Xhimi Begeja, një tirons i vjetër, nuk ka se si të mos kujtojë se sot Tirana mbush plot 100 vite kryeqytet.
Ai flet për mikpritjen e kryeqytetasve që strehuan nën çatitë e tyre këdo por thotë se më pas, shumë u treguan mosmirënjohës dhe zaptuan pa ligj e kanun çdo metër katrorë në emër të lirisë e demokracisë.
Rrëfimi i plote nga Xhimi Begeja:
Dy rrjeshta për Tiranën time në 100 vjet KryeqytetTirana dikur kishte në krye të saj një kuvend burrash të mençur, besnike të fortë e patriotë, që bashkoheshin shpirtërisht me imponim e një detyrim të fortë moral ndaj qytetit të tyre.
Këto burra qenë pjesëtarë të familjeve të kamura të Tiranës, me një pozicion të fortë ekonomik, me fuqinë e tyre sociale, mblidheshin dhe morën vendime të mëdha për pritur në tokat e tyre bashkombas të larguar prej lufte nga trevat shqipfolese , por dhe sa herë që komuniteti kishte nevojë për ta ku vepra bamirësie me përulje e respekt kryenin për bashkëqytetarët e tyre.
Vitet kaluan dhe kjo pari e Tiranës, qe kishte veç se një qellim e te përbashkëta : zhvillimi dhe harmonia i komunitetit ne përgjithësi, fatkeqësisht, arriti të thyhej nga regjimi komunist, duke iu marre padrejtësisht dhe me forcë cdo gjè.
Historia e di se çfarë kane bërë Tiranasit për ketë vend, për popullin shqiptar, dhe për çdo mik shtëpie qe është strehuar nën çatinë e tjegullave dhe mureve gurit e të qerpiçit, ku me pas u treguan mosmirnjohes ndaj duke e zaptuar pa ligj e kanun cdo m2 te saj nen petkun e lirisë dhe demokracise.Baderdia vazhdon dhe me identitetin , kulturen e traditen te shume kërkuar te Tiranës, një identitet qe dita ditës po harrohet, po përbuzet e po shkatërrohet.
Transformimi fillon..
Tirana i hapi dyert të gjithëve qe kishin nevojë për tu strehuar nen te. Këtyre hapësirave u vjen ngadalë ngushtimi asfiksues, e dalëngadalë nuk sheh me manat, rrushi, qershitë e varura. Lulet e tjera ishin te pluhurosura dhe te vyshkura, e teksa jetoje çdo dite ne atë gjendje kuptoje qe çdo gjë po zëvendësohej nga betoni dhe asfalti.
Ndryshimi i pashmangshëm urban zëvendëson pandalshëm jo vetëm peizazhin tradicional, por dhe mënyrën e jetesës së banorëve të këtyre lagjeve.Dhe nder vite, pavarësisht historisë qe u ka treguar e padrejtë me ne, ajo që kemi kerkuar gjithmonë , ka qene : te kemi respektin për atë qe na takon dhe të ruhet ajo pak që ka mbetur, si tek Selvia ku familja jonë ka rrënjet e saj ,se me pas historia do ndëshkoje turpshëm kryeqytetaret e saj për plagët që i shkatojnë pa të drejtë Tiranës sonë.
I ndrit shpirti te gjith burrave të familjes sonë që lanë gjurmë dhe emër të madh për ne që trashegojmë ,por dhe si drejtues se bashkise se Tiranes te perfaqsuar me Avokatin e nderume z. Ali Begeja.
Gezuar ket 100 vjet bashkqytetare e mi.
Xhimi. ….? Nga Tirana asht ky apo nga New York ?
Me e bukur Tirana e Turqise se ajo e Velise.
Zaptimi i tokave pa ligj e pa kanun, bahet aty ku nuk ka ligj e nuk ka kanun. Ky zaptim tokash asht fenomen kombetar e jo lokal, pamvarsisht se Tirana si kryeqyet, ka pas ‘ invazjon ‘ ma shume se te tjeret.
Mund te fajsohet kush do, por nuk ka randesi aspak, sepse nderrimi i sistemeve i parashikon keto levizje te shthuruna, amorfe pothujse. Edhe ne 1945 kur u nderru sistemi ka ndodh e njejta gja, por ndryshe nga kjo e sotmja : Atehere ishte qeveria qe zaptonte toka e pasuri te te tjereve pa ligj e pa kanun, biles i merrte edhe jeten pa gjyq.
Ne te gjithe ndryshimet e sistemeve shoqerore mungon disiplina dhe rregulli, e si rezultat do te kete pa-drejtesi. Ai stan, kete bylmet ka.
E si mund te quhen miq Kafshet qe zbriten nga shpellat
Kur gjyshi im erdhi n’Tiron Tirona ishte 12 mije banor e gjysma flisnin gjys shqip e gjys Turqisht, plus qe ishte bo pleshti me e vra me top, Enver Hoxha e krijoj Tironen dhe Maloket e shkaterruan!
Outspoken. Morri u be pjese e jetes ne kohen e Enverit. Cdo dite na kontrollonin ne shkolle per morra. 70% e shqiptareve lanin koken me vajguri para se te benin dush.Plus ne vendet malore dhe neper fshatra morri nuk u be vetem pjese e kokes por dhe organeve gjenitale.Por qenke i vogel dhe nuk e paske njohur kohen e Enverit.
Tironsit jane popull shume bujar me zemer te madhe. I vetmi popull qe e kuptoj miresine tironse ishte ai I Dibres Madhe qe tironsit e ndihmuan me gjithe zemer por edhe dibronet nuk ia harruan te miren, lidhen krushqira e miqesira sa sot eshte e veshtire te dallosh dibronin ne Tirane vecse nga emrat e fiseve te cilat jane shume. Faleminderit moj Tirane.
Tirana më 1920 ishte pothuajse një fshat disi i madh. Kishte nje pazar te vjeter, dy – tre turbe, dy – tre xhami dhe nje hamam. Tironsit e hershem kishin si veçori fergesen me gjize, wc-ne ne fund te kopshtit, nje carac dhe një budalla në fis. Tiranen kryeqytet e beri Zogu, qe solli arkitekte nga Italia. Enveri e beri pastaj nje qytet modern dhe të populluar. Sot eshte kthyer në nje Kandahar i rrethuar nga bidonvilet e te zbriturve nga shpellat.