“Gjuetia e shtrigave”ka lindur në një libër, kurse “gjuetia e Bylisit” po shfaqet si një film serial, nga ato që prodhohen vetëm në Superligë.
Edhe këtë javë, ku Bylisi ka udhëtuar për në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun, tamam në minutën e 72-të, futbollistët ballshiotë u bënë gati t’i bënin “naftën” ndeshjes, ta braktisnin fushën pasi u ndëshkuan me një 11-metërsh .
Janë mbushur me zemërim, gati të shpërthejnë, për shkak të “shtrigave me të zeza” që i ndjekin nga pas nëpër javë, ndaj edhe janë gati ta shpërfillin garën për herë të dytë.
Sebepi i madh mbeten 11 metërshat, që sipas ironi, kur i fiton Bylisi avullojnë me Var-in e shefave, ndërsa kur i fitojnë kundërshtarët , siç ndodhi me Skënderbeun, Var-i nuk bëhet i gjallë…
Edhe pse thonë se në Superligë është vetë toka shumë e pasur me padrejtësi dhe paudhësi, dhe s’ka nevojë për kimikate, lista e viktimave mbetet e varfër, aq sa thuhet se aktori kryesor i filmit është paracaktuar Bylisi.. deri në fund të sezonit.
Siç duken bathët, ekipi nga Mallakstra, nuk paska mbaruar punë me ndëshkuesit e tij, edhe pse ia kurdisën degdisjen një kategori më poshtë, prapëseprapë, nuk janë ngopur me të.
Madje , kur shikojnë një ekip që nuk lufton për mbijetesë, por për një vend në Europë, kjo i tërbon edhe më shumë.
Po ç‘ishte kjo që lejuan të ndodhte, kur një ekip që jo vetëm nuk e puthë dorën e sistemit, por e pështynë atë, të ngjitej kaq lart dhe të pretendojë me zell Europën, kur rregjizori i kishte caktuar një rol mbijetese, nga ato role që shtrin dorën për të jetuar..(Sfidanti.al)
PO E PUTHI DOREN BYLISI KIR QE BODIA ME ARMANDON. E NXORI KAMPION 2 VJETE RESHT SKENDERBEUN,TANI E PRET NDESHKIMI DINAMOS QE E MBAJTI NE KADEGORI SKENDERBEUN DHE BEJLERET E SKENDERBEUT E CUAN NE C5 DINAMON,TANI E KA RRALLEN BYLISI….
bjeri se i bie mire, bjeri o Sinemat, po kur nuk i dhane penallti Skenderbeut pjesen e pare si duhej te ndodhte sipas teje ? ti bente naften ? ne cdo jave pothuaj i jane mohuar penallti Skenderbeut, dhe ekipeve te tjera , dhe cfare pastaj? gjeni ne cdo kohe dicka per tu bere ineresant, tani jeni kapur pas Ballshit, po Skenderbeu humbi 3-4 raste gola te sigurt kurse ti mbahesh te penalltia.Megjithate , ti ate pune ke dhe jepi se ka dhe nga ata qe te besojne, duan ushqim dhe ata ndryshe cdo hane????