Zgjedhjet në Universitet, kanë degraduar Universitetin

11 Shkurt 2020, 19:43Sociale TEMA

Nga Edmond Çata*

1-A IA VLEN ZGJEDHJA E DREJTUESVE NË UNIVERSITETE?

Zgjedhja e Rektorëve, Dekanëve, dhe Shefat e Departamenteve në 20 vitet e fundit nuk i ndryshoi universitetet për mirë por për keq. Shëmbulli më tipik është UT, i ngërthyer sot në një krizë të trefishtë: 1) të vlerave individuale të drejtuesve e pedagogëve, 2) të profesionalizmit të profesoratit, dhe 3) të disfunksionimit institucional nga lufta për pushtet mes drejtuesve. Ky degradim legjitimon pyetjet: A ka qënë apo jo pozitive për universitetin zgjedhja drejtuesve? A është apo jo në dobi të universitetit, studentit, dhe shoqërisë vazhdimi i praktikës së zgjedhjes së drejtuesve? A do ta ndalojnë degradimin e deritanishëm zgjedhjet radhës në Maj 2020?

Këto 20 vite bënë të qartë se çfarëdolloj problemi të kenë patur universitetet, zgjedhja e drejtuesve nuk ka qënë zgjidhja por kërthiza e problemeve. Jo vetëm në UT por në gjithë universitetet. Po ndonëse kështu, asnjë qeveri, jo që nuk ka guxuar, po as edhe i ka shkuar ndonjëherë në mënd të eleminojë këtë praktikë që ka degraduar universitetet. Në të kundërt, të gjitha qeveritë, e kanë mbajtur të paprekshme dhe kanë “çimentuar” këtë idiotësi shqiptare në ligjet e njëpasnjëshme.

2- PRAKTIKA ALLA-SHQIPTARÇE E ZGJEDHJEVE NË UNIVERSITET

Zgjedhja e drejtuesve, kështu si bëhen në universitetet tona, ndodh vetëm në Shqipëri. Asnjë vend tjetër nuk bën këtë që bëjmë ne. Në USA dhe UK Rektori dhe Dekanët nuk zgjidhen por rekrutohen! Vetëm Shefat e Departamenteve zgjidhen. Tek ne, zgjedhja e drejtuesve mund të jetë futur për të “demokratizuar” qeverisjen e universitetit.

Por si çdo keqkuptim dhe shtrëmbërim i zakonshëm ala shqiptar, zgjedhja e drejtuesve ka reflektuar të njëjtat shtrembërime që i kanë bërë shqiptarët nocionit të demokracisë, shtetit ligjor, dhe tregut të bazuar në konkurrencën e lirë dhe të ndershme. Në 20 vitet e aplikimit, zgjedhja e drejtuesve, në vënd të arrinte të prodhonte një universitet dhe arsim më të mirë, përfundoi në një luftë klanesh me dëme, pasoja, dhe implikime për universitetin. Të cilat tani, nuk ka bir nëne ti ndreqë! Të cilat kanë trembur edhe vetë Ramën, që gjithmonë na ka thënë se ndryshimi i tij nga kryeministrat e mëparshëm ka qënë guximi i tij për të bërë reforma aty ky të tjerët nuk kanë guxuar!!

Një arsye përse zgjedhjet në universitete përfaqëson një praktikë bastarde alla-shqiptarçe vjen nga mosinformimi i politikave të arsimit të lartë nga vizioni, dija, studime serioze. Ose edhe kur “informohen” i huazojnë dhe shqiptarizojnë elementët në mënyrën më bastarde, sipas interesit të individëve apo grupeve të caktuara. Qeveria Nano-Memushaj, jo vetëm që nuk pati ndonjë vizion për arsimin e lartë, por edhe kur futi zgjedhjet e drejtuesve në 1999 në Ligjin 8641, këtë e bëri pa pikën e referimit në studime që informonin nëse zgjedhja e drejtuesve aplikohej apo jo në universitetet perëndimore dhe nëse aplikohej, si bëhej kjo gjë.

Edhe qeveritë e tjera e ruajtën zgjedhjen e drejtuesve në ligjet e tyre pavarësisht modifikimeve. Asnjë qeveri nuk pyeti nëse zgjedhja e drejtuesve në universitete ishte apo jo budallallëk; nuk u informua se si veprohej me drejtuesit e universitetit në USA, UK, apo qoftë edhe në Europë. Praktika e zgjedhjes së drejtuesve u kthye në një mit, që identifikohet me “demokracinë në veprim” dhe është e “paprekshme”. Edhe Ligji 80/2015 i qeverisë Rama-Shahini, ndonëse pretendoi se merrte elementë nga modeli britanik i universiteteve nuk guxoi të prekte mitin “zgjedhje”. Kryetari i Komisionit të Reformës Arjan Gjonçaj, një njohës i mirë i universitetit në UK, dhe profesor aty, e dinte që qoftë në UK, qoftë në USA, asnjë universitet nuk zgjedh Rektorin apo Dekanin në formën që bëhet në Shqipëri. Por përsëri Ligji 80/2015 i ruajti zgjedhjet e tyre. Bile që emra të përveçëm të përfitonin dhe rizgjidheshin.

Një arsye tjetër përse zgjedhjet në universitete përfaqëson një praktikë bastarde alla-shqiptarçe ka lidhje me përmbajtjen problematike të Ligjeve për Arsimin e Lartë. Ligjet, ashtu siç janë formuluar, reflektojnë dy tipare: 1) amatorizmin në dimensionin legal, dhe 2) vënie në funksion të interesit të grupeve të caktuara politiko-akademike. Të gjitha qeveritë kanë pretenduar se ligjet e tyre të arsimit të lartë bazohen në marrjen e mendimit të përfaqësuesve të universiteteve. Por misioni i ligjit nuk mund të jetë zhytja në detaje të vockla të përditshme të funksionimit të universiteteve dhe “pasqyrimi” i tyre në të.

Misioni i ligjit është të përcaktojë qartë të drejtat, detyrimet, dhe ndëshkimin në rast të mosrespektimit të tyre. Në rastin e ligjeve për arsimin e lartë, të gjithë ligjet, nuk janë marrë me përcaktimin e statusit juridik, të drejtave, dhe detyrimeve, por janë zhytur dhe janë marrë me detaje të vockla të funksionimit të përditshme të universitetit. Amatorizmit dhe vënies në funksion të interesave të caktuar nuk i shpëtoi as Ligji 80/2015 i qeverisë Rama-Nikolla. Është pikërisht për këto dy arsye që ky ligj sot, reflekton kontradikta dhe paradokse që sot kanë çuar në një universitet disfunksional dhe arsim jocilësor. Ku Universiteti i Tiranës është shëmbulli më tipik.

Ligji Rama-Nikolla 80/2015, duke ruajtur “zgjedhjet” dhe duke futur brënda universitetit struktura të reja si “Bordi i Administrimit”, çoi në lindjen një qeverisje të universitetit me “dy koka”: Në njërën anë, “Administratori”, të emëruarin dhe “përfaqësuesin” e Bordit, nga ana tjetër, “Rektori”, të zgjedhurin nga pedagogët dhe studentët dhe “përfaqësuesin” e “Trupës Akademike”.

Sanksionimi pra nga Ligji 80/2015 i qeverisjes me dy koka, është vetëm gjetje dhe bastardim alla-shqiptar. Aplikimi i bastarduar i elementëve të huazuar nga modeli britanik i universiteteve, dhe vënia e ligjit në funksion të interesave klienteliste politiko-akademike, tregoi se trajtimi që Kryeministri Rama i bëri arsimit të lartë dhe universitetit, dje me Nikollën, sot me Shahinin, nuk ndryshon në frymë dhe mendësi nga ai i qeverive të mëparshme, nuk përfaqëson një reformë vërtet reale. Mosprekja apo mbajtja e paprekur e zgjedhjeve tregoi se reforma Rama në arsimin e lartë nuk pati as risi, as guxim.

3-ZGJEDHJET NË UNIVERSITET JANË NËNA E PROBLEMEVE

Zgjedhja e drejtuesve të universitetit është kërthiza e gjithë problemeve në universitet dhe ka shkaktuar dëme të shumta. Një dëm është POLITIZIMI I UNIVERSITETIT. Zgjedhje në universitet bartin të gjithë të këqijat e zgjedhjeve politike në Shqipëri. Ndonëse universiteti është institucion akademik dhe jo politik, sytë, veshët, vëmendja, dhe interesat e drejtuesve të tyre kanë qënë gjithmonë të drejtuara nga politika. Drejtuesit e universitetit ose e kanë identifikuar veten me një parti politike, ose kanë kërkuar mbështetja politike tek partitë politike në qeveri apo opozitë. Ka patur edhe drejtues që kanë qënë antarë të disa partive politike, në varësi të partisë në pushtet. Pra qënien drejtues universiteti, ata nuk e kanë parë nga thjesht nga dimensioni akademik por si produkt preferencash, aleancash, mbështetjeje politike, dhe përputhje interesash mes individëve apo grupeve politiko-akademike.

Dëmi tjetër nga zgjedhja e drejtuesve është SHKATËRRIMI I LLOGARI-DHËNIES. Kujt i japin llogari Rektori, Dekanët, Shefat e Departamenteve për gjërat që bëjnë ose nuk bëjnë? Për problemet që identifikojnë dhe si përballen me to? Për mosreagimin dhe mosndëshkimin e plagjiaturave? Për fiktivitetin në kërkim shkencor? Për korrupsionin e pandëshkuar? Për prodhimin e pseudo-doktorëve dhe pseudo-profesorëve? Për mosofrimin studentëve të një arsimi cilësor, trajtim dinjitoz? Për lejimin në auditorë jo të pedagout të aftë, që frymëzon studentin, por të pedagogut të punësuar për qoka, që në këmbim të notës së mirë kërkon ose para, ose po doli rasti, seks? Për shtyrjen e studentit drejt patjes së shpresës jo tek diploma që i hyn në punë por tek emigracioni dhe ikja nga Shqipëria? Drejtuesit e universitetet nuk iu japin ata llogari askujt! As studentëve, as pedagogëve!

Dëmi i tretë nga zgjedhja e drejtuesve është MOSNDËSHKIMI. Kush i shkarkon Rektorin, Dekanët, Shefat e Departamenteve kur ata, me veprimet apo mosveprimet e tyre dëmtojnë imazhin e universitetit dhe interesat e studentit, stafit akademik, dhe shoqërisë? A ka ndodhur apo a mund të ndodhë që studentët apo pedagogët të shkarkojnë një Rektor apo Dekan të zgjedhur prej tyre? Në fillim të 2019 studentët e Fakultetit Ekonomik të UT kërkuan dorëheqjen e Dekanit Dhori Kule. A arritën ata të shkarkonin Dhori Kulen? Nëse kjo nuk ndodhi, a nuk e kompromenton kjo vetë esencën e zgjedhjes së drejtuesve?

Mungesën e frikës tek drejtuesit nga ndëshkimi apo shkarkimi e ilustroi më së miri konflikti Koni-Kule dhe Koni-Shahini. Origjinën e ka tek paradoksi “zgjedhje-emërim”. Zgjedhjet i shpall Ministri (!), studentët dhe pedagogët “zgjedhin”, por kur vjen puna tek shkarkimi, kjo kompetencë nga zgjedhësit kalon tek Ministri Arsimit dhe Presidenti. Sot një Rektor nuk e shkarkon dot një Dekan. Qoftë për faktit se të dy janë “të zgjedhur”, qoftë prej ndërhyrjes politike direkte apo indirekte në mbështetje të një Rektori apo një Dekani. Nëse një Rektor do kish vërtet fuqinë dhe mundësi të shkarkonte një Dekan, Rektori Mynyr Koni do e kish shkarkuar kushedi sa herë Dekanin Dhori Kule për atë karshillëk bllokues që Kule i ka bërë Konit.

Por edhe një Rektor është po ashtu po aq i pashkarkueshëm! Në konfliktin Koni-Shahini shkarkimi i Konit nuk u kërkua nga studentët apo pedagogët por nga Ministrja Shahini. Unë nuk mund të them se çfarë do të kish ndodhur nëse shkarkimi do ishte kërkuar nga studentët apo pedagogët. Por kur Shahini tentoi, Koni nuk u shkarkua sepse Presidenti Meta nuk pranoi. Dhe nuk pranoi jo për shkak të interesit të studentëve, të pedagogëve, të universitetit, as për shkak të punës së “shkëlqyer” të Konit, por thjesht për shkak të konfliktit Meta-Rama! Shpikja shqiptare “zgjedhje-emërim” jo vetëm e ka koklavitur shkarkimin, por edhe ka çuar në mospasjen nga drejtuesit të frikës së ndëshkimit apo shkarkimit!

Dëmi i katërt nga zgjedhja e drejtuesve është modeli i “DEKANIT FEUDAL”. Dekani “i zgjedhur” e ka kthyer Fakultetin në feudin e vet, ka përqëndruar dhe personalizuar vendim-marrjen, ka vënë nën kontroll çdo gjë, dhe aplikon ndëshkimin për kundërshtarët dhe shpërblimin për besnikët. Gjërat me të cilat merret një Dekan Fakulteti në Shqipëri janë shumë larg “job description” dhe gjërave me të cilat merret një Dekan Fakulteti në universitetet në USA, UK, apo Europë. Përfaqësuesi më tipik i këtij modeli janë Dekanët e UT. Të veshur me pushtet të pandëshkueshëm as nga llogari-dhënia ndaj studentëve dhe pedagogëve, as nga ligji, e as nga Ministria e Arsimit, atyre nuk ua ka bërë syri tërr fare të punësojnë fëmijët e tyre, të ndëshkojnë apo pushojnë nga puna ata pedagogët që kanë ngritur zërin kundër praktikave të ndjekura prej tyre, apo të lënë jashtë sistemit persona të shkolluar në universitete perëndimore.

Tek ne Dekani u shëndrrua në “feudal” prej tre praktikave: 1) qënies “i zgjedhur”, 2) ushtrimit të pushtetit të centralizuar, dhe 3) qënies menaxhuesi dhe “vulosësi” i fateve dhe interesave brënda Fakultetit. Dekani qëndron një rrang më poshtë se Rektori, por fakti i qënies i zgjedhur “demokratikisht”, mosdhënia kujt llogari, dhe pamundësia e shkarkimit, i mundësoi Dekanit krijimin e një lloj autonomie në raport me Rektorin. Deri në pikën që shpesh “pushteti” i Dekanit rezulton më i madh se “pushteti” i Rektorit. Ndryshe nga Rektori që duket se “komandon” gjithë universitetin, por në fakt ushtron autoritet direkt dhe të përditshëm vetëm mbi administratën e rektoratit, Dekani “komandon” një administratë siç është ajo e Fakultetit e cila është shumë më të madhe në numër se ajo e Rektoratit.

Po ashtu, në kushtet kur nocioni i “Departamentit si Njësia Bazë e Fakultetit” nuk ka qënë as mendësi, as praktikë e zakonshme e universiteteve shqiptare, Dekani shqiptar ushtron një pushtet të centralizuar brënda Fakultetit në mënyrë po aq të centralizuar saç ka qënë i centralizuar tek kryeministri në qeverisjen politike. Dekani ka fjalën e fundit mbi çdo gjë që ndodh apo ka të bëjë me Fakultetin. Ai ka qënë dhe vazhdon të mbetet, “vulosësi” i fatit dhe interesave të pedagogut, studentit, administratës si dhe shpërndarjes së burimeve financiare tek palët brënda apo jashtë fakultetit. Kësisoj, duke qënë “vula e fundit” në Fakultet, Dekani shqiptar në jo pak raste e kushtëson zgjidhjen e një halli apo problem të një pedagogu, punonjës administrate, apo studenti, në varësi të faktit nëse personi është besnik apo kundërshtar i tij.

Dëmi i pestë nga zgjedhja e drejtuesve është KULTURA KLANORE DHE KLIENTELISTE që karakterizon universitetet në Shqipëri. Për tu zgjedhur, drejtuesve iu është dashur të bëjnë dy gjëra: 1) të mbledhin sa më shumë vota, dhe 2) të “garantojë” besnikëri dhe shpërblim ndaj mbështetësve të tij jashtë apo brënda universitetit. Këto gjëra kanë çuar në çimentimin vit pas viti, zgjedhje pas zgjedhje të frymës klanore dhe klienteliste, thelbi i së cilës është parimi quid-pro-quo: me jep një qen me lesh, të të jap një pelivan! Kjo kulturë klanore dhe klienteliste ka qënë prezent në dy nivele: 1) brënda universitetit, në marrëdhëniet drejtues-pedagogë dhe 2) jashtë universitetit, në marrëdhëniet me partitë politike dhe partinë në pushtet.

Brënda universitetit, parimi quid-pro-quo është reflektuar në marrëdhëniet dhe pazaret pedagog-shef departamenti-dekan: kandidat-dekani i premton kandidatit për shef departamenti dhe pedagogëve se në këmbim të votës do të kenë përfitime. Jashtë universitetit parimi quid-pro-quo është reflektuar në marrëdhëniet dhe pazaret dekan-rektor-parti politike-qeveri. Kandidati për dekan/rektor kanë kërkuar mbështetje politike përmes vënies në dispozicion të tye të strukturave dhe njerzve në këmbim të vënies në dispozicion të partive politike dhe të preferuarve të tyre pas zgjedhjes të mundësive, përfitimeve, dhe burimeve financiare të universitetit. Kjo sepse jo pak herë, posti dhe mandati i Rektorit dhe Dekanit janë përcaktuar nga politika dhe qeveria e ditës. Deri në 2003, mandati i Rektorit dhe Dekanit ka

qënë 3 vjet. Me Ligjin e Arsimit të Lartë 9120/2003 mandati u bë 4 vjet. Por sa herë që është prodhuar një ligj i ri, po aq herë është ngritur po aq i fuqishëm edhe ankthi i drejtuesve aktualë. Të shqetësuar për fatin e tyre, kjo I ka bërë ata të jenë jo thjesht të vëmëndshëm ndaj qarqeve politike por edhe klientë të tyre. Në kushtet e të qënit i ekspozuar ndaj kapriçove të politikës dhe qeverisë së ditës, klientelizmi rroku jo vetëm nivelet Rektor-Dekan, por zbriti dhe u bë normë deri në nivelin e pedagogur të thjeshtë.

Klientelizmi shpesh është shprehur në fryrjen artificiale të organikës së universiteteve dhe punësimin në masë të pedagogëve të jashtëm përpara zgjedhjeve. Kështuqë universitetet në Shqipëri, nga vende ku duhej ti bëhej temena shkëncës, arsimit, dijes, janë kthyer në vende ky i bëhet temena interesave të individëve dhe grupeve të caktuar me afilacionet politike “fituese”. Po ashtu, universitetet shqiptare gëlojnë nga Zv-Rektorë, Zv-Dekanë, Zv-Shefa të tepërt, të cilët gati sa nuk nuk ju merret fryma për ti treguar “ofiqin” që mban kujtdo që mund ti pyesë, por që iu meket zëri fare kur vjen puna për të të treguar çfarë bëjnë konkretisht e realisht!

Dëmi i gjashtë nga zgjedhja e drejtuesve është ANTIVLERAT AKADEMIKE DHE DEGRADIMI I ARSIMIT TË LARTË. Në universitet, pedagogët dhe drejtuesit supozohet se janë aty për të ofruar mësimdhënie cilësore, kërkim dhe veprimtari vërtet shkencore, dije dhe arsim cilësor. “Rojtarët” vigjëlues dhe garantues të realizimit të tyre supozohet se janë drejtuesit dhe strukturat e zgjedhura.

Por në universitetet shqiptare kjo gjë ka të paktën 25 vite që nuk ndodh. Pedagogët nuk zhvillojnë mësimdhënie cilësore apo kërkim dhe veprimtari shkencore reale sepse Shefat e Departamentit, Dekanët, Rektori, Strukturat Akademike nuk janë rojtarë dhe vigjilues të realizimit të tyre! Në universitetet shqiptare asnjëherë trupa e pedagogëve nuk ka zgjedhur për Shef Departamenti, Dekan, apo Rektor një kandidat që të këtë shpallur si prioritet të punës së tij drejtuese vënien në shinat e seriozitetit profesonal dhe shkencor të mësimdhënies apo kërkimit shkencor. Dikë që të ketë thënë “boll më me plagjiaturë, me punë kërkimore fiktive dhe të pavlerë, me pseudo-mësimdhënës”! Sepse do ti hapnin punë dhe telashe vetes!

Në universitetet shqiptare asnjë kandidat për Shef Departamenti, Dekan, apo Rektor nuk ka patur në “Programin Elektoral” standartet e arsimit cilësor, luftën kundër fiktivitetit në kërkim shkencor dhe plagjiaturës. Mjaftoni të shihni programet elektorale të të gjithë të zgjedhurve në zgjedhjet e 4 viteve më parë! Sepse nëse do të dilnin me të tilla gjëra, nuk do ti zgjidhte askush! Pra, zgjedhjet në universitete kanë krijuar koalicionin më të tmerrshëm kundër arsimit cilësor dhe universitetit serioz: as pedagogët, as drejtuesit nuk iu intereson të dalin kundër turmës akademike dhe të ndryshojnë status-quonë! Ajo që është për të ardhur keq, është që vetë studentët, as janë parë të kërkojnë llogari për këtë situatë, as mendojnë se mund të ndryshojnë gjë. Ndonëse përfshihen në mënyrë të konsiderueshme në fushatat për zgjedhjen e drejtuesve të universitetit, dhe ndonëse janë më të prekurit, më përfituesit apo më humbësit nga avancimi apo jo i cilësisë së arsimit të lartë.

4-A KA ZGJIDHJE DHE CILA ËSHTË?

Po, ka një zgjidhje për të gjithë këto probleme që burojnë nga zhytja e universiteteve në llumin e “zgjedhjeve universitare”! Por kjo zgjidhje, nuk mund të vijë as në mënyrë individuale, as me pseudo-reforma. Në 2003 kam shkruar që për suksesin e një reforme është i rëndësishëm kombinimi pozitiv i “vullnetit” me “dijen” (https://www.forumishqiptar.com/threads/18822-Reforma-dhe-Bashk%C3%ABpunimi-i-Qeveri-Universitet). Ky kombinacion nënkupton “edhe të duash” edhe “të dish si të bëhet gjëja”. Në situatën konkrete mungon vullneti për ti dhënë fund këtyre problemeve si tek universitetet, edhe tek qeveria.

Kjo tregon jo vetëm sa e rëndë është gjëndja aktuale, por edhe se shancet që ajo të ndryshojë janë ose zero, ose fare-fare minimale. Kjo duket jo vetëm në atë çka ka bërë deri tani reforma Rama-Nikolla në arsimin e lartë dhe universitete por edhe në vendimin më të fundit të Ministres aktuale të Arsimit Nikolla Shahini për zgjedhjet e radhës nëpër universitete. Të vetmit që mund të kontribuonin dhe çonin në ndryshimin e situatës mund të ishin studentët! Por studentët duket se me dështimin e protestave studentorë të Dhjetorit 2018, ia kanë futur gjumit letargjik.

Në këto kushte, funksionimi dhe zhvillimi institucional i derisotshëm i Universitetit të Tiranës mbetet pandryshueshmërisht mishërues tipik i klientelizmit të tipit quid-pro-quo, i mosqeverisjes, i mungesës së llogari-dhënies dhe ndëshkueshmërisë, i barrikadizimit në llogoret e politikës së ditës, i abuzimit me autoritetin, i moszhvillimit të kapaciteteve, dhe i ofrimit të një arsimi problematik në cilësi dhe vlerë tregu! Ndaj Universiteti i Tiranës, dhe gjithë universitetet e tjera, duket se thjesht do vazhdojnë të hanë para nga xhepat e taksapaguesve dhe familjeve studentore për të prodhur përplasjen e radhës mes rektorit të radhës dhe qeverisë së radhës!!!

*Pedagog

15 komente në “Zgjedhjet në Universitet, kanë degraduar Universitetin”

  1. As Profesor, as Doktor says:

    Autopsi perfekte!
    Por të gjithë ata që duan një universitet të vërtetë të mos kenë kurrë shpresë. Tani gjendja nuk rregullohet më as me emërime e as me ndëshkime. Është dekompozuar krejt trupi i AL. Universitetet tona kanë falimentuar prej kohësh. Këto 5 vjet – edhe më shumë! P.sh. tani në universitetet tona jep mësim kushdo, mjafton të dijë të lexojë; japin mësim edhe ish-studentë tepër të dobët, por që kanë paguar apo kanë një mik dhe këta i ka bërë pedagogë! Ata vetëm lexojnë ca njohuri të marra diku tjetër me flash.
    Qeveria duhet t’u kërkojë falje universiteteve si KRISTALI dhe VITRINA e të tjerëve, që janë mbyllur padrejtësisht! Ata kurrsesi nuk kanë pasur as korrupsion më të lartë dhe as nivel më të ulët sesa këta “të Qeverisë”! Madje ata tani duhen dëmshpërblyer!
    Arsimi i lartë tashmë është një lumë i fëlliqur që derdh përditë në det paratë e shtetit/popullit si dhe bën përditë e më “OLIGARKË” ata që fitojnë zgjedhjet, pa treguar as në fushatën zgjedhore nëse kanë ndonjë meritë modeste në lëmin e kërkimit shkencor.

  2. Andrea says:

    Une propozoj te ktheni rektore prap Dhori Kule (alias bytha) dhe Jorgaq Kacani (alias impotenti). Lerini deri sa te vdesin ne zyrat e rektorit, te zene krimba dhe te mos hyje njeri ne ato zyra. Rrofshin hajdudet me grada akademike

  3. Andrea says:

    Po cmund te bente nje brekegrisur nga Cerkovina si Jorgaq Gaqi Kacani tjeter vecse te grabiste dhe ta mbushte UPT me injorante dhe eunuke???? Erdhi me triko leshi e po iken me dashnore (ah moj Stelina cna bere). Nejse Stela e ka rrjep dhe do ta lere prap me triko leshi, te shkoje te vjele ullinjte ne Cerkovine e te ngacmoj plakat e fshatit, e ti bjere me dore pas ferave.

    1. Gaqi says:

      O Andrea rakitiku, une te pakten u bera me dashnore Stelen po ti o mavri fshihesh pas koqeve te Akli impotentit. Ta ndreq une qejfin o mosmirenjohes.

  4. Sava says:

    Ka zgjidhje: varni dy varrhimesit e universiteteve: DHERI KULE dhe JORGAQ KACANI. Qelbesirat ne litar.

  5. Angjelin Shtjefni says:

    Artikulli ka shum gjera qe qendrojne.Prandaj per te gjithe rangjet duhet te zbatohet zgjedhja me nje mandat 4 vjecar dhe per te zgjedhurit e rinj te vendosen disa kritere baze kualifikuse ne lidhje me kualifikimin shkencor dhe shoqeror te ksndidatit.

  6. Fatkeq-ndjellesi says:

    I di Rama keto??? Po kjo Besa Shahini c’ben?? Me ke merret?? Prape te njejtet njerez do lene neper universitete?? Po pse u shuajt fara e atyre qe kane studiuar jashte?? Se u bene universitetet lajthaj te njejtat fytyra…ik coli hajde koli… ik koli kthehu prape coli….!!!

  7. XYZ says:

    XYZ
    SPAKU dhe BKH duhe te Hetojne se si jane punesuar pedagoget ne UPT dhe ne UT,etj, keto 15 vjetet e fundit dhe ti largoje te gjithe ato qe jane marre jashte kritereve dhe nuk dine me shum se sa me lexu leksione.Nga ana tjeter te largojne ato profesore qe nuk zhvillojne leksione e seminare dhe merren kryesisht me biznese.

  8. LORA says:

    Autonomia universitare e përçudnoi drejtimin dhe
    funksionimin serioz te arsimit te larte.
    Zgidhja ështe abrogimi i autonomise ne universitete,sepse ajo u unifikua turperisht me modelin krethemeles te politikes se pasnentedhjetes.
    Problemet qe shtron autori qendrojne,me perjashtim te Keshillit te Administrimit,qe per mua eshte strukture e nevojshme mbrojtëse e parase së arsimit te larte publik.

  9. Qytetar i bezdisur nga injoranca e disa pseudoshkenctarëve... says:

    Në parantezë, më duhet të them se nuk e di ç’punë autori dhe nëse ai është i involvuar apo jo në jetën akademike në Shqipëri.
    Përpara se të nisësh të shkruash për një problem të caktuar, duhet të jesh ekspert në atë fushë. Mjafton të shohësh paragrafin e parë të pikës 2, të këtij artikulli me “vlera”, menjëherë e kupton se autori ka marrë përsipër një barrë që nuk ia mbajnë shpatullat, në rastin më të mirë, ose që, në rastin më të keq, dashakeqësia i ka kapluar shpirtin, apo që dikush ia ka kërkuar ta shkruajë këtë artikull, për të vijuar me denigrimin e profesoratit në universitete, pasi përditë e më shumë po i kundërvihet politikave shkatërrimtare ndaj arsimit të lartë. Autori, me një naivitet fëmijëror, thotë: “Zgjedhja e drejtuesve, kështu si bëhen në universitetet tona, ndodh vetëm në Shqipëri. Asnjë vend tjetër nuk bën këtë që bëjmë ne. Në USA dhe UK (USA dhe UK?! Duket sikur nuk e njeh mirë as shqipen) Rektori dhe Dekanët nuk zgjidhen por rekrutohen! Vetëm Shefat e Departamenteve zgjidhen. Tek ne, zgjedhja e drejtuesve mund të jetë futur për të “demokratizuar” qeverisjen e universitetit.”
    Nëse në ShBA dhe në MB ka universitete që e kanë tejet të ngushtë trupën zgjedhor (bordi, një grup profesorësh, etj.), ka mjaft vende të tjera ku autoritetet drejtuese në universitete zgjidhen nga një trupë që përveç profesoratit përfshin edhe administratën, siç ndodh në Itali, apo që përfshijnë edhe studentët, siç ndodh në Spanjë. Vota e drejtpërdrejtë. Këtu përfshihen universitete në të cilat verifikohen procese të gjera votimi, në të cilat marrin pjesë nivele të ndryshme: akademikë, studentë, administratë dhe të diplomuar. Në këtë kuadër ka disa variante. Për shembull, universitetet italiane si Bolonja, Roma (Sapienca) dhe Torino, praktikojnë votim të drejtpërdrejtë me pjesëmarrjen e profesorëve, studiuesve, përfaqësuesve të studentëve dhe stafit teknik. Në numërimin e votave, vota e profesorëve është gjithnjë në shumicë. Kur asnjë kandidat nuk arrin shumicën absolute, ekziston një raund i dytë midis dy më të votuarve.
    Nga ana tjetër, në Ligjin Organik të Universiteteve (LOU) të Spanjës përcaktohen dy procedura për zgjedhjen e rektorit: zgjedhje të drejtpërdrejtë dhe zgjedhje nga kuvendi. Pothuajse të gjitha universitetet publike spanjolle, me përjashtim të Seviljes, ndër të cilat janë Alcalá, Autónoma de Barcelona, Barcelona, Autónoma de Madrid, Complutense de Madrid, Santiago de Compostela dhe Salamanca, mbahen zgjedhje të drejtpërdrejta që përfshijnë të gjithë bashkësinë e universitetit. Nuk ia vlen të zgjatem me shembuj të tjerë, por më duhet të them se artikullshkruesi ia fut kot! Fakti që tek kandidaturat për t’u zgjedhur mund të ketë persona për të cilët dikush, apo shumë, kanë rezerva, nuk do të thotë se për këtë e ka fajin sistemi.

    1. kamzhiku leksik says:

      Ti “qytetar” nuk dukesh se je edhe aq qytetar “i thjeshte”. Itali? Spanje? Po nga i ditke ti c’ndodh aty? Apo ngaqe nuk je qytetar edhe aq i thjeshte sac pretendon!!!
      I bezdisur? Bah, ti dukesh sikur te kane pickuar taman aty ku te dhemb me shume!! Me sa dukesh nuk je nje qytetar i thjehste por nje nga ata qe kane shkaterruar universitetet dhe arsimin!
      Flet edhe per injorance? Injorance te kujt, te artikullshkruesit? Shko ore mbushu andej!!! Lexo njecike me shume per te dhe rreth tij dhe pastaj hajde dhe veri emrin injorant! Por ty nuk te bezdis injoranca, ty te besdis ligesia dhe ndyresia brenda vetes! Per te gjitha ato te zeza qe ke bere brenda universitetit studenteve, universitetit, arsimit, dhe shoqerise!!!
      E quan artikullshkruesin pseudoshkencetar? Po nga e ditke ti qytetar i thjeshte sic pretendon, se c’jane pseudoshkencetaret. Pse nuk na tregon me mire se cfare jane “shkencetaret”, cfare e ben dike te quhet shkencetar?? Se sa “shkencetar” je ti kripto-pseudoshkencetar!!!
      Sa i involvuar eshte artikullshkruesi?? Mos ke dashur te thuash sa i “ndotur” eshte ai? Mos ke desheruar me gjithe zemer qe edhe ai te ishte po aq i ndotur sa ty dhe te gjithe ata qe keni shkerdhyer studente, familje, universitete, shoqeri dhe e keni lene kete vend pa dije dhe katrahure?
      Qenka dashakeqes ai? Po ku e sheh dashakeqesine e tij ti? Se flet kunder te gjithe shkerdhatave qe shkaterruan arsimin dhe universitetin duke e quajtur veten “profesora: me tituj, kunder atyre qe nuk dine te lidhin dy fjale por i gjen te japin mesim neper auditore? Po a nuk eshte e vertete qe te gjithe njerzit nuk i kane qejf te paaftit, mashtruesit, hajdutet, pra te gjithe keta tipa qe jane mbledhur dhe jane futur universiteteve ne shqiperi??
      Ia fut kot artikulshkruesi??? Cthua ore anonim!!! Artikullshkruesi ka vene emrin e vet, eshte munduar te na thote thjeshte ate qe ti dhe shoket e tu, e beni diteperdite nep[er universitete dhe madje edhe paguheni per kete. Ndersa ti, meqe je mesa duket nje nga ata qe preken direkt nese behen jo te gjitha por vetem 10 perqind te gjerave qe thote artikulshkruesi, del dhe ben vleresimin “ia fut kot”! Je ti, jo artiku-sgkruesi qe ja fut kot!!! Dhe ne gjithe komentet per kete shkrim, vetm komenti yt, nen pseudonimin “qytetari i bezdisur” ke dale kunder dhe kuptohet pse: te djeg , prandaj e krruan bythen tende te zgjebosur! Hyyyyyy te shpelafte mortja!!! Dhe ishalla te shpelan e te merr me vete vala e antiplagjiatures!

  10. Qytetari i Thjeshte says:

    Per mendimin tim problemi duhet kapur nga koka:
    Drejtues te Universiteteve sot jane ne pjesen me te madhe ata qe kane marr titujt akademik ne periudhen ’94-’98 te shekullit te kaluar. Dhe ata pak qe kane ngelur nga koha e diktatures nuk u pershtaten dot me ndryshimet radikale te 30 viteve te findit.
    Nga ana tjeter jane punesuar nga dinosauret e UT, sidomos, njerez pa kualifikimet e duhura, anonim dhe pa asnje kontribut. Kjo i ben ata te shantazhueshem.
    Nese nuk ndryshon Ligji per Arsimin e Larte keq e me keq do veje. Duhet te kete kontroll te figures se Kandidateve per Rektor, Dekan e Drejtues Departamenti. Ne tre plane, ate Pasuror, Profesional dhe Etik. Po te shohesh kush drejton sot jane te gjithe multimilioner dhe pa asnje kontribut shkencor ne fushat perkatese. Me tipiku Dinosauri i Fakultetit Ekonomik, dekani doja te thoja, Prof. Dhori Kule. Akoma nuk e di kush si e ka marr ky person titullin e (ç)nderuar Profesor!
    Nje PHD qe e merr titullin ne universitete te akredituara dhe rankuara ne nivel global, ketu e ka te veshtire, per te mos thene te pamundur te punoj e jo me te jete drejtues. Sa nga ata qe kane studiuar dhe kane marr tituj akademik jashte jane te punesuar ne universitetet tona, pak shume pak besoj.
    Keta po marrin ne qafe jo Arsimin ne vetvete, por te ardhmen e Shqiperise.

  11. Zeqir Thana says:

    O Angjelin pidhmotra ti e kishe pazarin 500 € o moterqir Shkodre dhe pedagogu me i paafte as integral tabele sdije mor morrr muti tu qifte shpija e gjithe!
    Angjelin mos e keruaj me se do te vesh per Lesh me gjithe kelyshat e Tu!

    1. Hazbiu says:

      Nga emri qe paske 500 pak te paska kerku, 5000 duhet te ta kishte kercit. I ke kerku pazar dhe pazar te ka ofru. Po te mos kushte marre ato 500 sot do kishim nje debil me pak me diplome. Po sepse ka plot injorante si ju me para ndaj lulezojne dhe angjelinat. Mesoje dhe s’kishe pse te ofroje para. Ti duhet ti lepish mender bythen Angjelinit se sot do ishe rrefugjat.

  12. Ishstudenti i "profesor" Gjovalin Grudes says:

    Shumë e drejtë. Sistemi i zgjedhjeve e shkatërroi arsimin tonë të lartë, sepse drejtimin në të gjitha nivelet e mori klani i keq, që mblodhi rreth vehtes vetëm ata që u jepnin votat, pavarësisht mediokritetit të tyre prefesional, apo perveriseteve morale. Këta lloj “pedagogësh” me kalimin e kohës u bënë shumicë, që me votën e tyre bëjnë ligjin në universitet, duke nxjerrë në krye drejtues, që u sigurojnë atyre privilegje dhe që nuk u kërkojnë llogari për nivelin e ulët shkencor, për plagjiaturat e doktoratave, teksteve apo të botimeve të tyre të ashtuquajtura “shkencore”. Duke shitur votën ata sigurojnë vendin e punës në universitet. Është kjo arsyeja kryesore që universiteti ka edhe pedagogë pervesë. Këtu unë do t’ju tregoj pervesitetet e “ish-profesorit” tim Gjovalin Gruda.
    Rastësisht pashë një nga skandalet më të mëdha të doktoraturave në vendin tonë. E kam fjalën për doktoraturën “Përdorimi i paneleve diellore në Shqipëri”, të drejtuar nga “profesor” Gjovalin Gruda, pedagog i gjeomorfologjisë në Departamentin e Gjeografisë të Universitetit të Tiranës dhe e përgatitur nga një student i degës së gjeografisë së këtij universiteti. Kjo doktoraturë u miratua dhe u mbrojt në Departmentin e Gjeografisë së këtij universiteti.
    Pedagogu drejtues Gruda nuk është marrë kurrë me panelet diellore, nuk ka asnjë informacion nga fizika, inxhineria apo meteorologjia. Kuptohet se doktoratura në fjalë është vetëm plagjiaturë dhe asgjë tjetër. Por për “profesor” Grudën rëndësi kanë vetëm lekët e honorarit që ai i vodhi shtetit, taksave tona. Ku e gjen guximin Departamenti i Gjeografisë, që miraton dhe pranon të mbrohet një doktoraturë e tillë, objekti i së cilës është krejtësisht jashtë fushës së aktivitetit të tij shkencor. Me siguri edhe departamenti, më saktë drejtuesi i tij, është bërë palë me pedagogun hajdut. Ndaj, Vettingu duhet te bëhet edhe për instutucionet universitare, për drejtuesit e tyre shekullorë.
    Kjo nuk është e vetmja vjedhje e Grudës. Midis tyre do të përmend dy të tjera. E para lidhet me marrjen e titullit “profesor” me CV të fallsifikuar, duke shënuar punime, studime apo botime që nuk i ka bërë kurrë. Për nivelin e ligjëratave dhe sjelljen brutale, Grudën disa herë studentët e kanë nxjerrë jashtë auditorit.
    E dyta lidhet me vjedhjen e parave të praktikave dhjetëditore në terren të studentëve. Sipas rregullit absurd të kohës, kur unë isha student, paratë për hotelin e studentëve i mbante pedagugu drejtues i praktikës. Për fjetjen në hotel për çdo student jepeshin 2000 lekë të reja nata. Profesor Gruda drejtonte praktikën e rreth 100 studentëve. Mjeshtri i vjedhjes Gruda i strehonte studentët për pesë net në një hotel të lirë (vetëm 500 lekë të reja nata) në Pogradec dhe pesë net të tjera në një hotel, po kaq të lirë në Shkodër. Faturat e hotelit, që pronari ia jepte me mirëbesim të firmosura dhe të vulosura, Gruda i plotësonte vetë me shumën 2000 lekë të reja nata për çdo student. Me këto fatura të fallsifikuara ai “justifikonte” paratë në llogarinë e fakultetit. Kushdo mund të bëjë llogarinë që ky hajdut ordiner i vidhte shtetit, taksave tona vetëm nga një praktikë me studentët.
    Këta pedagogë janë turpi i universitetit. Vettingu duhet t’u japë atyre dënimin e merituar, duke e pastruar universitetin nga plagjiatorët e shkencës dhe hajdutët ordinerë.
    Veç të tjerave kjo gjendje lidhet me sistemin e zgjedhjeve në universitet, i cili, për të shpëtuar arsimin e lartë nga shkatërrimi përfundimtar, duhet të ndryshojë sa më parë në koncept dhe në format e mënyrat e ralizimit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje