Nga Petrit Malaj
Mendova se ditën e sotme e mbylla mire me atë çka shijova pasi pashë në kinema Millenium dokumentarin e Ervin Lera ” Emancipimi i turmave”, por nuk qe e thënë!
Mora rrugen e kthimit për në shtëpi me autobus. Kam ditë që makinën e përdor shumë pak si pasojë e trafikut dhe problemit të madh të parkimit.
Në autobuz kishte shumë njerëz, ishte ora rreth 20.30 dhe mbrëmja me të ftohtin që ka filluar i mbledh njerëzit në shtëpi pranë familjeve të tyre.
U vendosa në këmbë diku nga pjesa e parë e autobusit. Sapo u nis degjoj një zë që fliste pa pushim, e me thënë të drejtën shumë fjalë të tij nuk po i kuptoja dot.
Pasi dëgjova dhe disa te qeshura të cilat aprovonin ato çka thoshte personi që fliste u bëra kureshtar e u koncentrova më shumë duke u kthyer dhe fizikisht për të parë se çfarë po ndodhte….
Ishte fatorino i autobuzit një djalosh rreth të 35-tave i cili nuk pushonte së foluri përseri në atë zhargonin e tij. Aty pas nga mesi i autobusit ishte nje i ri i huaj, i lodhur, i ngarkuar me disa çanta dhe dukej që ishte ezmer e ndoshta ishte sirian, irakian apo nga ndonjë vend tjetër.
Por ishte njeri….Fatorino e ofendonte me fjalë nga më të ndryshmet…ecte e fliste pafund dhe disa persona të tjerë qeshnin me të!! E turpshme…. po më binte qielli mbi kokë!!
Po si mundet?! Si ?! E përbuz tjetrin nga rraca, nga kombësia, nga varfëria e hallet që i dukeshin në sy…Turp…
Dëgjova një zë gruaje që i tha mjaft more djalë , por ata që qeshnin dhe solidarizoheshin me të ishin më shumë e zëri i saj u mbyt…
Atëhere nuk durova dot.
Ju afrova e me zë të lartë i thashë:
Turp…100 herë turp të të vijë!!
Si mundet ti të fyesh një njeri në këtë mënyrë!
Mua më vjen turp nga ty, e jo nga ai që udhëton me ne! Më vjen turp që udhëtoj në një autobus me ty! Ti nuk mund të sillesh kështu!….
Dhe ju luta shoferit të më hapte derën e të zbrisja….
Kisha nevojë për ajër…..
Fatorino ne autobuza vetem ne shqiperi ka dhe te gjithe keta jane hajdute dhe militante partish.
Bashkia eshte fajtore per kete gjendje te keta autobuz rrangall ashtu sic eshte fajtore per falksifikimin e biletave
Kemi pare e degjuar edhe me shume. Ne nje rast, mua qe kam nderhyre ndaj fatorinos ne kete menyre, jo si ky rast i akttorit, por se fliste fatorino nga qe kuptova se zihej me nje te ri per pune bilete a ku di une me fjale te ndyra, jo vetem qe rregaoi keq me mua, por nuk qe kjo qe me ‘vrau’, por fakti se asnje nga ata dhjetra udhetare aty nuk u solidarizuan me qendrimin tim. Por as shoferi qe e degjoi gjithe skenen. Bera te njejtin veprim si Petriti. I fola me ton te ashper shoferit ta ndalte autobusin, duke e kercenuar se ne te kundert do therrisja policine (E ç do fitoja?!), por shoferi ndaloi. Duke zbritur i thashe atij se do ta marr targen dhe do t’u denoncoj. Nuk e bera se e dija se çdo te ndodhte, dmth qe nuk do ndodhte asgje. i lenduar ne seder me pak nga ai fatorino vulgar sesa nga indiferentizmi i qytetareve te te gjithe moshave, bile edhe nga ato vajzat e reja qe degjuan fjalorin vulgar te atij shpellarit. Kjo eshte ajo qe ne qytetareve na shqeteson me shume, kur na ‘mund’ vulgu dhe s’ka kush na mbron.
Edhe te drejte ke Petrit! Ne vete jemi komb refugjatesh. E kemi shume te shkurter kujtesen. Per fat te keq!
Z, Malaj solidarizohemi me ju. Po ju falenderoj dhe ne emer te atyre qe mendojne keshtu.
oliardus-ky palo fatorino nuk perfaqeson shqiptaret qe e kane ne tradite te respektojne te huaj. Te mos harrojme se cdo shtepi, pervec guzhines, dhomes se gjumit dhe ate te ndejtjes, ka edhe … halene.
Ky fatorinoja dhe ato qe qeshnin me te, jane halete tona.
Shqiptaret priten dhe mbrojten me mijera hebrenj gjate luftes dhe jo vetem shqiptaret e thjeshte, por qeveria e asaj kohe nuk pranoi qe ti dorezonte hebrenjte qe jetonin ne familjet tona. Kete ta thote pinjolli i njeres nga ato familje qe vune koken ne rrezik per te mbrojtur mysafirin dhe kurre nuk kerkuan asnje shperblim. Keta palaco qe tallen me nje fukara, vec shqiptare nuk mund te jene. Ata jane turpi vetvetes dhe e familjeve qe i kane rritur.
Plotesisht dakort me cka ke shkruar, keta tallsat jan haleja jone!
Indinjata e Petritit eshte e drejte.Sot nk ka kush te meret me edukimin e njerzeve.Njerzit asote ne shqiperi po kthehen ne epoken e majmunit.Sjekkja me edukat eshte harruar.Ky eshte sistemi kapitalist qe i bene njerzit injorant per t’i nenshtruar me leht.Durim zoti Petrit se nuk ke ç’bene as ti e as tjter.Ka mare tatpjeten.
Kur llumi si ky fatorino shikon presidentin,ish presidentat,kryeministrat,kryetaret e partive qe silken si rrugace,cfare pret o Petrit.
Ahahahahaha! Ervin Lera per Emancipimin, vecanerisht te Turmave. Cfare s’po na digjojne veshet. Me vra veten me luge druni.
KE TE DREJTE QE EDHE TE SHKRUASH NDONJE GJE ME TE CILEN TE BIESH NE SY SE HUMBE FARE!..
A mor i kulluari petrit nuk e di sa ka hequr shqiptari kur ka dal jashte sa dhe trenin kane ndaluar me i zbrit,fatorino ka bere detyren te gjithe ashtu duhet ti kemi po ti mo bythpambuk nuk di si eshte jeta.
Kari, I biri Azemit je ti mo bastard.Meqe te paskan zbritur ty duhet tia lash hakun nje tjetri o shpellar I tranzicionit.Nuk Jane te gjithe si ty e mos qofshi.
Nderim per sjelljen e mrekullueshme te aktorit te mirenjohur, Petrit Malaj! Nje personalitet i shquar i vendit tone udheton ne nje mjedis tejet brutal, te piste, te ndotur me lloj-lloj virusesh dhe me shume ndotja vjen nga keta ”faturinot”, ”fatorinot” (nuk ka nje fjale ne gjuhen shqipe, per aresyen e meposhtme) e bashkise apo kompania sipermarrese.
Keta jane nje atavizem, nje mbeturine e panevojshme, qe vetem ne Shqiperi i gjen. Ne te gjithe Evropen dhe jashte saj nuk ka – NUK EKZISTON nje njeri i tille, qe shtyn majtas e djathtas per te marre qindarkat e biletave. Keta jane turpi i transportit shqiptar. Perse duhen?! Ne te gjithe vendet per rreth ka vetsherbim. Udhetari pajiset me bilete udhetimi ne nje pike te caktuar dhe kur hyn ne autobuzin e linjes, ne vendin e caktuar, e ben vete te pavlefshme bileten. Ne se nuk e ben kete gje, atehere merr gjoben sa per pagen e nje muaji. Prandaj nuk duhet te ekzistoje ”fatorino” si vend pune, si ”profesion” dhe as si fjale ne leksikun e shqipes.
Bashkia, qeveria dhe ekspertet e fushes duhet ta shikoje kete ceshtje sa me pare. Faturrrinot jane njerez hallexhinj, por ne shume raste jane te rinj te pakulturuar, te paedukuar, brutale dhe perbejne vertet nje turp per kombin, duke e treguar ate tek te huajte edhe me te prapambetur se ç’eshte per anen e transportit publik, veç te tjerave.
E mirekuptoj artistin Petrit Malaj dhe e falenderoj per mesazhin, qe i jep publikut te gjere.
Nuk ka nevoj per shume koment, por nuk besoj se fatorino apo dhe “mbeshtetesit” e tij e kishin me rracen, varferine apo vuajtjet e personit qe ata “identifikuan” si te ndryshem prej tyre… Kam pershtypjen se ka te bej me INJORANCEN qe po gllaberon mbar boten..
Do you ❤️ Tropoja ti karaduza Baramit ?
Maloku sali brrishes Viç-doli-t
Po veprimi i fatorinos është shumë i ulët dhe banal por ne nuk jetojmë në një shoqëri sociale dhe me pjekuri intelektuale që të ndihemi kaq keq për veprimin e një personi pranë nesh..veçanërisht ne shqiptarët duhet të na vijë turp për shumë gjëra të tjera dhe shumë herë më të rëndësishme sesa për ofendimin që ai fatorinoja i bëri të huajit me ngjyrë. .psh. .duhet të na vijë turp që shesim votën për 10 000 lekë të vjetra, duhet të na vijë turp që në krye të shtetit kemi një president hajdut dhe të korruptuar kemi një km dhe qeverri të dështuar duhet të na vijë turp për skandalet e radhës me qeveritarët e mpleksur me narkotrafikimin ..duhet të na vijë turp kur media shqiptare qoftëlargun enver na e paraqet si ëngjëll gruan vrastare hienën nexhmije na e paraqet si shkrimtare me vizion dhe nipin narkotrafikant të qoftëlargut na e paraqet si VIP ..për këto gjëra ne shqiptarët duhet të turpërohemi më tepër. .jo se ti Petrit je gabim për atë që ndieve në autobus por unë kam një jetë të tërë që kam një ‘etiketë’ si nip kolaboracionisti që e përtyp me dashje apo pa dashje sepse askush nuk u turpërua dhe ta ngrejë zërin që gjyshit tim qoftëlargu enver i bëri një gjyq të stisur e me dyer të mbyllura. .askush nuk turpërua që fisi im u persekutua padrejtësisht. .askush nuk u turpërua që megjithëse kemi 30 vjet demokraci dikush duhet ta ngrejë zërin dhe të dënojë krimet e diktaturës. .
U “perqendrove” profesor jo u KONCENTROVE …apo jo.?
Petrit ky duhet te jete shkrimi i dites per te gjitha gazetat dhe mediat ne shqiperi.me te drejte shajme Greket dhe Italianet per racisem. Po vete ne cfare bejem? A nuk tregon ky shembull se racismi ekziston edhe ne shqiperi dhe duhet luftuar? Duhen shume Petrita ne fakt po shkrimi juaj ndihmon ne drejtimin e duhur
Je nje nder per kombin zoti MALAJ dhe aq me teper rreagimi yt e ka perforcuar kete vlere.Fatkeqsisht linjat e autobuzeve jane ne duart e te ashtuquajturve Biznesmene-Kriminele te lidhur me pushtetin vendor ne menyren me te korruptuar ne kurriz te qytetareve.Sherbimi eshte skandaloz dhe nuk presin fare bileta.Kuptohet qe edhe cilesia e punonjesve qe sherbejne ne te eshte skandaloze dhe teper ofenduese per ate pjese te popullsise qe nuk e meriton nje sjellje te tille.Per aq kohe sa VELIAJ e ka marre HARACIN prej tyre ne kete hall do kemi,mungesen e sherbimit cilesor dhe vonesa ne ardhjen e autobusave ne stacion.U kap tjetri me mijera bileta fallco dhe linja e tij vazhdon te funksionoje ,ne menyren me te keqe te mundshme,dhe asnje mase nuk u morr nga ky pushtet kriminal dhe antishqiptar qe drejton Tiranen dhe vendin.NDERIMET ME TE SINQERTA PER VLERAT TUAJA Z.MALAJ.JENI KRENARI PER SHQIPERINE.
Bravo! I vetmi fajtor për gjëndje skandaloze nê shërbimin urban êshtë z. Veliaj. Ngeli duke ngul e çkul pllaka tortuari qëndrês së tiranês! Po vidhet leku i taksapaguesve nga kçk e krytarit tē bashkisë! Harram vota dhe besimi i popullit!.
TE GJITH FATURINOT NEPER AUTOBUZA JAN FSHATAR DHE TE GJITH ORDINER NUK KAN LIDHJE FARE ME JETEN NE KOMUNITET AQ ME TEPER NE KRYQYTET JAN ME NGA SHTAT KLASE SHKOLL KOMPLET INJORANTNJERZ TE PA GEDHENDUR
Ç’është kjo kështu me ty, BRSS, mos je gjë sëmurë? Them kështu pasi shoh që në në komentin tënd mungojnë fjalët e “arta” pidh, kar, rroçkë, kurvë, rrospi, mut, byth qir, e plot e plot të tjera, të cilat i bëjnë komentet e tua mjaft domethënës, plot nur e lezet. Ti je vërtet një shëmbull i rrallë se si duhet të jetë fjalori i një njeriu të edukuar, i dashur BRSS.
Dikur ne vitet e para te 90-es se kishe per gje ti pervetsonje shokut tend sendet e tija, ndersa sot jep nje shembull pozitiv per moralin qytetar. Gjithsesi urime per metamorfozen qe paske pesuar profesor Petriti.
Jam dakort me qendrimin e aktorit. Por e pare ne nje kend tjeter, shyqyr qe aktori hipi nje dite ne autobuz dhe pa nje skene turpi te tille. Po sa skena te tilla ka ne vende te tjera e sidomos ne rruget e lagjeve ku trotuaret jane zene nga zarzavate e cikerrima shites, e ti je i detyruar te ecesh ne rruge ku ec edhe makina, e Lali Lali i di por hesht, se helbete ka te tjera pune me te medhe per te bere e me me shume bereqet. Po ne rruget e lagjeve ku parkimi i makinave kondra tabele i detyron qytetaret te ecin ne rruge duke rrezikuar jeten, e polic trafikut kalon andej e ben sikur nuk ka ndodhur asgje. E sa e sa raste te tjera te kesaj natyre, ku individe te caktuar e shperfillin fare si etiken qytetare ashtu edhe etiken ligjore. Me duket se po ecim mbrapsht. TURP.
Skeni lene asgje pa thene per fatorinot, por keni harruar ate me te rendesishmen, eren e qelbur te djerses qe vijne si ne ditet me diell si ne ato te acarta qe po kalojme. Ata qeshin me te tjeret por nuk e dine se ata vete jane per te qare kur i sheh.
Ra një rast dhe …o burra të shajmë shqiptarët! Disa futen dhe në politikë. Vërtet që jemi bërë për të na qarë hallin.
Shum revoltuse !?
vetem ti brss nuk duhet te flasesh per kulture. ne kete gazete ti je njeriu me i ulet dhe i pa gdhendur i pa kulture nga te gjithe komentuesit. E di qe do te me ofendosh. I ke te kethyera mbrapesht.
Problemi nuk është djali i biletave. Problemi është shumica në autobus që qeshin me fjalët e tij.
Kjo eshte Shqiperise qe krijuat ju tropojanet me banden serbe te Viçidolit.
Edhe ti qe hiqesh si aktor i leshit njesoj njesoj si kriminelet e Tropojes je ke dhene kontribut për shkaterrimin e Shqiperise dhe te tropojanizimit te saj me kulture shpellaresh e vrastaresh.
Shqiptaret ne kete forum revoltohen me sjelljen e fatorinos (edhe me te drejte) , por nga ana tjeter i puthin bythen nje te” forti” te lagjes megjithese e dine qe ka shitur vajza shqiptare per prostitucion ne Eurupe, ju vjedh voten diten e zgjedhjeve ose ju zapton pronen e ligjeshme .. etc Problemi/sjellja fatorinos verte eshte nje problem, por mendoj eshte shume me i vogel ne krahasim me problemet e tjera. Edhe ti Petrit je si shumica sepse kurreee nuk te kam degjuar/lexuar te thoshje nje fjale per patriotin tend
Sali Serbi qe e degradoje kete vend ne kete fare feje pas 1991 e deri me sot. Kush lind pa shtylle kurrizore( burreri) nuk mund te behet trim ne pleqeri. Tani te gjitha keto jane pordhe me rrigon pasi e ka marre ferra urraten sic i thone andej nga anet tona. Teper vone per ty edhe shume si ty te na tregoheni/shkruani per humanizem tani.
Jam dakord qe njerezit nuk duhen perbuzur per shkak te rraces apo origjines. Sigurisht dhe fatorino nuk eshte gje tjeter vecse nje injorant analfabet qe mban era djerse, dhe i duket vetja superior ndaj atij emigrantit. Por ka dhe nje paralele me kete situate: para pak javes u arrestuan ne Tirane disa palestineze emigrante qe benin grabitje me dhune. Ne Shqiperi eshte fenomen sporadik sepse jemi vend kalimi dhe jo destinacion per emigrantet. Qeveria i ka lene dyert e shqyera, madje kryeministri ne kohen kur disa shtete filluan te vendosin tela me gjemba ne kufi, filloi te tregoje se eshte kozmopolit i kulluar, se eshte “ma i miri i t’mireve”. Ketu tranzitojne kriminele (si ata palestinezet, ish luftetare te ISIS, dhe turli lloj njerezish te tjere, qe mund te perbejne rrezik per qytetaret shqiptare). Mos duhet te ndodhin perdhunime si ne Gjermani ne grup qe te reagoje qeveria? Mos te harrojme qe ne vendet e BE-se kriminaliteti i rruges ne pjesen derrmuese kryhet nga njerez “te varfer”, dhe “hallexhinj” si ai emigranti qe thote ky zoteria.
Per nje komb qe ka vuajtur shume dhe ka emigruar shume eshte e turpshme te sillemi ne kete menyre.
Çdo njeri tregon kulturën e tij me veprimet që kryen si edhe fjalori që ai përdor. Të gjithë pothuajse kemi përdorur fjalë ofenduese në nevra e sipër, ose kur jemi ndier të fyer, por që të tallesh dhe të ofendosh një njeri që nuk të ka prekur dhe në një gjuhë që ai nuk e kupton është mungesë edukate. Ske çfarë ti besh kësaj pune se ska “Pyll pa derra “
Shko mer trap me zile, Italia 60 milion banore me vetem 10% te popullsise emigrante ku perfshihen edhe te paligjshmit dhe ti po thua qe 10% e popullsise kryejne me shume krime se 90%, je ne metro mo apo jo? apo perpiqesh ta fshehesh rracizmin me statistika idiote. E para punes nuk ke pse e paragjykon nje njeri i cili eshte ne pune te tije, pamvaresisht paraqitjes, ngjyres, gjuhes qe flet etj, e dyta punes shqiptari ne shpirt eshte rracist, dhe i keq fare po ti biesh ne dore, degjova ne nje emision per vitin e ri ate rreperin kosovar qe ka per gru nje nga ato motrat Vjollca, dhe tha shprehimisht: bera nje bashkepunim me nje zezak nga brooklyn (intonacioni i zerit ishte sikur po fliste per naj plenaxhi, jo se ka naj gje te keqe plenaxhiu), se ne fakt ketij vete i dukej vetja biond i bardhe si bora po nejse, tani ti thuash tjetrit zezak ne shqip eshte njesoj si ti thuash niger ne anglisht, pra eshte shprehje ofenduese, pezhorative. Ndoshta ai nuk donte ta ofendonte por kultura rraciste prej nga vjen e ben te shprehet ashtu, pra subkoshienca vepron do apo nuk do ti. Ne Amerike shqiptari, emigrant, pa letra, qe punon ne te zeze e spaguan taksa eshte me rracist me afro-amerikanet sesa vete irlandezi hollandezi apo anglezi qe kane breza ne amerike, pra shqiptari behet rracist per tu bere pjese e grupit te rraces superiore sepse mendon qe une vertet jam nje emigrant bythegrisur por meqe jam europian i bardhe ( pamvaresisht se nga surrati ngjan si sirian apo si turk) i perkas grupit qe sundon Ameriken pra shumices se bardhe (cka eshte ilusive pasi ne amerike vec nje pjese e vogel jane rraciste, gjerat kane ndryshuar shume qe nga 70 e ketej). Dhe kur shikoj e degjoj shqiptare ne amerike qe mburren se jane republikan me idene se jane te bardhe, se jane superiore, se jane kshu e ashtu me vjen per te qeshur e per te qare, me kujton nje histori qe me tregonte nje italian qe thoshte, kur emigruam ne per here te pare ne amerike ne per irlandezet ishim njesoj si afro-amerikanet apo cifutet, na urrenin e na tallnin njesoj, sepse ishim te sapoardhur, dhe njesoj si ne edhe ata per tju bashkuar grupit u bene rraciste ndaj afro-amerikaneve dhe nuk perziheshin me ta, sot shikon pa fund femra me origjine italiane qe jane martuar me afro-amerikane apo cifut. Pra, e kisha fjalen qe shqiptari e zevendeson inferioritetin material, intelektual etj me rracizem, me talljen ndaj dikut qe duket me i humbur se ne, sepse keshtu kujtojme se e ngreme veten me lart, ne fakt nuk bejme gje tjeter vecse e ulim veten me poshte. …
Indinjata e Petritit eshte e drejte.Sot nk ka kush te meret me edukimin e njerzeve.Njerzit asote ne shqiperi po kthehen ne epoken e majmunit.Sjekkja me edukat eshte harruar.Ky eshte sistemi kapitalist qe i bene njerzit injorant per t’i nenshtruar me leht.Durim zoti Petrit se nuk ke ç’bene as ti e as tjter.Ka mare tatpjeten.
Keta militante po na kthejne mbrapa.
O andi o kari i meros qe na can menderen me komentet e tua gjithe kripe Cfare mutin ke mor zhuls qe ha mut kote.
Fatorinot jane pjese me hajdutet e xhepave, kontigjent i piset per te qene ne sherbim publik. Autobuzet p nuk u mbushen plot nuk nisen, ku shum vajza e gra bien viktima te pedifileve dhe manjakeve qe be autobuze hipin vetem per qellime te pista. Ka me qindra qe te gjithe ne bejme indiferentin ku harrojme se ne keto autobuze hipin dhe motrat e nenat tona.
Viti 2020 akoma me fatorino. Kjo tregon se jemi popull i ndershem e me kulture. E meritojm me hy ne Europe.
— komentusi ”Drini” e kini gabim.
— SHKRIMI I DITES ESHTE AI ME NUMURI 1 KU NJE I DROGUAR NGA AMERIKA LATINE
THERI GRUAN, NENEN E DY FEMIJVE ME BRISK RROJE . ky po , eshte lajm .