Partizani gjen fitoren e dytë radhazi. Luftëtari shokon Teutën

8 Shkurt 2020, 19:07Sport TEMA

Partizani ka bërë detyrën sot duke marr fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi mundi 2-0 Flamurtarin, por nuk ka qenë një fitore edhe aq e thjeshtë të të kuqve, edhe pse dominuan sfidën.

Ata kishin dominim territorial ndaj skuadrës vlonjate, por e kishin të vështirë që të gjenin hapësira për të shënuar para Moçkës.

U desh një penallti e diskutueshme e fituar nga Solomon që skuadra e Partizanit të hapte serinë e golave me Çinarin, ndërsa më pas Trashi tregoi se nuk e ka harruar nuhatjen para portës edhe pse luan si mbrojtës, duke vulosur shifrat 2-0.

Partizani ngjitet në vendin e tretë dhe në këto momente duket si rivali i vetëm për dyshen e kreut, ndërsa Flamurtari vazhdon të lëngojë në fundin e klasifikimit që duket i pashmangshëm deri në mbyllje të sezonit.

Teutës nuk i mjaftoi ai gol të dyshimtë të Gomes që në minutën e 14-të të sfidës. Vila bëri një goditje të shkëlqyer me roveshatë, por topi i tij u ndal nga shtylla.

Pasi u kthye topi, Gomes shënoi me portën e boshatisur, por pozicioni i tij ishte i dyshimtë.

Megjithatë, Luftëtari nuk u dorëzua dhe në sekondat e fundit, arriti të barazojë. Ishte Greslid Lika ai që shënoi në minutën e 90-të, për t’i dhënë një pikë bluzinjve.

1 komente në “Partizani gjen fitoren e dytë radhazi. Luftëtari shokon Teutën”

  1. Lelo says:

    Prap goli durrsit si penalltia korces. Arbitrat e dukes, kancerit te futbollit.
    Leji o bq ekipet te luajn, ta fitoj kush ta fitoj me merit. Goli durrsit 10 Metra offside vec arbitri se pa dhe…. Duka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje