Sa u pagua Alketa Vejsiu për prezantimin e Sanremos?

8 Shkurt 2020, 17:04Lifestyle TEMA
Sa u pagua Alketa Vejsiu për prezantimin e Sanremos?

Sanremo është festivali më i rëndësishëm italian, e sigurisht që shpenzimet për të janë marramendëse, por edhe fitimet.

Sipas mediave italiane, investimi i televizioni Rai tejkaloi 15 milion euro, po mendohet se ai duhet të ketë fituar tre herë më shumë nga reklamat. Por sa u paguan prezantuesit e këtij festivali?

25 mijë euro për një natë, kaq thuhet se ka marrë shumica prej tyre, përfshirë edhe prezantuesen shqiptare, Alketa Vejsiu, e cila ishte e pranishme në natën e tretë të festivalit.

Megjithatë nga kjo shumë përjashtohet prezantuesi kryesor, Amadeus, i cili thuhet se është paguar mes 500-600 mijë euro e po ashtu edhe Georgina Rodrigues, e cila ka marrë 140 mijë euro, të cilat i dhuroi për një spital.

Ndërkohë, plot 300 mijë euro mori aktori i njohur Roberto Benigni për performancën e tij gjatë natës së tretë, nga 250 mijë euro janë shpërblyer dy bashkëprezantuesit Tiziano Ferro dhe Fiorelo.

5 komente në “Sa u pagua Alketa Vejsiu për prezantimin e Sanremos?”

  1. Xen kellira says:

    Ne dijme sa pagoi burriBOL per pjesmarrje
    €250000

    1. sabo says:

      Ju jeni me te vertet kellire ,fatkeqesi e atij qyteti ku ju jetoni dhe ndjenje revoli per ne qe jetokm ne mergim

  2. aleko says:

    Po cpune keni ju o njerez sa u pagua xhan…E Shqipetaret e shkret mendja te kuleta u mbeti…Te vegjel ne numur e provincial ne mendje ..keshtu do ngelemi…

  3. Fshati says:

    Alketa digjet dhe fshati krihet.

  4. lesh e li says:

    Po ka mare aq sa thoni, ajo hallall I paste. Sa me shume njerez te njohur, te pasur e zemerbardhe te kete ky vend, me e shendetshme behet shoqeria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje