Vito Kapo, bashkëshortja e Hysni Kapos, numri dy i kupolës komuniste, këmbëngul se ai u eliminua nga Ramiz Alia në një klinikë mjekësore në Paris, ku kishte shkuar për ekzaminime dhe mjekime.
Në moshën 98 vjeçe, me një kujtesë të admirueshme, zonja Kapo tregon peripecitë dhe rraskapitjet e të shoqit në klinikën franceze, ku asnjëherë nuk u dha përgjigjja se nga se vuan, ndërsa pas vajtjes së Ramiz Alisë atje, Hysni Kapo u sfilit nga analizat dhe një moment i shkëputën ilaçet dhe oksigjenin.
Në një intervistë për gazetën “Panorama, Vito Kapo risjell fjalët e fundit të Hysni Kapos para Ramiz Alisë dhe ndarjen misterioze të tij nga jeta. Zonja Kapo tregon dhe jetën e saj pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, një nga figurat më të rëndësishme të PPSH-së, marrëdhëniet me Nexhmije Hoxhën dhe Ramiz Alinë.
Znj. Kapo, Nexhmije Hoxha ka dëshmuar në librin e saj të fundit se ka qenë porosi e Enver Hoxhës që mos të mos ju vinin ju në dijeni për sëmundjen e Hysni Kapos, me qëllim moslëndimin tuaj. Si ka qenë e vërteta?
Hysniu ka qenë sëmurë që kur ishte në Shqipëri. Ai e hiqte veten sikur ishte krejtësisht i shëndoshë, e mbante veten dhe mua nuk më binte në sy. Ne vajtëm në Pogradec dhe për dy javë unë kisha marrë përsipër që të bëja raportin e Kongresit të Bashkimit të Grave. Ai qëndroi aty për dy muaj, saç e kishte me rregull qëndrimin në Pogradec dhe mua nuk më ra në sy fare edhe pse nuk ndihej mirë.
Kur më përcolli në rrugë, më tha: “Shiko çfarë kanë bërë, e kanë mbushur me makina. Ç’më duhen mua gjithë këto makina, gjithë kjo përkujdesje”. Ndonjëherë më kërkonte t’i fërkoja mesin se ndihej i lodhur dhe unë me shaka i thosha: U plake Hysni. Mua nuk m’u ankua asnjëherë dhe kam qenë “budallaqe” që nuk e kuptova që ai vuante. Unë duhej të shkoja në Shkodër për të paraqitur një raport dhe Hysniu më tha shko, mos e lër punën se unë jam mirë. Unë nuk kisha kuptuar asgjë.
Edhe në Pogradec ku qëndruat, nuk pati shenja lodhjeje, ankesash shëndetësore?
Hysniu qëndroi dy javë me shokun Enver në Pogradec dhe bënin çdo ditë shëtitje. Një ditë shoku Enver i tha: Hysni, unë lodhem sepse dhe flas shumë, prandaj ndalojmë të mos ecim kaq. Një ditë ai më tha se ndihej i lodhur dhe donte të shtrihej. Unë doja ta lija vetëm, ai nuk donte, do qëndrosh me mua, më tha. Nuk donte të ndahesha prej tij.
Si u zhvilluan vizitat dhe kontrollet në Paris?
Që herën e parë që shkuam, mjekët e kontrolluan për një dhimbje që kishte. Pasi bëri analizat dhe kontrollet, mjekët i thanë që nuk ke gjë, ke kaluar një infarkt, por ka kaluar dhe tani nuk ka probleme. Por grupi i punës që u mor me shëndetin e Hysniut e trajtoi sikur nuk kishte asnjë problem me shëndetin e tij. Nuk vunë re asgjë.
Mjekët e spitalit francez konkluduan në këtë përfundim?
Jo, po flas për grupin e punës nga Komiteti Qendror dhe grupi i mjekëve. Ne fillimisht na çuan në një shtëpi pushimi, jo spital. Qëndruam disa ditë në këtë shtëpi pushimi dhe na çonin në një spital për analiza dhe kontrolle. Qëndruam të dy në një dhomë. Hysniu këmbëngulte që të dilte, mjeku thoshte jo, se kemi dhe analiza të tjera për të bërë. Ata që na shoqëronin na thoshin hajdeni t’ju çojmë te hoteli, por në fakt ajo ishte shtëpi pushimi, ndërsa ne kishim shkuar për vizita dhe kontrolle në spital.
Ne e morëm vesh vonë se ajo ku rrinim ne ishte shtëpi pushimi dhe jo spital. Aty qëndronte dhe shefi i misionit francez në Tiranë, që ne e njihnim dhe ishte me turbekuloz e që më pas vdiq. Hysniu kërkoi që të iknim dhe u kthyem në Tiranë. Pasi u kthyem, unë shikoja që ai donte më shumë të pushonte, ndihej më i lodhur, por mua nuk më binte në sy. Unë bridhja nëpër Shqipëri me Bashkimin e Grave të Shqipërisë, ndërsa ai vuante pa më thënë asgjë. Nuk dinte të ankohej asnjëherë. Kur unë kthehesha, bënte shaka me punonjësit e shërbimit, duke thënë se do t’i krijojmë kushte Vitos se është lodhur, ka marrë përsipër shumë gjëra.
Si vijoi gjendja e tij shëndetësore?
Ne qëndruam në Shqipëri nga muaji mars e deri në korrik 1979. Pasi ikëm nga Pogradeci, shkuam përsëri për herë të dytë në Paris. U vijua për një kohë të gjatë me analizat. Madje, unë u shqetësova shumë sepse thosha, e kanë sjellë në spitalin më të mirë, i bëjnë analiza dhe nuk po i gjejnë se çfarë ka, nga i vjen kjo lodhje.
Nuk ju informonin se çfarë po ndodhte, se cila ishte gjendja?
Jo, vetëm se më thoshin që do t’i bëjmë edhe këtë, edhe atë analizë. Hysniun vinin dhe e takonin grupe të ndryshme të huaja. Ai fliste me ata, qëndronte, por dhe lodhej shpejt. U fliste për Shqipërinë dhe më pas u thoshte që tani do vazhdojë Vitua. Ata vinin të shikonin se deri ku shkonte gjendja e tij. Pjesa më e madhe e tyre ishin mjekë francezë. Ata e bënë si shok. Vinin dhe thoshin: Ku është shoku ynë, tani do na flasësh për këtë temë.
Nexhmije Hoxha ka thënë në libër se Vito Kapo, me porosi të Enver Hoxhës, të mos informohej deri sa të jemi të bindur për diagnozën dhe të shohim nëse ka shërim apo jo, që të mos e rëndojmë.
Hysniut i kanë bërë disa herë analiza, por asnjëherë nuk më thanë se çfarë rezultati kishin analizat e tij, edhe sot nuk e di se si kanë dalë ato analiza. Gjithmonë më thoshin do bëjmë grafi, do bëjmë grafi dhe në fund asgjë. Mjekët shqiptarë ishin totalisht të pakujdesshëm për të marrë dokumentet e spitalit atje. Sepse kur vajti doktor Ylli Popa, më tha mua: Vito, nuk gjeta asnjë dokument të rregullt të pacientit Hysni Kapo! Kjo thotë shumë, apo jo?! U bë një lëmsh i qëllimshëm që të mos gjendej asnjë gjurmë për sëmundjen e tij dhe se çfarë kishin bërë mjekët me të.
Po grupi i mjekëve që e shoqëroi, duke filluar që nga zv.ministri i Shëndetësisë e deri te Ramiz Alia, si silleshin?
Ramizi dha urdhrin e goditjes me armë. Hysniu ka pasur vdekje me armë. E dini ju këtë?!
Ku ndodhi kjo? Në spital?!
Në spital. Hysniun e vranë me armë. Që nga momenti që erdhi Ramizi në Paris, Hysniut nuk i bënë asgjë tjetër, veçse analiza dhe analiza pa marrë vesh se çfarë nxirrnin ato analiza. E lodhën dhe e rraskapitën me analiza. Një ditë, Hysniu më tha: E ç’po bën dhe ky?! Unë i thashë se mbase do dalin në ndonjë konkluzion. Rri o Vito, se mua më këputën fare me këto analiza, më tha Hysniu. Të shikoje t’i bënin ditë për ditë analiza të tilla, ishte çnjerëzore. E çonin nga një laborator në tjetrin, sa u lodh. Hysniu ishte aq i këputur nga analizat, sa më thoshte: Vito, mbarova tani. Një fjalë që Hysniu nuk e thoshte kurrë nga goja e tij.
O rrace e keqe do shpetosh vemjet qe keni lane mbrapa ju jeni te qelbur.
Tani qe Ramizi mund te kete qene pak spiun i UDB-se edhe nuk perjashtohet, se u katapultua ne krye te regjimit kur ishte ne fund te listes si pasues i Enverit. Kishte te pakten nja 10 te tjere para tij ne vitet 60.
O njerez te poshter, o kriminel, o palaço, akuzoni tani njeri tjetrin per komplote e pa besi , eshte vone e nuk ju beson kush ne kete kohe .
Ramizi ishte agjent.Te gjithe u zbuluan vetem ai arriti te shpetoj sepse kishte organizuar nje rrjet agjentesh me te rinj ne moshe qe nga kryetari i komitetit olimpik Bushati qe merrej me arratisjet sportisteve te Isamail Kadareja Berisha Tritan Shehu Isuf Kalo etj.
Jeni bere gazete komunistesh. Histori te vdekura.
Cfare thote halelisti andi bushati,nipi juaj per kete apo eshte i zene me shkrimet per te mbrojtur sali komunistin qe i fshinte bycen
PRA:Hysni Kapo VRITET me Arme ne nje “Spital” ne Parise!!!!!!!!!!!!!Bej Mutin kesaj Pune, ne se eshte kjo e Vertet ather Pushteti i Enver Hoxhes,ishte Pushtet i UDB-se, pra Ramiz Alia paska Qene nje Dhelper e Vertet….
Dhe Mehmeti “Vetevritet” ne Tirane????????????Cudi???Kur edhe vete per Enverin Thone se e kane Gjetur te Vdekur ne Dysheme…
Ramizi nuk vriste dot nje pule, e jo Hysniun.Nje genjeshter. Ju keni vra dhe pre.Se kush jeni ju,shfni nipin e Hysniut,gazeta pleher.
Keto te Vito Kapos jane budallaleqe me thes! Por dhe Ramizi (jo per kete rast) nuk ishte engjell! Havzi Nela qe u var ne litar edhe me firmen e Ramizit si president (Kryetar i Kuvendit te RSPSH) nuk ishte pule! Jo se Ramizi ishte kryesori por ne likujdimin e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut ishte edhe roli i tij.
Po Ta pyesim njihere dhe Andi Bushatin ça mendimi ka analisti për gjyshen dhe si ia paskan vrare gjyshin, prandaj dhe ai qenka I persekutuar.
Thote zonja Kapo: “Ramizi dha urdherin e goditjes me arme. Hysniu ka pasur vdekje me arme. E dini ju kete?”
Kjo eshte madheshtore!! Vallahi, te jete e vertete, kjo i kalon kufijte e se bukures! Qe Ramizi nuk linte dite te kalonte pa thene “Shoku Enver na e la Partine te paster”, nuk paska qene vetem mirenjohje per faktin qe e kish zgjedhur si pasardhes, por me teper frike se mund ta benin pjestar ne spastrimin e kundershtarve, ndaj nuk le rast per t’ja ngarkuar te gjitha bemat Enverit. Atehere u hapen fjale se ne vdekjen e Hysniut kishte gisht Mehmeti, por paska qene ndryshe, urdherin per ta “shpetuar nga dhimbjet” e paska dhene Ramizi. E cuditshme! Sinqerisht, keto edhe vet Shekspirin do e linin gojehapur! Po valle, ku ta kene burimin te gjitha keto?
Ne 11 Prill 1985 RAI jep kete lajm: Vdes diktatori shqiptar Enver Hoxha, njeriu qe per me shume se 40 vjet sundoi me dore te hekurt fqinjin e vogel pertej Adriatikut. Si zevendes i tij pritet te vendoset Ramiz Aia, njeriu besnik i tij,i cili per 30 vjet ka drejtuar sigurimin sekret personal te Enver Hoxhes. Pra, behet fjale jo per sigurimin e shtetit, por per rrjetin teper sekret te sigurimit personal, i shtrire ne te gjithe vendin .
Te gjithe jemi deshmitar dhe kjo eshte theksuar kurdohere ne materialet e PPSH, se armiqte nuk i zbulonte Sigurimi i Shtetit, por Partia, domethene rrjeti sekret personal i Enver Hoxhes i udhehequr nga Ramiz Alia. Dhe po te kihet ne konsiderate se ky burim vjen nga Italia,njohsja me e thelle e asaj periudhe ne Shqiperi, duhet thene se Ramiz Alia se bashku me Nexhmije Hoxhen kane qene arkitekt te zhvillimeve te fundit te periudhes komuniste. Jo vetem kaq, por duhet theksuar, se tere kupola qe u vendos ne krye te levizjes demokratike ne fillim te viteve ’90, kane qene jo te sigurimit te shtetit, por te rrjetit personal te diktatorit Hoxha. Vetem kur te behet e ditur lista e pjesmarrsve te ketij rrjeti, vetem atehere ka per te dale e verteta ne drite dhe ka per te shpetuar ky vend.
Kolerat sllave qe pinin dhe akoma pijne gjakun e kombit.Kapot dihet qe jane te UDBse
Kjo paska pjerdhur nga trute e kokes. Te vrisje dike ne Paris, perfundoje ne burg, e jo me dike qe kishte imunitet dhe mbrojtje diplomatike. Ku kujton kjo idjote se ishte shtruar i shoqi, ne shpitalin e Ndroqit?
Kancer Pankreasi, cdo me tjeter ?????
Edhe Stiv Jobes e kishte dhe iku per ca muaj.
Cdo Vito tani???? Te sheronte kancerin tek Hysniu. Ja kishin me hile Mehmetit edhe Hysniu edhe Enveri. Kur vdiq Hysniu, Vitos dhe sojj e sorollopit i opp
E kemi tradite si popull, qe nga fshatari deri tek Vitua, kur nuk kemi c’ti bejme perendise rrahim doktorin!
Lufte plerash, si njera dhe tjetra, i ka harruar Zoti…
Shikoni ku shkon imagjinata e kermes Kapo, shteti ka qene aq i forte sa ka kompromentuar shendetesine Franceze….
Prandaj nuk vjen demokracia e vertete sepse jetojne keto jashteqitje me ne krye veglat e tyre.
Duke ju permbajtur apo jo te vertetes mbetjet komuniste VETDISKRETITOHEN me Chardonnay qe thoni ne kujtimet e tyre.Ne luften e tyre per pushtet ,duke thyer te gjitha kodet morale te njeriut ,crenjezor,ne mes te intriges dhe krimit zhvilluan luften brenda llojit duke eleminuar njeri tjetrin.Kjo ngjashmerime boten shtazore eshte tregues i shkalles se barbarise pseudokomuniste.Ekzistenca e nje sigurimi parallel me sig.shtetit deshmon se jetonin ne mes paranojes se frikrave nga krimi.Eshte mire qe shkruajne qe mos te jene te mbeshtjellur nga enigmat .Keto ishin shenjat e nje shoqerie te pa civilizuar qe u mbajten gjalle nga pasuesit e tyre si nr1 Berisha ,icili qellimisht perzjeu krimet politike me ato ordinere E filloi me te prapambeturit e Tropojes e me pas, bashkpunimi I PD-PS si dege nga I njejten trung ,mbollen dhe perhapen krimet en e droges etj etj..E vetmja gje positive ne keto vite eshte largimi I shqiptareve te cilet shpetuan nga infeksioni postkomunist I tranzicioni si dhe kuruan plaget e shkaktuar a nga sistemi I kaluar; jo vetem qe I shpetuan varferise se tejskashme por pastruan shpirtrat dhe mendjen nga cmenduria .Duke punuar me vetveten ata jane pjese e shendetshme e shoqerise ku jetojne dhe shpresa e vetme qe mund te percjelle idete per riberjen e vendit ku u linden…
Kapuletet, sic kjo plaka ka qene e eshte kapobanda e fisit, shfytyruan edhe copen e malokut Sali. Te vetmit keta nga bllokaxhijte qe nuk i hyri gjemb ne kembe pas 90. Edhe keta vine ere UDB, si Sala.
Tani po sajon edhe per hysen qe e vrane. Se e kishte te ndalume te vdiste vete ai. Legene plake llapaqene qe edhe e di veten qendra e botes, pale.
Fare e qelbet, mallkim si i nipi !!!
Sa seriozisht e marrim ne o njerëz një grua 98 vjeçare! Për mua, ajo thjesht ka shkarë nga mendja, ose ka qënë ndonjë “nip” aty afër për ta shkruar këtë paçavure. Gjithsesi, zonja Vito Kapo mbetet në histori një zonjë e nderuar dhe e respektuar për kontributet që ka dhënë, si gjatë luftës antifashiste, ashtu edhe përgjatë socializmit. Vdekja e Hysni Kapos, udhëheqësit numër dy pas Enver Hoxhës, është e mirë-dokumentuar. Kanceri në pankreas është më i rëndë se në çdo organ tjetër të njeriut dhe të merr jetën shumë shpejt. Përveç mjekëve francezë, ishin edhe mjekët tanë me në krye dr. Sabit Brokaj, i cili ka shkruar gjatë për sëmundjen e Hysnit dhe madje dhe përshtypjet e mjekëve francezë. Sipas zotit Sabit Brokaj, mjeku kryesor francez ishte mahnitur me kurajon, burrërinë dhe zgjuarsinë e pacientit Hysni Kapo. “Në vend që t’i jepnim ne kurajo, na jepte ai ne!”- thotë i impresionuar mjeku francez duke shtuar se “tani e kuptoj më mirë se sa i rëndësishëm është ky njeri për atë popull”. Pra, Hysni Kapo ka qënë i super-survejuar për shëndetin dhe gjithshka, pavërsisht se tumori po i merrte jetën. Më vjen keq për rrjedhjen e zonjës Vito Kapo, (duke përjashtuar për një çast edhe të ndonjë përdorimi të emrit të saj për të krijuar përshtjellime), por megjithatë i falet nga mosha. Vlen të theksohet se zonja Nexhmije Hoxha në përshkrimet e saj është top nga mendja dhe kjo përbën rrallësi për Guinnes në atë moshë!
Kapuletet, sic kjo plaka ka qene e eshte kapobanda e fisit, shfytyruan edhe copen e malokut Sali. Te vetmit keta nga bllokaxhijte qe nuk i hyri gjemb ne kembe pas 90. Edhe keta vine ere UDB, si Sala
Tani po sajon edhe per hysen qe e vrane. Se e kishte te ndalume te vdiste vete ai. Legene plake llapaqene qe edhe e di veten qendra e botes, pale.
Fare e qelbet, mallkim si i nipi !!!
Nuk eshte cudi. Per pune pushteti te vrasin. Ramizi urdheroi dhe vrasjen e Mehmetit me arme. Bashke me Nexhmijen.
—
Respekt per komentin tuaj,”Hisniu”
dhe sidomos per nofken tejet te sakte
per vito kapon,si
“kapobanda e fisit”.