Braktisje dhe tension, Bylisi barazon me Skënderbeun. Kukësi përmbys Laçin

8 Shkurt 2020, 16:07Sport TEMA

Kukësi ia ka dalë të mposhtë skuadrën e Laçit, madje me përmbysje.

Verilindorët triumfuan me shifrat 3-1 dhe morën sërish vendin e parë, duke i çuar një mesazh të qartë Tiranës që për titullin kampion do të kenë punë me ta.

Verilindorët e kishin lojën në kontroll në fillim, por ishte Laçi më konkret dhe Xhika e shpëtoi Kukësin në një rast ku Nwabueze doli i vetëm me të. Kurbinasit morën zemër dhe me nigerianin ia dolën të shënonin golin e avantazhit.

Kukësi u përgjigj direkt dhe Abazaj ia doli të barazonte dhe skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1.

Laçi në të dytën u ndal nga tranversa, kur Deliu ekzekutoi një goditje dënimi nga jashtë zone.

Verilindorët ngulmuan për të kaluar në epërsi dhe ia dolën me Shkurtajn, kurse më pas Ethemi rezultoi edhe të tretin dhe i mbylli llogaritë.

Tension i madh, tërheqje nga fusha dhe në fund paqe. Skënderbeu dhe Bylisi kanë marrë nga një pikë, pasi përballja mes tyre përfundoi në barazim 1-1.

Korçarët kanë pretendimet e tyre për një penallti në pjesën e parë, ndërkohë që Bicaj i mbajti në lojë ballshiotët me një top të hequr në vijën fatale.

Fraksioni i dytë i lojës pati raste nga të dyja krahët. Gjithsesi goli erdhi përmes një penallti. Bregu e fitoi atë, kurse Dita e dërgoi në rrjetë më pas. Miqtë nga Ballshi protestuan për pak minuta, duke e tërhequr ekipin nga fusha.

Ata më pas e rinisën takimin, ndërkohë që ia dolën edhe të barazojnë me sulmuesin Emiliano Mozzone.

Uruguaiani u rrotullua mjaft bukur në zonë dhe e mposhti portierin Koliçi. 1-1, rezultat me të cilin do të mbyllej i gjithë takimi.

1 komente në “Braktisje dhe tension, Bylisi barazon me Skënderbeun. Kukësi përmbys Laçin”

  1. Lelo says:

    Kjo e korces ishte penallti per portokalli. Penalltite e dukes duhet ti quajm. E duam ne te bejm hajer ne futboll. kta arbitra qe sbejn as per ndeshje koperativash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje