Një ligj i ri i kaluar në Kongres pritet t’i japë formë të re gjeopolitikës amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Europë. Edhe pse të ndarë, deputetët në Dhomën e Ulët ia dolën të bashkojnë votat e mjaftueshme për të ndihmuar “Exxon Mobil”.
Gjatë periudhës së pauzës parlamentare, ligjvënësit amerikanë arritën një marrëveshje të diskutueshme për tubacionin e gazit në Mesdheun lindor.
Teksti legjislativ pasqyron një projektligj që ka qarkulluar në Kongres gjatë vitit të kaluar dhe premton një sërë ndihmash amerikane për zhvillimin e burimeve të gazit natyror në brigjet e Izraelit dhe Qipros, përfshirë mbështetjen për ndërtimin e tubacioneve dhe terminaleve të Gazit Natyror të Lëngshëm (GNL) dhe krijimin e Qendrës së përbashkët të Energjisë Mesdhetare Lindore dhe Shteteve të Bashkuara në rajon, që do të drejtohet nga Departamenti amerikan i Energjisë.
Nxitja që shkaktoi zbulimi i Exxon Mobil
Lëvizja e shpejtë politike në Kapitol Hill erdhi vetëm disa muaj pasi Exxon Mobil njoftoi një nga zbulimet më të mëdha të fushës së gazit në vitet e fundit në brigjet e Qipros, shkurtin e kaluar – e fundit në një seri zbulimesh të reja në rajon gjatë dekadës së fundit.
Në vitin 2013, Instituti Hudson ishte institucioni i parë i madh që i bëri thirrje SHBA-ve që të sigurojnë ndihmë ushtarake për Qipron dhe të promovojnë zhvillimin e zbulimeve të reja të gazit në rajon. Një vit më pas, Instituti Hudson publikoi një raport të gjatë përcjellës për këtë çështje, sipas të cilit Exxon Mobil i jepte një donacion prej 15 000 dollarësh ekspertëve të skuadrës think-tank. Seth Cropsey, një zyrtar i lartë i Pentagonit për administratat Reagan dhe George H.W. Bush ka qenë drejtuesi kryesor i të dy raporteve.
Zbulimet e reja të gazit shkaktuan rritjen e koordinimit midis Izraelit, Greqisë dhe Qipros.
Në Europë është e njohur polemika Qipro-Turqi mbi shpimet për gazin natyror. Qipro është nën presionin në rritje të Turqisë, e cila kundërshton zhvillimin e fushave të reja të gazit në brigjet e diskutueshme të shtetit ishull dhe ka përdorur marinën e saj për të kërcënuar anijet që kryejnë shpime.
Shqipëria, pikë kyçe?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hulumtojnë potencialin e penetrimit dhe aplikimit të Gazit të Lëngshëm Natyror (GNL) në Europën Qendrore dhe Lindore, pjesë e të cilit mund të bëhet edhe Shqipëria. Në një intervistë dhënë revistës “Monitor” disa ditë më parë, sapo mbërriti në Tiranë, nënsekretari i SHBA për Energjinë nga Fosilet, Steven Winberg tha se ekziston potenciali që Shqipëria të jetë një qendër hyrëse e gazit.
“Mendoj që ekziston potenciali për të qenë një qendër. Transporti i GNL do të jetë patjetër nga deti. Më pas pyetja është: a do të ndërtojë Shqipëria apo një vend tjetër në rajon një terminal importi, ai që e quajmë terminal rigazifikimi. Sepse GNL vjen në gjendje të lëngshme të ftohtë dhe më pas duhet ngrohur për t’u shndërruar mbrapsht në gaz natyror. Mund të bëhet. Një tjetër mundësi, në vend që të ngrihet gjithë ajo infrastrukturë në fillim, është që të ngrihet një gazsjellës virtual. Pra, sjellim GNL, e vendosim në kontenierë të më të vegjël që mund të transportohen me kamionë apo hekurudhë aty ku është kërkesa e tregut. Pra, teksa ndërton këtë kërkesë tregu, pas tyre vijnë tubacionet sepse ndoshta ka më shumë kuptim ekonomikisht se sa ta ndërtosh tubacionin që në fillim. Pra, mendoj që është një operacion me dy a tre faza këtu, që për ne duket shumë tërheqës dhe besoj duket tërheqës së pari për Shqipërinë, por edhe për rajonin më gjerë”, është shprehur ai në intervistë.
I pyetur për mundësinë e përdorimit të termocantralit të Vlorës në funksion të kësaj ideje, Winberg është shprehur se kjo është një mundësi.
“Termocentrali i Vlorës? Jam në dijeni. Kemi zhvilluar tashmë disa diskutime për të dhe mendoj se ndoshta mund të ishte ajo spiranca për të ndërtuar atë që më herët e quajta gazsjellësi virtual. Shndërrimi i atij termocentrali në gaz natyror, riparimi ose përditësimi i disa sistemeve të centralit, dhe më pas ardhja e GNL në kontenierë për ta furnizuar centralin – me përditësimet e duhura – do të ishte një nga centralet më eficientë, më të pastër në Evropë”, është shprehur ai.
Penetrimi i gazit të lëngshëm LNG në tregun shqiptar si dhe përdorimi i tij për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, ndërtimi i depozitave apo dhe i një terminali për LNG në të ardhmen, që do t’a bënte Shqipërinë një pikë të shkëlqyer shpërndarje për sasitë e eksportuara të LNG nga SHBA kanë qenë tema që janë diskutuar edhe gjatë vizitës së ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, me zyrtarë të lartë të Departamentit të Energjisë në SHBA, në fund të javës që u mbyll.
Burimi: TvT.al
A ka pyetur dikush per cmimet…???Eshte nje pyetje e thjeshte qe e ben cdo dite cdo njeri qe shkon te bleje dicka….Ne se amerikanet kerkojne te konkurojne rrjete e tjera te gazit,le te hidhen se pari ne investime ….Sepse te besh ,,politike te madhe,,ne kurriz te varferise se shqiptareve eshte e pa pranueshme.Kur Gjermania,Franca,Italia dhe vendet e pasura industriale preferojne rruget e gazit normal me cmime me te favoreshme,si ka mundesi qe ne nuk kopjojme ATA,AQ me teper qe kerkojme te futemi ne BE…????.
Ja dhe filo-turqit Arnaut e nxoren koken e gjarprit (pak si me lezet).
###
Hanemia me siper me emrin Grek Olimbi (qe te humbi gjurmet) e shqeteson cmimi, haron qe konkurenca eshte vet-regullim i cmimit, shyqyr te kemi jo nje burim por dhjetra (se kjo rit automatikist konkurencen)
###
Qafiri me posht, eshte me trapi … hedh posht projektin Amerikan te Exon Mobil per nga Shqiperia vetem e vetem qe furnizon Europen. E shqetesojne me sa duket parat e Europes.
Çmimet do jene per te konkuruar rusine dhe siguruar varesine e europes ne nje vend siç eshte shqiperia. Pak a shume siç eshte izraeli suguruesi i naftes per perëndimin.
Nuk eshte kaq thjesht sa e bej une, por nuk kam nge ti bie gjate. Ti trego skepticizem se ska gje te keqe, por mos i mbyll syte dhe ti biesh me shqelm te mires qe te troket ne dere.
humori ne Tema na mbushi me gaz, lol
Lereni more BE, ku kurre sdo ju qasin, por kapuni fort pas projekteve amerikane.
Kam gati 20 vjet qe punoj ne nje kantier ndertimi anijesh te reja ketu ne Usa oil tankers dhe container ships.GNL tankers jane gjenerata tjeter e tankerave,leverdia ekonomoike e GNL e pallogaritshme,kerkon invenstime jo te vogla,nje disipline teknike absolute duke ditur rrezikshmerine e Gnl.Mbi te gjitha nje rend dhe siguri te plote.Kjo eshte e ardhmja e shperndarjes se gazit natyror te lengezuar duke konkuruar invensitmet ne shperndarje me tubacione si TAP.
Flm , me vjen keq per injorancen tende….Une,si shumica derrmuese e shqiptareve ,deshiroj qe te behet zgjedhja me e favoreshme ne favor te vendit tim.Mjaft me me idiotizma politike .Bota moderne eshte pragmatike ,llogarit interesat .Ne jemi teper te vegjel per tu marre me ,,strategji,,si dikur..