Teksa numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit po vjen në rritje, autoritetet kineze po marrin masa ekstreme duke izoluar qytetete të tërë.
DailyMail ka publikuar disa pamje ku njerëzit të cilët dyshohet se janë prekur nga koronavirusi, nxirren zvarrë nga shtëpitë e tyre, për tu dërguar në zona të izoluara.
Në videot e publikuara shihen se si njerëzit bëjnë rezistencë dhe nuk duan që të dalin nga shtëpitë. (TemA)