Metamorfoza të habitshme njerëzore: Me ç’entuziazëm shkruante “demokrati i flaktë” sot, në 1988-n, për kooperativat bujqësore dhe Enver Hoxhën

11 Shkurt 2020, 11:34Dossier TEMA

Prej të këqijave më të madhe nga të cilat vuan aktualisht shoqëria shqiptare është hipokrizia e një pjese të mirë të“elitës” së saj, e njerëzve që kanë ditur të jenë veç në ekstreme dhe të shkelin me këmbë flamuj të mbajtur në duar nga vetë ata.

Metamorfoza e këtij kallëpi njerëzish është shpesh e patolerueshme, jo se njeriut i ndalohet të ndryshojë qëndrime në jetën e vet, por se ajo është e skajshme, zhurmëmadhe, e pabesueshme, e pagëlltitshme.

Në revistën “Nëntori”, shumë të njohur dhe të lexuar para viteve ’90, ndesh në numrin e dhjetë të vitit 1988 një reportazh të Fahri Balliut për Mokrën. Reportazhi i tij është shkruar në prag të Kongresit të Kooperativave Bujqësore, kështu që në të mund të pikaset fare lehtë mendimi krejt pozitiv i autorit për kooperativat edhe kur ato thuajse kishin falimentuar tashmë.

E veçanta e reportazhit është patosi me të cilin ai shkruan për kooperativat, për të paharruarin Enver, për udhëheqësin e dashur, shokun Ramiz, gati në prag të shembjes së sistemit diktatorial.

“Mokra – një trëndafil” titullohet reportazhi prej të cilit jepen më poshtë rreshta të përzgjedhur.

“Dy djem të rinj shkojnë ndanë udhës së fshatit, shkëmbejnë në të rrallë nga një fjalë. Jo se s’janë të lodhur, po janë të mbushur me një gëzim që i bën ta ndiejnë veten të lehtë, madje, edhe pse dita është në të thyer…

“Pas një copë here ata shkuan. Ashtu, aq të rinj e të emëruar së fundi në detyra drejtuese, dy shokët e fëmijërisë dhanë sivjet shembullin e drejtuesve të aftë duke realizuar e tejkaluar prodhimin e grurit që s’realizohej prej kohësh. Ndërkaq, në odat mokrare biseda e lirë rreth projekt-statutit është në zjarr e sipër, madje, s’mbetet gjer këtu, por merr udhë për te Kongresi i Kooperativave Bujqësore dhe mendimi merr udhë në kujtime tëëmbla dhe në të tilla ku pikoi loti. Secili këtu e çon mendjen te i paharruari Enver që shkeli këtë truall Mokre vetë dhe që ja, aty përballë, në Pleshisht foli sa gjëmoi vendi…

“… Xha Alushi e quan Mokrën ‘trëndafili im’, Mokra trëndafil! Gjer këtu një histori e tërë gjakrash e luftërash. Hasmëria që çelte varre herë nga fisi ‘Kreka’ e herë nga ‘Kapri’. Hasan beu i Velçanit fërkonte duart dhe vinte dhjamë. Dy pleqësi në Velçan, një për bejlerët, e një për fshatarët. Një protestë dhe pragu i një kryengritjeje fshatare me burim në Velçan. Dhe pastaj Reshit Çollaku me çetën e Mokrës, Digje, bre Reshit, digje! Desh pak të kuq trëndafili që të mbinte, dhe Reshiti i pikoi gjakun e tij, pastaj të tjera pika-pika. Dhe me Mokrën e Luftës i paharruari Enver do të jetonte vite të tëra gjer shkroi kujtimet në një radhua dashurie për sofrën mokrare dhe djemtë e saj…

“Prona kooperativiste lindi me fuqinë e majasë së saj një jetë të re për mokrarët. Madje, më shumë se kaq, ajo u bë shtrat ku u rritën njerëz që u bënë frymëzim dhe shembull i madh komunist për atë të ri që ngul shatin e parë në arë, por edhe për atë që e ngau për të fundit herë parmendën…

“Xha Maliqi dhe ata të gjithë që i ngjajnë atij, janë monumenti më madhështor që frymëzoi Partia në pronën e përbashkët kooperativiste. Njerëz që e kanë lënë në anë dhe prapa vogëlsinë, meskinitetin, dembelinë dhe kanë zgjedhur përkushtimin ndaj kooperativës, jetës në të…

“… Kjo etje për të lexuar dhe për shkollë mund të ilustrohet me një fakt nga Slabinja, ku në vitet e konsolidimit të kooperativës kanë dalë mbi 60 veta me shkollë të lartë. Po, janë kaq të respektuar sa këta, edhe brigadierët si Qani Bufi që mori me brigadën e tij 11kv. më shumë, si rendiment, për ha. Ndaj kur i thanë Zeqo Canit se ke shumë fëmijë, ai u përgjigj:

– Pse të mos kem! Unë bëj, kooperativa paguan. Kooperativën e solli te ne Partia e duart e saj veç lumturinë e fëmijëve të mi, sjellin.

Dhe bariu Zeqo Cani me disa mendime të tij zbulon një aspekt tjetër të vogël: karakterin e njeriut të saj, të cilin prona e përbashkët kooperativiste e ka çliruar nga shumë mbeturina…

“Kujtimet dhe bisedat për kooperativën i ka ndezuar lajmi i Kongresit të kooperativave. Dhe në jetën e çdo ekonomie kooperativiste gjen faktet që flasin për transformimin nga viti në vit. Losniku dhe tërë Mokra nuk e kanë problem furnizimin me qumësht nga tufëzat…

“Dhe mëngjesi i vesuar hedh dritë mbi Mokrën trëndafil. Aroma e tij, hirësitë e tij në vatrat e Mokrës do të mbushin letrën drejtuar udhëheqësit të dashur, shokut Ramiz, për realizimin dhe tejkalimin e grurit.”(tesheshi)

18 komente në “Metamorfoza të habitshme njerëzore: Me ç’entuziazëm shkruante “demokrati i flaktë” sot, në 1988-n, për kooperativat bujqësore dhe Enver Hoxhën”

  1. H says:

    Degradimi dhe degjenerimi moral në shqipëri është i tillë sa të ndjell neveri dhe vjellje. Kjo është arsyeja që nuk dua të përmend emra ngaqë është edhe orar dreke.

    1. Lani says:

      Njelloj si Saliu dhe muterit e tjere.Keta derra kurre nuk kane punuar a dhene shoqerise ata kane ngrene qyl atehere me servilizma dhe qyl po hane dhe sot.Spiune kane qene keta muter.

  2. Kalopi says:

    Dhe mos e beso po deshe kur flet per demokracine ky komuniste i flakte. Faji eshte i atyre qe i besua dje dhe vazhdojne ti besojne edhe sot ketij kameleoni.

    1. Ilir says:

      Ky as komunist e as I flakte ishte. Ashtu sic nuk mund te jete as demokrat. C’harxhoni frymen per keta zvarranike te peshtire!

  3. ZIGUR QARRI says:

    Pritet komenti i z. Zigur Qarri. Patjeter duhet te na thote diçka per “eskobaret”

    1. prizem says:

      Ai Ziguri tjeter e ka “sikar qorri” dhe keshtu duhet te trajtohet nga te gjithe.

  4. Devolli says:

    Po qe se ndonjehere do filloje te funksionoje SPAKU, shume lehte do i vertetohet se ky Balli palaco eshte edhe vrases, vrases ghakftohte kur ishte gazetar i PPSH po edhe me demokracine. Natyrisht eshte miku i ngushte i Berishes, Metes, Bashes, Mediut. I implikuar direkt ne krimin makaber te Gerdecit si dhe ne disa krime te tjera. Eshte pikerisht ky batakci qe drejton grupin e fshehte te paisur me aparatura speciale vezhgimi e incizimi, grup i cili ndjek ne menyre te panderprere te gjith diplomatet e kryediplomatet e shteteve te rendesishme perendimore te akredituar ne vendin tone, duke u perpjekur ti zene mat e me pas tu bejne shantazh per perfitime politike. Ta ndjeke ShIKU dhe e ka shume te lehte te zbuloje kete grup shantazhi per llogari te ShQUP-it.

  5. Qytetari i Thjeshte says:

    Mos ja fut kot, ta kete shkruar Fahriu kete perle te realizmit socialist!
    O Shqiperi e mjera ti ne duar te kujt je katandisur.
    Dhe ky me mbeturinat socio-komuniste te PD-se do te drejtoj vendin.
    S’kane faj shqiptaret qe ikin, ikin e prape ikin.

  6. M says:

    Ja ky eshte ” zigur Qari”.
    Ka cregullime nevrologjike , nervopsiqike,semundje kronike te trasheguar qe ne gjentik ( e njohur si sindroma touretta) ka cregullime nervore , depresion, cregullim te hiperaktiviteti( adhd), cregullim te ankthit, cregullim te spektrit autik, nuk ka ilac kimik , efektet anesore dhe kunder-efektet jane serioze dhe te pashmangshme , ka problem sjelljen ku demton imazhin e vete , perserit fjale dhe fraza , perdore fjale te turpshme , vulgare ose mallkim kure ka depresion dhe zemerim

  7. Shinjestra says:

    Nga keta njerez si Fahriu vuan shqiperia sot.Fahriu vete nuk vuan se ka vjedhur, e eshte paguar nga Sali Berisha dhe pd-ke me miljon e miljona qe, sot ai bene nje jete perrallore.Pagoi 10 miljon euro Bashes qe te bente djalin e tij deputet.Pra Fahriu vuan per fame se per pasuri nuk e ka problem.Edhe kur i thon koke lope, nuk e ka problem,mjafton pasuria e fituar pa punuar asnje minut.

  8. Fahriu me hekuran isain says:

    Ky koke pace,ka qene po aq i ndyre e servil sa ceshte edhe sot…
    Por sot ka vene aq shume pasuri duke mashtruar sa cishte i gjithe buxheti i Shqiperise ne kohen e keti sahanlepursi

  9. gjeramadhi says:

    ju e keni gabim! balliu atëhere bëri punën e partisë dhe tani bën punën e partisë , ku është e keqja këtu ?

    1. Ardjan says:

      Mos e merrni kaq lehtë kêtë kërmill jagavec pa shtyll kurrizore ! Njê gjë êshtë e sigurtë , ky palaço ka lyer duart me gjak shqiptari si në gêrdec, dhe në 21 janar .

  10. ben says:

    Pse cuditeni me Fahriun, qe me qe ra fjala e kam njohur se cfare muti ishte, qe ne kohen kur ishim gjimnaziste. Ai ka mesuar nga ustai i tij, Sali Berisha qe deri ne 1990-ten bente luften e klasave me nje konseguence te tille sa qe edhe Enveri vete do ta kete patur zili, dhe pasi u shkaterrua sistemi komunist, na u be anti-komunisti me i terbuar qe ka njohur historia, sa qe edhe vete Hitleri do kishte vrare veten nga xhelozia.

  11. aldo says:

    kjo eshte opozita qe do ndryshoje Shqiperine. me fal , per pak harrova ;eshte e njejta force politike qe po punon fort per ndryshimin e Shqiperise qe pas ndryshimit te sistemeve. para partizane!

  12. bregu says:

    Ja kerma me emrat Fahri Balliu , Sali Berish , Çlirim Gjat etj qe te kane bere gjemen ne kohen e P.P.SH . qe po mos ta permendje disa here partine e shokun Enver gjate nje fjalimi , ose kur vinte puna per ndonje gabim te vogel tek ndonje te riu kooperativist , punetor a student ne mbledhjet qe organizoheshin ishin keto tipe me shoket e tyre qe propozonin masat me ekstreme dhe te paret keto te propozonin per burg dhe internim . Ju them atyre te P.D. se ti mbani me shendet tipa te tille qe ju shkatrruan partine duke u vene ne gare kush e kush shane me shume sistemin dhe udheheqen socjaliste deri ne 1990 ten , pra shkurt dhe qarte shajne vehten qe i kan sherbyer me zell . Pra jane te pabes te liq dhe kriminela .

  13. asd says:

    Komunistet e treguan veten pa piken e dinjitetit. Komunistet me te terbuar dolen antikomunistet me te paepur. Ky fenomen u shfaq ne nje pjese te madhe te shqiptareve, dhe tregoi qe jemi popull oportunistesh pa ideale. Ky eshte ne fakt elementi me thelbesor pse ne Shqiperi gjerat nuk ndreqen kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje