“Mallkimi” në familjen shqiptare: Fëmijët vdisnin pasi mbushnin 6 muaj, të katërtin e lanë në udhëkryq që të jetonte

9 Shkurt 2020, 17:29Sociale TEMA

Dhimbje e tyre ishte e madhe sepse çdo fëmijë që vinte në jetë, vdiste pasi mbushte 6 muaj.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan Feride Tahiri ka treguar historinë e dhimbshme të familjes së saj. Babai i saj nuk mund të shikonte, kurse mamaja e saj nuk mund të dëgjonte.

Kur në jetë erdhi fëmija i katërt, nga frika se mos sërish ai fëmijë nuk do jetonte, gjyshja kërkoi nga nusja që ta vendoste fëmijën në udhëkryq dhe kush do kalonte aty, do i vendoste emrin dhe fëmija do jetonte.

Ferideja tregon se kështu ndodhi dhe vajza jetoi.

Feride Tahiri: Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë zoti Ardit. Meqë babin e kisha të verbër dhe në pamundësi për të marrë  një grua të shëndetshme, e mori po me pak pasoja, ajo nuk dëgjonte. Mamaja ime lindte fëmijët, por ata nuk i rronin. Kur bëheshin bebat 6 muaj, i vdisnin të gjithë.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë humbi mamaja jote?

Feride Tahiri: Mamaja ime humbi 3 fëmijë. Pas të tretit lindi motra ime e madhe. Kur lindi ajo vendosën ta linin në udhëkryq, se ishin këto traditat tona të gjysheve, që kishte dëgjuar gjyshja ime dhe i kishte thënë mamit tim ta vendosim në udhëkryq që të jetojë. Cili do vijë i pari, me makinë ose këmbë që ta shikojë djepin aty, do i vendosi emrin e tij dhe sipas emrit të tij, pastaj fëmija do jetojë dhe kështu ndodhi. Domethënë motrën e vunë në djep aty, jetoi motra.

Ardit Gjebrea: Pra pas 3 fëmijëve të humbur e katërta ishte motra! I vunë emrin?

Feride Tahiri: Po i vunë emrin.

Ardit Gjebrea: Kush i vuri emrin?

Feride Tahiri: Ai personi që e gjeti në rrugë, në udhëkryq. Aty mbrapa ishte fshehur mamaja dhe babai, gjyshja, ku di unë njerëzit e shtëpisë. U afrua tek djepi, edhe e pa djepin dhe tha: Është vajzë apo çun? Thanë vajzë dhe meqë ai ishte burrë, nuk mund t’i vinte emrin e vetë, i vuri emrin Zymryte. Nëna nuk e donte atë emrin dhe ja ndërroi më vonë. Mbas 3 viteve të motrës sime, linda unë.

5 komente në ““Mallkimi” në familjen shqiptare: Fëmijët vdisnin pasi mbushnin 6 muaj, të katërtin e lanë në udhëkryq që të jetonte”

  1. Kerkushi says:

    Po shishen qe doli “xhini” kush e theu dhe kush i shprehu tre deshirat? A erdhi Qerosi me vone? Po Shtate Xhuxhat kercyen?

    1. ca ca says:

      O ZOT ,ne cfare katandie jemi dhe degjohen edhe ne emisionet e Gjebrese.

  2. Wtf says:

    Frikesohesh jo nga injoranca, por nga guximi per te perdorur injorancen per te bere spektakel..
    E para, si mund te besh femije kur njeri prind nuk sheh e tjetri nuk degjon…o njerez a e kuptoni c pergjegjesi eshte femija, se dyti, a e kuptoni se kryeni krim kur nje femije e lini ne mes te udhekryqit ne meshire te fatit?

  3. Sula says:

    Ju idiotet parashkrues ju lutem mos shkruani per dicka qe eshte fakt dhe kohe te ndryshme.
    Une di qe ne nje fshat myslimane ndodhi e njejta gje dhe i pari qe kaloi ishte nje Orthodhoks nga nje fshat mgjitur me te dhe i vuri emer te Krishtere.
    Bile ne vitet 70te qe ishte Ateizem.
    Njeriu per te luftuar fatkeqesine mundohet me te gjitha menyrat.
    Ishte zakon i vjeter.
    Kam degjuar disa raste te njejta.
    Nuk e di ne qofte se edhe ndonje nga ata qe vdiqen ishte lene ne mes te rruges.
    Por sidoqofte,ishte nje zakon i vjeter.

    1. Kerkushi says:

      Ty Sule te duket zakon i bukur, apo pa si zakon idiot???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje