Rrëfimi i Rudi Vatës: Djalit i kam sugjeruar vetë të zgjedhi Irlandën, Kosova do kalojë shpejt Shqipërinë

9 Shkurt 2020, 12:09Sport TEMA

Një ndër figurat e ndritshme të futbollit shqiptar, Rudi Vata, që nga dhjetori i vitit të kaluar është duke e ushtruar pozitën e drejtorit sportiv te skuadra elitare belge Mouscron.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë në një intervistë për Gazetën “Zëri” rrëfehet për eksperiencën e re në Belgjikë duke mos e përjashtuar mundësinë që në këtë skuadër të bashkohen futbollistë shqiptarë.

50-vjeçari që si futbollist krahas Shqipërisë, ka luajtur edhe në Francë, Skoci, Gjermani, Qipro e Japoni, i ka komentuar edhe gjasat e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ish-mbrojtësi i lindur në Shkodër flet edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, djalin e tij Rocco që ka vendosur ta përfaqësisë Republikën e Irlandës (grupmoshat e reja) si dhe futbollin e Kosovës që sipas tij është duke përparuar.

Synimet me Mouscronin, talentët shqiptarë, Mërgim Vojvoda

Rudi Vata të cilin të gjithë e mbajnë mend me fanellën me numër 5 në Kombëtaren e Shqipërisë, thotë se synimet e tij janë që te Mouscron të sjellë lojtarë të talentuar me mentalitet fitues.

“Që nga fundi i dhjetorit po punojë te Mouscron dhe qëllimi i ekipit është që ta bëjmë një skuadër solide dhe të mendojmë për stinorin e ri ku planifikojmë që të shkojmë një hap më lart. Detyra e drejtorit sportiv është shumë e rëndësishme, që të rekrutojë lojtarë për të ardhmen. Talentët dhe lojtarëve që pretendojmë t’i sjellim në skuadër, duhen të jenë lojtarë me mentalitetin e duhur. Trajneri që është te ne është gjerman (Bernd Hollerbach) ku prioritet e ka punën dhe disiplinën”, ka deklaruar Rudi Vata të shtunën për Gazetën “Zëri”.

Pjesë e Mouscronit deri në verën e vitit 2019 ka qenë edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, teksa Vata e vlerësuar lart punën e tij. Vojvoda tashmë është pjesë e Standard Lieges që konsiderohet një ndër klubet e mëdha belge.

“Vojvoda ishte këtu. Ai e ka promovuar veten dhe ka ecur. Në fund të dhjetorit e kam parë në ndeshjen e Mouscronit me Standard Liegen dhe ishte lojtari kyç për Standardin. Mouscron ka përfituar financiarisht nga Vojvoda i cili ka kaluar në një klub të madh. Gjithmonë synojmë që të bëjmë një skuadër më solide për të ardhmen dhe lojtarët e secilit nacionalitet, edhe atij shqiptar janë të mirëpritur. Duan kualitet dhe mentalitet të mirë”, theksoi Rudi Vata.

“Kosova e kalon Maqedoninë e Veriut”

26 marsi, dita kur Përfaqësuesja e Kosova e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, po afrohet.

Kosova me fitore eventuale në stadiumin “Toshe Proeski Arena”, përballet në finalen e Ligës së Kombeve me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi nga ku kërkohet një “biletë” për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Rudi Vata beson se Kosova ka gjasa të mira që të kualifikohet në këtë “Euro”. “Kosova e ka potencialin e mjaftueshëm me një staf të mirë dhe mentalitet pozitiv. Kosova e ka një grup të mirë dhe harmoni dhe e japin më të mirën e tyre. Jam i sigurt që Kosova do ta kalojë këtë ndeshje. Edhe në letër Kosova është më mirë se maqedonasit. Edhe uria për fitore është më e madhe te Kosova pasi që janë Përfaqësuese e re dhe tashmë e kanë bërë një emër të mirë në arenën ndërkombëtare”, pohoi Vata.

“Në Kosovë ka mentalitet fitues, e duan futbollin dhe punën, këtë e dëshmon edhe FC Prishtina”

Rudi Vata ndër të tjera tha se është i njoftuar edhe me rrethanat në futbollin e Kosovës.

Vata e kujton finalen e Kupës së Kosovës në edicionin 2015/16 FC Prishtina – Drita ku ishte mysafir në stadiumin e Prishtinës (Fadil Vokrri), në finalen që e fitoi Prishtina me rezultat 2:1.

“Edhe në atë periudhë kam parë që ka pasion, adrenalinë dhe të ardhme. Më ka pëlqyer te Kosova mentaliteti profesional që është shumë më mirë se në Shqipëri. Jam i sigurt se kjo vjen nga ish-shkolla jugosllave që ka qenë ndër më të fortat në Evropë. Ka edhe atje probleme sepse ndikon tranzicioni. Suksesi në Kosovë do të vijë më shpejt se në Shqipëri. Klubi Prishtina ka filluar një proces të fushave stërvitore dhe ka projekte konkrete dhe besoj se ka të ardhme. Kjo vjen falë mentalitet të tyre. Kosova ka të ardhme të mirë”, vlerësoi Rudi Vata.

Kombëtarja shqiptare dhe vendimi që djali i tij të luajë me Kombëtaren e Irlandës

Kombëtarja shqiptare në vitet e fundit nuk i ka realizuar pritjet që i kanë tifozët “kuqezi”.

Shqipëria pas dështimit me trajnerin Christian Panucci, ia ka besuar postin e trajnerit të Kombëtares, italianit tjetër Edi Reja.

“Dy ndeshjet e fundit me Francën dhe Andorrën nuk më lanë shije të mirë. Shqipëria është kombëtare ne tranzicion. Me Islandën nën drejtimin e Rejas kanë luajtur mirë në Elbasan. Kombëtarja është akoma e pastabilizuar. Reja ka punë për të bërë dhe lojtarët kanë probleme me ekipet e tyre. Nëse matet me epokën De Biasi, shkalla e vështirësisë është më e madhe. Shpresojë që Reja të rregullojë bilancet”, tha Rudi Vata.

Në muajt e fundit, Vata dhe djali i tij Rocco (luan me Celtic në Skoci, ku ku luajtur edhe Rudi) ishin bërë lajm

18 komente në “Rrëfimi i Rudi Vatës: Djalit i kam sugjeruar vetë të zgjedhi Irlandën, Kosova do kalojë shpejt Shqipërinë”

    1. Roni says:

      Shpresoj qe Irlanda mos ta grumbulloj djalin tend qe te lepish ne pjaten ku peshtyve!

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Shumë mirë ke bërë ti Rudi që ke zgjedhur për djalin të përfaqësojë Irlandën, është mendimi yt dhe duhet respektuar nga të gjithë ne që mbështesim ngjyrat kuq e zi. .ndërsa ti nga ana jote nuk duhet të shkelësh në dy varka njëkohësisht sepse nuk mundesh të mbash ekuilibrin dhe do biesh në thellësi prandaj respekto atë thënien e popullit :qeni leh atje ku ha. .prandaj shko në Irlandë dhe mund të lehësh sipas qejfit. .

    1. Turi says:

      ORE NJEREZ PO RUDI VATA E NJEHE AMBJETIN E SHQIPERIS ME MIRE NA NE. PO PSE NE TE KISHIM DJALIN DO JA LINIM ARMANDO DUKES MAFJOZIT ME TE MADHE NE BALLKAN E ME GJERE

  2. olsi says:

    o vata o debil, po ik gjej ndonje pune ,se ngele duke dhene intervista si rrumpalle o rrotek

  3. Kacaku says:

    Mos i botoni deklaratat dhe intervistat e ketij dashakeqsit , cmireziut , dhe interesaxhiut . E kujt i qethet dhe kush u interesua se me ke do luaj djali yt ?? Nje trashegimtar bajge me pak …..

  4. Sh. Gurra says:

    E KE FJALËN PËR SHQIPËRINË DARDANE, të kuptoj.
    E para, të përparojë Shqipëria – Shqipëria!

  5. Sh. Gurra says:

    NË KRYEQYTETIN e DARDANËVE:

    1. O bole kosove says:

      Cfare thua kush jane keta dardane ? e di ti o buf i pulave qe nuk kane egzistuar dardanet po ishte shpikja e veremliut udb rugova

  6. Pellazgos says:

    D.m.th zoti Sh.Gurra Dardanet myslimane e kane prejardhjen nga Dhardhanosi i Mithollogjise Greke?
    I biri i Zeusit dhe i Elektres?
    Cfare them edhe une,ju kini Perendi Sulltanin,festonit dhe Nderonit Ate per 500 vjet.
    Kini rreth 50 vjet qe ndroni emrat nga Hamza,Sulejmane,Idriz,Qemal ne Rroco,Elvis,Eduart,V(W)ilson,Madlin,Xhorxh,Elton etj.
    Por mbiemrat i keni turq,nuk i ndryshoni dot kollaj.
    P.sh Ramazani u quajt,Ramadan dhe Ramush por mbiemri Hajredin (Haradinaj)apo Novruz Meta e beri Ilir.

    1. ben says:

      O Pellazgos, boll hengre mut a derezi se do shendoshes shume sa do semuresh pastaj.
      Jo per gje, por po ike per lesh, nuk do gezosh 300 evrot e grekut.

    2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Teper shume je duke lehur ore idiot!

  7. pjeter says:

    Ti o Vat,je nje oportunist i ndyre asgje tjeter.Mire ben qe shef Ç’do gje te mire per vete dhe familjen tate,por te pakten na i kurse ne Shqiptareve Vaten e ndershem,dhe me qellime te mira per futbollin Shqiptar.

  8. tifozi says:

    Kam patur respekt per Vaten, por fakti qe ka keshilluar te birin te luaje per nje skuader tjeter, e ben edhe ate njesoj si legenat e tjere qe tradhetuan vendin e tyre.

  9. O bole kosove says:

    Cfare thua kush jane keta dardane ? e di ti o buf i pulave qe nuk kane egzistuar dardanet po ishte shpikja e veremliut udb rugova

  10. Love Laberi says:

    Po pse o legenat e meros…komentet e mia nuk i publikoni komentet e pellazgut prakqir qe ofendon te ter shqiptaret nuk lini asnje pa botuar? Apo ndosh6ai prakqiri se them une eshte aty mes jush dhe shkruan komente ne emer te pellazgosit..?!!

  11. Edi says:

    Pershendetje dhe shume respekt per ish futbollistin dhe Kapitenin e Kombetares Rudi Vata.

  12. buj says:

    nuk ka faj Rud Vata, ketu po duan te ikin edhe keta qe jane para se te bohen kumbar per Edi Ramen,Duken , Salen, apo president Mutin… nuk ka faj… thjesht nuk ka faj, nuk mund ta fuse djalin ne kete strrofkull maskaresh qe jemi bere ne… ka kush e perfaqson Shqiperine , eshte Lila…miqt e shoket e Dukes kane djem qe luajn futbooll, ata na perfaqsojne… pse cuditeni???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje