Aksident në Maliq, “Benzi” përplas këmbësoren 40 vjeçare

9 Shkurt 2020, 09:17Kronika TEMA

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Maliqit në Korçë, ku një automjet tip Benz ka përplasur një këmbësore.

Sipas policisë lokale, 40 vjeçarja me iniciale R.Xh, është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit, një burrë nga Elbasani është shoqëruar në polici.

Maliq/Informacion paraprak: 

Më datë 09.02.2020, ora 08:10, në hyrje të fshatit Zvezdë, Maliq, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. H., banues në Elbasan, ka përplasur shtetasen R. Xh., rreth 40 vjeçe, banuese në Zvezdë, (këmbësore në rrugë) e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit shtetasi I. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

1 komente në “Aksident në Maliq, “Benzi” përplas këmbësoren 40 vjeçare”

  1. Gazetari dru me pre says:

    Pika qe nuk ju bie ju qe botoni keto idiotesira edhe atyre ne polici qe dy klase shkolle kane.
    Sipas jush duhet te denohet “makina tip “Benz”,sepse ajo e shkaktoi aksidentin.Shoferi i gjore kujtoi se po ngiste nje makine qe drejtohet vete.
    Tani nuk quhen keto makina “Benz” por “Mercedes-Benz”,ore gazetar tunxh me gjithe ate policin injorant qe shkruan keshtu.
    Pastaj, lajme jane keto qe sillni, apo nuk dini se si te mbushni gazeten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje