Burimi: ResPublica
Shumëkush ka udhëtuar në aksin Çarshovë-Përmet. Ai që vjen nga jashtë admiron natyrën, ai që njeh zonën e ndjen së brendshmi rrënimin e saj, ai që njeh historinë mbetet vetëm të shprehë keqardhjen sesi një zonë që i dha kaq shumë krijimit të shtetit është katandisur në pikë të hallit.
Një kronikë e RTSH-së na jep pamjet e rrugës së cilës i ka dalë edhe kalldrëmi siç raporton gazetari Anastas Naqe.
Është të ulërasësh teksa sheh një zonë kaq piktoreske, me histori të vërtetë shqiptarie, me tradita që duhen çmuar, të injorohet nga një qeveri hajdutësh dhe batakçinjsh që nuk la fasadë pa llangosur me shijet e veta dhe kullë pa ngritur.
E vërtetë që zona është braktisur nga banorët, por interesi turistik për të nuk mungon. Si çdo e keqe që e ka një të mirë edhe kjo mungesë ka një anë pozitive: mungesa e rrugës është shpresa e vetme që zona të mbetet e paprekur.
Përndryshe mjerë Vjosa ç’do t’i shohin sytë! Mjerë Çarshova dhe Përmeti se çfarë do heqin nga dorëgjatët e Tiranës!
Tregojnë se në Kolonjë ka pas jetuar në vitet ’30 një plak i njohur që nga Pavarësia që thoshte shpesh: Mos i mbyllni dyert me katinarë se hajdutët janë mbledhur të gjithë në Tiranë!
Ndaj hiq e mos e këput me këtë rrugë sesa të mësyhet nga projektet e shkëlqyera të urbanizimit psikiatrik të Tiranës.
Rilindje e qelbur
Shteti rrob kir i Rucit dhe Rames lol
Shteti me moterqi ne bote te gjith bashke PS E PD duan burgun hajdutet e poshter
Dmth Osmanet paskan bere rruge deri ne maje te malit. Dhe Enveri pasi shkaterroj cdo gje nga periudha osmane per te marre cdo lloj atributi per vete. Tha osmanet nuk ndertuan asgje. Ka shume prej brezit te kohes Enverit qe kete sapun e kane henger per djathe.
Ky eshte shperblimi dhe mirenjohja e atyre qe bene shqiperine e shqipen. Nga gjirokastra permet, leskovik erseke e korce eshte rruga plotesisht e amortizuar. Kjo i kalon caqet e antishqiptarizmes.
Kadiu per parane shet edhe t’ane
Ja di kimene parase
Denis,mbase rruge s’ka bere( edhe pse dihet qe ka bere),po ato 500 fabrika,kush i hapi? Po ato keneta e moqale( qe ti do te qelbeshe) kush i thau qe u perfituan 600 mije ha toke? Apo kjo te duket si diçka imagjinare. Po,vertet e tille duket,sepse kane kaluar shume vjet dhe ju akoma nuk i zhduket. Kane mbet edhe ca hidrocentrale edhe ca e ca..!
Do presim edhe nja 20 vjet e pastaj nuk do mbetet ne Shqiperi as 1 milion frymè,nga 3.6 qe u arrit ne kohen e merhumit. Tani del pyetja jo si te zhvillihemi ,po si ti mbijetojme zhdukjes se rraces me te vjeter te Europes.