Tiranë, Bashkia miraton projektin “Shporta e Bebes”

6 Shkurt 2020, 10:24Sociale TEMA

Për të gjithë ato çifte që do të sjellin në jetë një fëmijë, vjen një lajm i mirë.

Bashkia e Tiranës ka miratuar projektin “Shporta e Bebes”, i cili synon që t’i ofrojë nënave të reja mbështetje materiale përmes një shporte me produktet kryesore që nevojiten për një foshnje të porsalindur.

“Vitin e kaluar patëm një vendim shumë të guximshëm dhe të drejtë të kryeministrit Rama për të rritur subvencionin për bebet që i lindin në qytetin tonë, që gjithmonë rritet.

Shporta e bebes është konvertimi i pagesës cash që tani bëhet nga qeveria në një masë disafish për fëmijën e parë, e kështu me radhë për fëmijën e dytë, të tretë e më tej, rritet akoma më shumë.

Kemi insistuar që në këtë paketë, bashkia t’ju propozojë që në shportë të jetë edhe një manual për të rritur fëmijët”, deklaroi Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

1 komente në “Lajm i mirë për ata që bëhen prindër në Tiranë, Bashkia miraton projektin “Shporta e Bebes””

  1. Taulant says:

    Po pse nuk thoni qe hiqet 50 mije lekshi qe ju jepej prinderve …tani do ti marr koncensioni leket i cili me mbas do t’ju jap prinderve produkte te skaduara. Lal eri per te vjedhur cfare nuk shpik edhe tek leket e femijve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje