Për rreth një vit në arrati, pasi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për trafik droge, një shqiptar ra në prangat e policisë në Itali dhe kjo për shkak të pasionit të tij për artin.
Sipas “La Republicca”, shqiptari i identifikuar si Qani Kelolli, u kap në Milano, ku kishte shkuar për të dhënë një provim në “Accademia di Berera”, ku ishte regjistruar.
Ai u arrestua menjëherë pas provimit, ku ishte paraqitur me një pasaportë false si qytetar grek. 46-vjeçari kundërshtoi policët, por pas një përleshje të shkurtër iu vunë prangat.
Sipas hetuesit, ai ka qenë gjithmonë shumë i lidhur me artin, madje ka shkruar edhe një libër, “Lindur për të shkuar larg”, duke treguar historinë e tij të rehabilitimit.
QELIA,fundi i nje korraku tourkalvano…………..gezuar ramazonin!
Le ta vazhdoje karieren ne burg!
Edhe Qani dhe artist…..
V.k. pune pellazgesh
Pse e shani ai me mallin qe kishte beri eurot e provimit, Ai nuk ishte prodhues apo shperndares ordiner. Prandaj mos gjykoni tjetrin kur nuk dini kushtet perse e perdori drogen
E shini qarte.Le te jemi ku te jemi, le te kemi sa te kemi prap geni hajdutllekut,vrasjes,genjeshtes,mashtrimit,kurvnillekut,poshtersis,droges e cdo gjeje negative ne jete e kemi me duket trashigim.Ndaj sa te drejte kishte Enveri qe na mbylli ne kafaz.Ai e dinte taman cilet ishin ne.