Ish-dështimi i Barçës parashikon fundin e Messi-t: Nuk është Ronaldo, portugezi është një përbindësh

8 Shkurt 2020, 19:37Sport TEMA

Sezoni i tij i vetëm te Barcelona nuk ka qenë i paharrueshëm. Dhe Emmanuel Petit duket se nuk e ka gëlltitur kurrë atë dështim në karrierën e tij.

Ish-kampion i botës me Francën në 1998-ën ka folur për mundësinë që Messi të largohet nga Katalonja për t’u transferuar në Premier League.

“Messi nuk është Cristiano Ronaldo”, ka thënë Petit për Paddy Power. Portugezi është një makineri. CR7 është një përbindësh, Messi ka një ose dy vite në dispozicion për të luajtur në nivele të larta”.

“Edhe duke luajtur në krah të lojtarëve të mëdhenj te Barça, nuk do të kishte të njëjtën shpejtësi ose të njëjtën aftësi në shmangien e kundërshtarëve. Jam i sigurt se ai  do të jetë i pari që do të kuptojë se fundi është afër, ndryshe nga portugezi, që ka thënë shpesh se ka dëshirë të luajë deri në moshën 40 vjeç”.

“Messi në Premier? Nuk besoj se do të ishte i përshtatshëm për intensitetin e Anglisë. Nuk i pëlqen kontakti fizik dhe në Spanjë është i mbrojtur”.

“Do të ishte një kënaqësi për tifozët anglezë të shikojnë Messi-n në Premier League, por nuk kuptoj pse një klub si Manchester City, sa për të thënë një, duhet ta blejë në moshën 32 ose 33 vjeç. Nëse City do të kishte dashur ta blinte, do ta kishte provuar disa vite më parë”.

Petiti i ka dietë e qarta edhe në lidhje me krizën e katalanasve. “Messi ka fituar shumë dhe kur shikoj Barçën e 10 viteve më parë, është e qartë se klubi ishte në maksimumin e shkëlqimin në atë kohë”.

“Dhe është normale që pasi është arritur një nivel i tillë, kuptohet se nuk ka asgjë më shumë. Dhe e vetmja gjë që mund të bësh është të zbresësh, sepse nuk mund të qëndrosh përgjithmonë në majë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje