OFL kërkesë Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit: Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh

12 Shkurt 2020, 11:13Kronika TEMA

Ditën e sotme Operacioni i  Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit.

Dritan Dajti është një emër shumë i njohur në botën e krimit, pasi ai është autorë i vrasjes së 4 policëve në Durrës më 7 gusht të vitit 2009.

Ai është në burg i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Nga ana tjetër, një emër jo pak i njohur është edhe Xhevdet Troplini. Ai i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Troplini njihet ndryshe me pseudonimin “Poja”, në pronësi të së cilit janë disa biznese, mes tyre edhe lokalin në parkingun e të cilit u rrëmbye Gazmir Collaku.

Deklarata e plotë e policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: 

– D. D., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”;

– Xh. T, me banim në Durrës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. 

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. (TemA)

1 komente në “OFL kërkesë Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit: Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh”

  1. Kalec Dega says:

    …NGA BURGU? LOL

    ne cfare ligji thuhet ‘brenda 24 oreve’?
    =
    Po ti kerkohet edhe Rames e Metes , ata do mbidhnin Parlamentin dhe do votonin per 24 ore ose ‘never”, lol!
    Tema me argeton me knac shume me keto shkrime, ju falenderoj, ,
    aurevoir!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje