Lecce shtang Napolin në “San Paolo”

9 Shkurt 2020, 17:15Sport TEMA

U mendua se Napoli i dha fund krizës, por sot mori një “shuplakë” të hidhur nga Lecce në shtëpi. Miqtë fituan 2-3 dhe u larguan me tre pikë të arta.

Lapadula shënoi dy gola (i pari pas një gafe të Ospinës), ndërsa Marco Mancosu realizoi golin më të bukur të fundjavës. Rrjetat e Milik dhe Callejon nuk i shërbyen ekipit të Gattusos, që rikthehet te humbja pas tre rezultateve pozitive. Elseid Hysaj nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje.

Genoa siguroi një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën. Skuadra më e vjetër në Itali mposhti 1-0 në shtëpi Cagliarin.

Goran Pandev ishte heroi i vendasve me golin e shënuar në fundin e pjesës së parë. Afër suksesit ishte edhe Brescia, por një gol i De Paul në minutat shtesë vulosi barazimin 1-1.

“Dallëndyshet” kishin kaluar në avantazh në minutën e 81-të. Bisoli ishte autori i golit, teksa përfitoi nga një gafe të mbrojtjes mike. Emanuele Ndoj e pa sfidën nga stoli dhe nuk u preferua nga trajneri i ri, Diego Lopez. Në drekë u luajt edhe sfida Spal-Sassuolo, duel që u mbyll me fitoren 1-2 të ekipit mik.

4 komente në “Lecce shtang Napolin në “San Paolo””

  1. Linda says:

    e vërteta është kështu gazekar:
    Napoli shet/e trukon ndeshjen
    dhe merr paratë
    kjo botë ka marrë fund
    nuk gjen asnjë të vërtetë

  2. Linda says:

    e vërteta është kështu gazekar:
    Napoli shet/e trukon ndeshjen
    dhe merr paratë
    kjo botë ka marrë fund
    nuk gjen asnjë të vërtetë
    edhe budallenjtë që mbushin stadiumet

  3. vlonjati says:

    tani të besojmë që do da rrahë dhe flamurtari

  4. vlonjati says:

    tani të besojmë që do da rrahë dhe flamurtari
    …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje