FOTOT/ Ishte “qyteti i çative të kuqe”: 100 vjet kryeqytet, nga Tirana që s'është më sot

11 Shkurt 2020, 21:15Sociale TEMA
FOTOT/ Ishte “qyteti i çative të kuqe”: 100 vjet

Fotografi i njohur Roland Tasho ka publikuar në profilin e tij në Facebook një foto të Tiranës.

“Tirana, ish qyteti i çative të kuqe, i ajrit te paster, i ujit me te mire, i njerëzve bujarë e mikprites sot ka ditelindjen. Fatkeqesisht kjo Tirane nuk eshte me por sot thuhet gezuar ditelindjen qyteti me i bukur”, shkruan Tasho.

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920.

Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.

Para reformës administrative të 2014, sipërfaqja e qytetit të Tiranës ishte rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit ishte 1288 km² dhe përfshinte katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra. Pas reformës administrative bashkia e Tiranës u zgjerua në rreth 1,110 km² ndërkohë që rrethet si njesi administrative u shkrinë.

Tirana gjithashtu është pjesë e qarkut të Tiranës që ka një sipërfaqe prej 1,652 km² dhe përfshin pesë bashki : Tiranën, Kamzën, Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinën.

Më poshtë poi u sjellim disa foto të Tiranës që nuk është më, e cila tashmë ia ka lënë vendin pallateve dhe kullave të shumta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje