Patentat shqiptare do të njihen edhe në Turqi, pas një marrëveshje të nënshkruar sot nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, me homologun e tij turk, që ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Tri marreveshjet e nënshkruara
Marrëveshja për “Njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e Lejeve të drejtimit”, e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe do të eleminojë barrierat administrative dhe burokratike për përdorimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Akademive Diplomatike për Shkëmbimin e Diplomatëve, që do të shërbejë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe shtimin e mundësive të këmbimit të përvojave mes dy vendeve.
‘Deklarata e përbashkët’ ndërmjet dy ministrive që do të shërbejë për rritjen e përpjekjeve e bashkërendimin e qëndrimeve në kuadër të organizatave ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, dhunës ekstreme dhe terrorizmit.
Turqit si gjithmone byrazer t’vertete…vetem ju jevgjit grek kini inat…..pse kot i cuam koka turku si Ali Pashe Tepelena Sulltanit pak muaj me pare!
Nuk perben ndonje lajm, burdello ketu, burdello andej, … lajm behet kur i njef Europa.