Pak ditë pas lirimit, Vladimir Gjuta kapet me pistoletë dhe 120 mijë euro pranë selisë së PS-së

10 Shkurt 2020, 10:30Politika TEMA
Pak ditë pas lirimit, Vladimir Gjuta kapet me pistoletë dhe 120

Policia e Tiranës ka shoqëruar sërish Vladimir Gjutën, i cili u lirua pesë ditë më parë.

Mësohet se shoqërimi i tij është bërë pranë selisë së Partisë Socialiste, në Tiranë, ku po zhvillohej mbledhja e kryesisë së kësaj partie. Kjo pasi Gjuta kishte me vete një armë, ndërsa në selinë rozë, kryeministri Edi Rama ishte duke zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së PS.

Menjëherë ka ndërhyrë Garda për ta neutralizuar Gjutën, deri në momentin kur kanë mbërritur policët dhe e kanë shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë, mësohet se Gjuta pas ndalimit ka thënë se ndodhej aty për një transaksion financiar.

Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro.

“E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove”, mësohet të jetë shprehur ai.

Vladimir Gjuta u lirua nga paraburgimi pesë ditë më parë, më 5 shkurt.

Nga tritoli tek farmacia e babait të Saimir Tahirit, tek rrahja e kushëririt

Emri i Vladimir Gjutës nuk është krejtësisht i panjohur për publikun. Në qershor të 2015 ai u arrestua në tunelin e Kalimashit pasi akuzohej se ishte autori i shpërthimit me tritol në farmacinë e Bashkim Tahirit, babai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Shpërthimi kishte ndodhur më 10 shkurt të 2015, ndërsa veç tij, Gjuta akuzohej edhe për mesazh kanosëse që kishte dërguar në telefonin e ish-ministrit të Brendshëm. Ai u arrestua nga forcat RENEA në hyrje të tunelit të Kalimashit.

Në momentin e arrestimit, Gjuta ishte duke udhëtuar drejt qytetit të Kukësit me një automjet tip “Opel” me targa Kosove dhe ndodhej nën shoqërinë e një shtetasi nga Kosova. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia tha në atë kohë se Gjuta ishte nën vëzhgim prej disa javësh dhe se ishin zbuluar lëvizjet e tij. Uniformat blu ishin vënë në dijeni se Vladimir Gjuta do të udhëtonte nga Tirana drejt Kukësit me një makinë tip “Opel”, ngjyrë gri me targa të Kosovës si pasagjer, pasi automjeti drejtohej nga një 32-vjeçar nga Prizreni.

Pas marrjes së këtij informacioni, forcat speciale bllokuan hyrje-daljet e tunelit të Kalimashit për afro një orë e gjysmë. RENEA fiku dritat e tunelit dhe sistemin e ajrimit dhe bllokoi menjëherë hyrje-daljet. Në momentin që Gjuta ka hyrë në tunel, ai ka rënë në prangat e policisë.

Gjatë arrestimit, Gjuta është përpjekur të maskohet duke vënë në kokë një paruke të zezë. Policia tha se kishte sekuestruar 6 celularë dhe një sasi parash. Policia ishte e bindur se Vladimir Gjuta ishte autori i shpërthimit me tritol në biznesin e të atit të Saimir Tahirit. Mekanizmi shpërthyes u aktivizua përmes një telefonate.

Policia tha se telefonata është kryer pikërisht nga Vladimir Gjuta, që menjëherë pas shpërthimit ka hequr nga telefoni kartën “SIM” dhe ka shkatërruar atë. Por, policia deklaroi se ai kishte bërë një gabim, pasi pak pas shpërthimit ka vendosur një tjetër kartë “SIM” në të njëjtin telefon nga ku kreu telefonatën që aktivizoi lëndën plasëse.

Duke lidhur dy numrat në fjalë me numrin unika të identifikimit të telefonave (IMEI), Prokuroria tha para gjykatës së është e provuar që personi që ka kryer shpërthimin është Vladimir Gjuta.

Pas thuajse një vit në paraburgim, Vladimir Gjuta fitoi lirinë, pasi në prill të 2016, gjykata arriti në përfundimin se nuk mund të provohej me fakte përtej dyshimit të arsyeshëm që ishte pikërisht ai autori i shpërthimit në farmacinë e Bashkim Tahirit. Akuzat e rënda të ngritura kundër tij, si “kryerja e akteve terroriste”, apo “pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale” u rrëzuan dhe Gjuta u dënua vetëm për kanosje ndaj gjyqtarit me 7 muaj burg, kohë që e kishte shlyer në paraburgim.

Pak javë pasi u lirua, ai arrestohet sërish, këtë herë policia tha se Gjuta ishte denoncuar nga familjarët e tij. Sipas policisë, babai e akuzoi për dhunë dhe hodhi dyshime se gjatë kohës që ka qenë në paraburgim si i dyshuar për tritolin në farmacinë e Bashkim Tahirit, ai ka shfaqur çrregullime mendore. Megjithatë, vetë babai i Vladimir Gjutës doli publikisht dhe mohoi se ndaj tij është ushtruar dhunë.

Pas një periudhe qetësie, emri i Vladimir Gjutës doli sërish në media, këtë herë i akuzuar për goditjen me çekiç të kushëririt të tij, në një ngjarje të ndodhur në ditët e para të 2020. Mjekësia ligjore përcaktoi se plagosja ishte e lehtë, ndërsa vetë i dëmtuari u tërhoq nga denoncimi dhe më 5 shkurt, Vladimir Gjuta u la i lirë.

11 komente në “Pak ditë pas lirimit, Vladimir Gjuta kapet me pistoletë dhe 120 mijë euro pranë selisë së PS-së”

  1. Eri says:

    Nuk e paska drejtuar burgu.

  2. xyz says:

    Se mos na i gjen gjëkafshë Erjon Braçen me shokë?

  3. vlora says:

    I gjeni vendin.SHteti per te pabindurit ka ngritur burgje per te luajtur cmendina .Pyetje :ku e ka vendin ky?

  4. Kete here nese e nxjerrin pa nje 10 a 15 vite ne biruce, do kemi te bejme me nje Sistem Drejtesie filo Berisha 100%, sepse ky person dhe familjare te tij si ne Shqiperi e Jashte Shtetit, jane te veteshpallur “Kamikaze” per interese te familjes Berisha dhe sidomos Shkelzenit… Sot nuk ishte rastesisht aty ky KRIMINEL e fis kriminelesh, sepse kishte marre parate (mbi 100-mije EURO) per veprim me pistoleten plot, ndaj SHTETIT.

  5. Turja says:

    Liroeni prap ! Keta nuk pyesin er burun ,ndaj çojeni direkt ne metalurgjik !Vetem keshtu pastrohet ky vend tashme ku tashme ia kemi kaluar edhe koloniziatoreve qe na dhuruan kete demo kra ci!Ndoshta per kete vonohet edhe toto likja te kthehet ne atdhe sa te kryente kjo vemje ndonje mision ku 120 000 eurot do kene qene kesti i pare!

  6. Nard katundari says:

    ja misherimi i thenjes se krerve te PD-se se Rama mund te largohet vetem po e vrame se me vota nuk e rrezojme dot.

    d

  7. rexha 10 says:

    DOMETHENE POLICIA E KERKON KUSHE E DI SE KU ,DHE KY ZOTRIA PA I TREMBUR SYRI FUTET NE STROFULLEN E MADHE TEKE GAZERMA E PARTISE PER TU MARRE NEN RUAJTJEN E PARTISE. A E KUPTONI SE ME C’FARE SHTETI TE KCK ,APO OFL KEMI TE BEJME.
    BENI NJE PYETJE RAMUSHIT SEPSE ME DUKET SE DICKA KA PER TE LARE BORXHIN E KETIJE ZOTRISE.NE MOSE RAMA ,ATA QEVERITARE TE RIPJELLJES.MA MERE MENDJA SE KETU KA NJE KONFLIKTE INTERESI QE JANE TE LIDHUR ME NJERZE TE PARTISE ME DEPUTETET ,APO MINISTRA TE TE NJEJTES PARTI QE PO DREJTON SHTETIN E BANDAVE. NUKE E DINIM QE PARTIA NA PASKA NJE BURGE KU REABILITON KETA NJERZE PER TI BERE TE VLEFSHEM PER SHOQERINE PO ME PISTOLETE NE DORE. SA PERPARA KEMI ECUR.

  8. Qerosi Mere says:

    Shume pak e kane paguar per te hequr nje mut qe I ka vene ere te gjithe Ballkanit.

  9. demo says:

    Me mire mos e kishit kapur.

  10. demo says:

    Me mire mos e kishit kapur.,

  11. Redi says:

    Prap do dalin ky per nja 5 dite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje