Sinan Hoxha dhe Bujar Çiçi tregojnë zhgënjimin nga Basha: Të kishin punuar një çik sa ka punuar Veliaj

8 Shkurt 2020, 12:19Sociale TEMA

Dy këngëtarët e njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme Sinan Hoxha dhe Bujar Çiçi kanë treguar zhgënjimin e tyre nga PD dhe Lulzim Basha.

Teksa morën pjesë në takimin që kryebashkiaku Veliaj zhvilloi me yjet e muzikës popullore që do performojnë mbrëmjen e 11 shkurtit me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Sinan Hoxha theksoi se ndonëse familje e djathtë, nëse kryebashkiaku i mëparshëm do të kishte punuar sado pak sa Veliaj, Tirana do të ishte shumë më përpara.

Ndërsa këngëtari Bujar Çiçi rrëfeu dramën e familjes së tij, ku për 25 vjet i ati dergjej burgjeve të regjimit komunist. Ai theksoi se ndonëse familje e persekutuar dhe ka votuar për të djathtën, këstet e dëmshëprblimit për burgun politik familja e tij i mori gjatë kohës që Veliaj ishte Ministër i Mirëqenies Sociale ku bëri edhe ligjin e ri.

Sinan Sinan Hoxha: Përfundimi është që …

Veliaj: Kemi 100 vjet të tjera me u ftillu… (qeshin)

Sinan Hoxha: Jo, s’ka rëndësi fare se jemi tek Erioni, derisa nxorrëm raki e bëmë shumë familjare

Sinan Hoxha: Nuk ka lidhje se jemi tek ty por me thënë të drejtën, dikur familja ime ka qenë e persekutuar, ka qenë pak e djathtë

Veliaj: Po të gjithë janë persekutuar, më thuaj kush në komunizëm nuk ishte persekutuar?!

Sinan Hoxha: Me thënë të drejtën, të kishin punuar fare pak sa ka punuar ky do ishte shumë më përpara Tirana e shkretë, se janë gjynah, se nuk bëhet fjalë për ne, 10 njerëz që i kemi mundësitë, profesioni….

Bujar Çiçi : Është ajo që tha Erioni, që të mos pyesë a është i majtë apo i djathtë. Me u kap ashtu pastaj, unë jam rritur jetim me babë gjallë, 25 vjet në burg.

Veliaj: Po, patjetër. Kur isha unë atëherë tek Ministria, gjëja e parë që do bëjmë, do paguajmë shtatë këstet e të përndjekurve dhe më takonin njerëzit kështu, s’e kisha menduar kurrë, do vinte një socialist dhe do na jepte lekët që s’na i dha partia jonë. Unë i thoja: A thotë ligji që duhen dhënë?

Bujar Çiçi : Dy herë i kam marrë unë, me ty dhe me kryeministrin.

Veliaj: Po…

Bujar Çiçi : Njëherë e kam marrë me të, e kupton çfarë them?!

Veliaj: Të  kuptova

Bujar Çiçi : Që i kam hudh edhe votën…

Veliaj: Tani, detyrimi është detyrim. Ç’rëndësi ka kush është në pushtet, mor vëlla? A thotë ligji që duhet bërë? Bëje!

Bujar Çiçi : Mua më ke bërë punë…

1 komente në “Sinan Hoxha dhe Bujar Çiçi tregojnë zhgënjimin nga Basha: Të kishin punuar një çik sa ka punuar Veliaj”

  1. Bimi says:

    Sinan Hoxha eshte Youtube star i muzikes shqiptare. Degjohet nga shqiptaret dhe te huaj. Nuk e di a ka plane te vije te japi nje koncert ne Ameriken e Veriut. Persa i perket komenteve padyshim nese dikush punon nuk ka rendesi nese eshte i “majte” ose i “djathte”. Ne Shqiperi nuk ka te majte dhe te djathte sepse Socialistet akuzohen si parti e Oligarkeve pra i bie te jene ekstrem i djathte ndersa PD flet per rol me te madh te qeverise ne jeten e vendit (qeveria te zgjidhi problemet, te japi para, te ulet pagesa e studenteve e shteti te subvencionoje punen e pedagogeve qe assitojne ne provimet e bartura etj.\) gjera qe te majtet i kane ne program. Ne Shqiperi ka dy parti PS qe eshte ne shumice trasheguese e ish komunisteve dhe PD qe ne shumice eshte konglomerat e perfaqesuese atyre qe vuajten relativisht me shume gjate komunizmit. Keto grupime politike nuk kane te bejne me te majten apo te djathten. Si vend i varfer ne te cilin shteti eshte pergjegjes per pensionet, shendetin, arsimin Shqiperia nuk mund te behet e djathte. Kryesorja eshte qe te ruhet nga kanceri liberal i perfaqesuar nga Soros sepse ata do ta shkaterojne shoqerine ne themel duke filluar nga familja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje