Gazetarja shqiptare këshilla meshkujve: Ja gjërat më të rëndësishme në shtrat për të "çmendur" një femër

9 Shkurt 2020, 21:15Sociale TEMA

Nga Zhaklin Lekatari 

Burrat dhe gratë janë të ndryshëm dhe ndonëse unë kam respekt vetëm për pak ekzemplarë nga kjo gjini , vazhdoj me tentativat e kota për t’i kuptuar. Për këtë arsye nuk më qëndron si i rënë nga qielli obsesioni i tyre për madhësinë e penisit, i cili pjesën me të madhe të kohës ndodhet brenda pantallonave.

E kam thënë me mijëra herë, që nuk ka xhel, pompë apo formulë sekrete që zmadhon penisin. Operacioni plastik e zgjat atë vetëm për disa cm ( shumë të parëndësishëm) dhe në fund të ditës  ai ka rrezikshmërinë e vet. Prandaj të dashur djema, mbushni mend, ka shumë gjëra të tjera të rëndësishme që duhet të keni, përpos madhësisë së penisit që ruani sikur ta keni sy.

Higjena

Higjena juaj, era juaj, kujdesi që tregoni për veten kanë rëndësi. Ato thonjtë mundësisht të jenë të prerë dhe mos e rrisni më atë thojin te gishti i vogël. Ça dreqin është, lugë portatile ?

Kontakti me sy

Sepse bisedat e rëndësishme bëhen duke u parë në sy, jo duke parë poshtë brezit se çfarë ka.

Muzika që dëgjon

Jo më kot thonë që njerëzit që të tregojnë muzikë të re, janë të rëndësishëm.  Muzika është elementi që iu bashkon apo ndan. Nëse je fans i Noizyt apo muzikës tallava, turbo-folk e kshu me rradhë, madhësia e penisit tënd nuk do përmirësojë situatën.

Veshja apo pantallonat

Nëse koordinon xhupin e kuq me atletet e kuqe, ose ke pantallonat tepër te ngushta do të thotë që ende nuk di të blesh për veten si adult. Kjo është shumë me keq se një mikropenis.

Mendimi kritik, opinion, besimi fetar e politik

Je feminist, PD, LSI, PS, Elvis Naçi ? Të gjitha këto janë çështje të rëndësishme, sepse me penis nuk votojmë dot.

Sa të dëgjon, kupton

Penisi nuk ka veshë. Edhe nëse do kishte nuk mendoj që do të kuptonin mjaftueshëm.

Aftësia në komunikim

Është i aftë të komunikojë, të përgjigjet kur ke nevojë ? Një penis nuk flet dot në telefon.  Po me miqtë e tu ? Është i komunikueshëm, gjen një gjuhë të përbashkët? Jo për gjë por ata do gjykojnë sjelljen dhe jo xhevahiret e familjes.

Çfarë mendon ai për feminizmin dhe barazinë gjinore

Patjetër që çdo djalë është i mirëpritur të dijë më shumë rreth barazisë gjinore, por nëse është tashmë një projekt i përfunduar, kjo e bën të parëndësishme madhësinë e penisit të tij.

Sa i mirë është në dhurimin e orgazmave

E di që të gjithë mendoni që dhurimi i orgazmave varet nga madhësia e penisit. Por, nuk është kështu.(tabu.al)

16 komente në “Gazetarja shqiptare këshilla meshkujve: Ja gjërat më të rëndësishme në shtrat për të “çmendur” një femër”

  1. rripitipitytytyrripity says:

    Ti ske nevoje me te “cmen” se je already e “cmenme”.

    1. Suksese te metejshme says:

      Zhaklin e dashur! Fole shume kundra penisit por ne fakt ne cdo paragraf qe shkruajte fjalen penis nuk e le pa e permendur… jam shume i bindor qe me cdo mashkull qe llafosesh mendjen te penisi i tij e ke. Te vafte penisi ne gryke ishalla…

    2. Njona says:

      Kjo duket Si butch. Lesbike burr.

  2. rripitipitytytyrripity says:

    Ti ske nevoje me te “cmen” se je already e “cmenme”..

  3. rripitipitytytyrripity says:

    Ti ske nevoje me te “cmen” se je already e “cmenme”…

  4. Kultur ,
    sex,
    erotik,
    keshilla ,
    #
    te kendeshme per nji shoqeri aspak te tille ,
    qe e ka shume te nevojeshme te njohi sexin e vertete
    dhe Autoria e mirejohur ju afron ate asistence e kulture seksuale .
    Ndiqeni me rrespekt e perfitoni .
    Rrespekt …

  5. Franz Kafka says:

    Duket sikur me shume kerkon ti mbushesh mendjen vetes se madhesia e penisit nuk ka rendesi

  6. – mendjen e kam vetem ke “ajo “…

    – s’di si t’ja bej ,
    ( sto male ? )

  7. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    ere korraku turkoshak,nuk ka sapun apo parfum qe ta largoi……………gezuar ramazonin!

  8. Genta says:

    Moj Zhakline mos u mendo gjate po gjej nje burre te mire e ba martese me avokat Sergjio Mazreku te maresh vesh se cfare eshte seksi I vertete. Serxhi ka ngopur dynjane mos te nope ty dhe lali Erin!

    1. Ilir says:

      Po pse direkt te martesa?! Kjo vajza nuk me duket tip… martese, pastaj njeriu mund te bashkjetoje. Ka lene pa permendur ekonomine, qe per mendimin tim, ka rendesi aq sa te siguroje nje minimum per te plotesuar nevojat per pavaresi, jo luks por aq sa mos me qene pabuks.

  9. Tirona says:

    Viagra dhe aroma e trupit ose pak parfum te lehte dhe do te kaloni nje seks te gjate, te forte dhe te bukur….?

  10. Ka shume te drejte autorja. Kultura dhe Pastertija jane paresore ne SEX.

  11. Shkodrani says:

    Kjo po mundohet me thanë që çdo gjë tjetër ka më shumë randsi se penisi. Por harron që pa penis (edhe mikroskopik të jetë) nuk ka seks mes dy sekseve të ndryshëm. kjo puna e pasioneve, pastërtisë, etj. etj. asht relative. E di Zhaklina sa femna ka që ju vjen era djersë ktu e n’baçallek, që i pëlqen tallavaja, që …lagen kur shofin një mashkull me lugë portatile. Prandaj pikëpamja jote nuk asht pikëpamja e të gjithëve…sidomos kur bahet fjalë për k.r&p.ll.

  12. TR says:

    SHQIPETARET , FEMRA DHE MESHKUJ ,HIGJENA ESHTE NR 1 . 2x ne DITE DUSH. 3x ne DITE LARJA E DHEMBEVE . DHE SA ME SHUME DEODORANT , PARFUM .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje