Shokon moderatori i njohur, pas 27 vitesh i martuar thotë se është gay. Vajza e tij: Jam krenare me ty

8 Shkurt 2020, 10:58Lifestyle TEMA
Shokon moderatori i njohur, pas 27 vitesh i martuar thotë se

Moderatori i njohur anglez Phillip Schofield ka dhënë një deklaratë të papritur që ka shokuar jo pak publikun.

I martuar prej 27 vitesh me bashkëshorten Stephanie Loëe, me të cilën ka dy vajza, Runy dhe Molly, ka thënë se prej kohësh ai ka pranuar se është gay.

Nëpërmjet një statusi të gjatë 57 vjeçari ka falenderuar familjen, miqtë e kolegët që e kanë mbështetur dhe i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe trazicioni.

“Ju asnjëherë nuk e dini se çfarë ndodh në të vërtetë pas një jete ‘perfekte’ të dikujt tjetër; me çfarë problemesh apo vështirësish po hasen ato; ashtu siç ju nuk e dini se çfarë më ka brejtur mua gjithe këto vitet e fundit.

Me forcën dhe mbështetjen e gruas dhe dy vajzave të mia, unë jam pajtuar me faktin se jam homoseksual.

Kjo gjë ka shkaktuar shumë debate që kanë thyer zemra në familjen tonë.

Kam qenë i martuar me Steph për 27 vite, kemi sjellë në jetë dy vajza të mrekullueshme.

Familja ime më ka mbajtur kaq pranë; janë munduar të më ngrenë moralin, të më lehtësojnë dhimbjen duke më dhuruar shumë dashuri, pavarësisht konfuzionit të tyre.

Unë ende nuk mund të fle, dhe kam ende momente të errëta.

Por sot mendoj se të jesh gay është një arsye për të festuar dhe për t’u ndjerë krenar.

Po është e vërtetë që ndihem konfuz dhe ndonjëherë ndihem keq, por kjo vjen nga dhimbja që po i shkaktoj familjes.

Çdo mëngjes në programin tim jam ulur përballë të ftuarve të mi, që më kanë konfesuar mua të vërtetat e tyre; po tani është radha ime të rrëfej të vërtetën time.

Me siguri e gjitha kjo ishte e papritur dhe suprizuese për ju dhe ju kuptoj, por vetëm duke u përballu me të vërtetën e duke qenë i sinqertë unë do të mund të gjej paqe dhe të vazhdoj përpara.

Ju lutem jini të sjellshëm, veçanërisht me familjen time”, ka shkruar moderatori.

Vajza e tij, Molly, në reagimin e saj të parë publik, ka thënë se është krenare për babain e saj.

6 komente në “Shokon moderatori i njohur, pas 27 vitesh i martuar thotë se është gay. Vajza e tij: Jam krenare me ty”

  1. buj says:

    po a kishe tre femra ne shtepi u bone dhe ti4 …po kush do u q… juve me po ndoqen modelin tat njerzit? po a ka kuptim kjo lloj krenarie, se e shthureet njerzimin o te perdale ,.

  2. Ali Pasha says:

    Thuaj jam Gay sepse je ne fakt, keshtu te dha Perendia apo te pelqen te krush sumën etc… por te thuash qe je krenar per te qene Gay kete se kuptoj dot…
    Ta shoftë zoti farën…

  3. Ben says:

    Prandaj i bie qe ai do lere gruan tani,per nje burre me mustaqe,dhe do ndihet me i lumtur he?Po vajzat qe ai i dashka kaq shume,,me ke do i bente gruaja e vet nese ky do e “zbulonte” se ishte gay?
    Kjo eshte tamam lajdhitje puro,ska ca te jape me.Dhe ben gabime kaq te renda.Sa bukur eshte si i ka bere Perendia gjerat,,te plaken bashke burre e grua me thinja te argjenda njerezit,tu vijn niper mbesa me mall!

  4. ts says:

    Shyqyr qe na e the , se ke bytha yte kishim mendjen , he te mshifte mortja

  5. mik says:

    Kurre nuk e kuptoj, pse njeriu duhet te vet-deklarohet mbi preferencen seksuale !!!
    Kujt i hyn ne pune ajo ?

  6. Aldo says:

    Merrja tu dhe trendit tend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje