Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e 3 të kërkuarve të radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.
I dënuari me burg përjetë Sokrat Ruda
Në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasi Sokrat Ruda ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie shtetasin Z. D.
Sokrat Ruda është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
– I dënuari me burg përjetë Jani Alia
Në datën 1 maj 2016, në një lokal në Tiranë, shtetasi Jani Alia ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Ç.
Jani Alia është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
– I dënuari me burg përjetë Artur Kuliçi
Në datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, shtetasi Artur Kuliçi, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri shtetasja S. T.
Artur Kuliçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. (TemA)
Po emri i metës,berishës,ramës,llallës,fullanit,zenit,nokës,markut,monikës,tahirit,
dhe gjithë parlamentarëve të shkuar dhe tashëm ku janë ?
Vetem kur të shikohen errat e tyre do fillojë besimi i popullit.
Fotot e reklamuara nuk luajn asnje rol , nuk u ben pershtypje krimneleve se u vendose fotot per kerkim , disa kane ndryshuar , disa te tjere maskohen me paruke dhe mjekra , dhe hajde enjifi , vendosi nga nje cmim dhe do shikosh se ne ckohe rekord do kapen .
Stimuli me pare dhe jo fleterufete dhe fotografite. Ai qe do jape informacionin do para , nuk do medalje nderi dhe dekorata ,do lekun , do rezikoje koken per para dhe jo per pushtetaret , dhe qeveritaret te bejne jeten me luksoze dhe te pashqetesuar .
Dhe bota jashte hoqi dore nga fotot , vetem ne ketu vazhdojme akoma me metoda te vjetra , keto jane perfundimet kur shteti eshte i varfer , i pafte per asgje .
E shikon ore corapekuq ?? Apo Like dhe Sali kanceri , keto jane perfundimet ……
Ti gjejne bashkite socialiste nga nje pune edhe ketyre dhe ti lirojne …..!