Pas Dashamir Gjokës, i sekuestrohen makinat e blinduara Saimir Taullaut dhe Durim Bamit

8 Shkurt 2020, 11:11Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit pas Dashamir Gjokës u ka sekuestruar makinat e blinduara edhe 3 të ‘fortëve’ të tjerë. Personat që iu sekuestruan mjetet e blinduara janë:

Saimir Taullaut, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Dashamir Gjoka, banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;

Durim Bami, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

OFL thotë se do të informojë publikun në vijimësi për nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Që prej një jave, Operacioni Forca e Ligjit ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurisë të emrave të njohur të botës së krimit.

Formularët janë dërguar tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dashamir Gjoka, Emiljano Hysenaj, ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, Ardian Çapjas në Elbasan. Prej këtyre, pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak dhe personave të akuzuar si Grupit i Dukagjinit në Shkodër.

4 komente në “Pas Dashamir Gjokës, i sekuestrohen makinat e blinduara Saimir Taullaut dhe Durim Bamit”

  1. Koli says:

    E sekuestruat dhe supermarkaten e Dashit ku merrte ushqime pa lek Bamir Topi?

  2. Kalec Dega says:

    Ca bohet mi jaho, neser do sekuestrojne Temen e Meros per agjitacion e propogande ne sherbim te Ramiut…
    =

    Se cu ba me Audin e Sajes dhe Tojoten e Tualetit, zoti e di!

  3. Tonny says:

    Gjith kjo zhurme per te sekuestruar ca makina. Bllokojini llogarite bankare, beni transparence shumen e kapur dhe ndertoni shtepite e demtuara nga termeti.

  4. h says:

    Me këta duhet të merret ligji dhe policia pa shkelur të drejtat elementare të cilitdo qytetar.
    Shkoni ndiqni prokurorët,gjykatësit,fullanin,metën.nokën,tahirin,berishën.
    Atëherë mund t’ju besojmë se e keni seriozisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje