FOTOT: Harta e vitit 1688, toponime që lidhen me Shqipërinë dhe Kosovën

11 Shkurt 2020, 16:08Dossier TEMA
FOTOT: Harta e vitit 1688, toponime që lidhen me Shqipërinë dhe

Gazetari Armand Plaka ka postuar në faqen e tij të facebook një hartë të vitit 1688 ku bien në sy disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën.

“Hartë e vitit 1688, arkivuar në Bibliotekën Kombëtare Çeke në Pragë. Hartuar në gjermanisht, nga Eberhard Werner (jetoi në vitet 1647-1690) dhe përdorur shumë në territoret e Europës Qendrore, meqenëse në atë kohe ajo ishte “lingua franca” në atë rajon, kur shtetet nacionale nuk ekzistonin fare si koncept.

Në legjendën e saj, poshtë hartës shënohet: Një hartë e re gjeografike mbi Spanjen Papnore dhe italike, ndërsa përshkrimi vijon me prezantimin e rajoneve që sot i përkasin Gadishullit të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Shtypur në Hamburg, si pjesë e një libri voluminoz me titull: “Thesaurus exoticorum” me histori të rralla e të dhëna interesante rreth popujve aziatikë, afrikanë dhe amerikanë, me një kapitull të veçantë për Perandorine Turke dhe kombet e saj, bien në sy disa toponime që lidhen me Shqipërinë e Kosovën, të cilat edhe sot e kësaj dite mund të identifikohen lehtësisht.

Kështu për shembull aty gjen: Durrësin, Elbasanin, Shkodrën, Ulqinin, Prishtinën,Krujën, Albanopolin ( rajoni mes Elbasanit dhe Matit), Dukagjinin, Klinen, Ulpianen, Tivarin, Dibren, Prizreni, Lumin Iber, Lezhen, Malesite e Sharrit, ndërsa në jug vihen re qartë: Vlora, Sazani, Ohri, Prespa, Spinarica ( Zvërneci i sotëm) Himara, Gjirokastra, Delvina, Butrinti, Preveza, Gjiri i Artës dhe Janina”- shkruan Plaka teksa poston fotot. (TemA)

5 komente në “FOTOT: Harta e vitit 1688, toponime që lidhen me Shqipërinë dhe Kosovën”

  1. Ani says:

    Perandoria Osmane dhe jo ” turke”.

    Keshtu e quante veten ajo perandori dhe nenshtetasit e saj, perfshi myslimanet Shqiptare qe ishin nder shtyllat kurrizore te Perandorise.

    Termi ” turk” eshte term idiot i perdorur nga historianet dhe politikanet e atyrr kohrave , gje qe nuk eshte shkencore.

    Si rasti i Perandorise Romake te Lindjes apo thjesht Perandorise Romake qe ju vu emri Perandori ” Bizantine” kur ajo Perandori e quante veten Perandori Romake dhe nenshteasit e saj, perfshi Shqiptaret si Romake.

    Greqisht folesit e Peloponezit, Livadjiase, Thesalise Romakeni thoni vetes.

    Kjo tregon edhe falsitetin si komb te greqise moderne

  2. Jorgaqi says:

    Kjo harte tregon edhe nje here se deri ku shtriheshin kufijt e fiseve helenike si Dardanet….me pas me ardhjen e sllaveve apo me perpara te kelteve kishte filluar coptezimi i dialekteve helenike ne Gadishullin e tyre…qe coj ne zhvillimin e disa gjuheve te tjera por me baze helenike( shqipja) ….eshte per te ardhur keq qe Europa ben presion kundrejt kerkeses se Eladhes per trojet e saj qe shtrihen deri ne Dardani….duke perkrahur ne menyre te fshehte vetem pjesen e Epirit nga Vjosa e poshte qe eshte shume pak demethenese ne krahasim me trojet e tjera ekzistuese te Eladhes heroike te mbetira jasht saj …..turp

    1. Bato says:

      Jorgaqi ik ha ndonje tas fasule, se vec per ate je. Leri perrallat me grek ti tregojn te potrokallia.

    2. Epirioti Thiamis says:

      Jorgaqo mqafsh ku drogohesh se paske alucinacione te tmerrshme. Deri ku shtrihej Eladha mo ? Cfar ishin dardanet mo ? A e kupton cfar po thua apo je ne dimension tjeter ? Shqipja eshte me e vjeter se greqishtja o analfabet m dhe greqishtja e sotme ska lidhje aspak me ate te vjetren. Ajo cka i bashkonte Epirotet , Maqedonet ( Emathia) dhe Iliret ishte gjuha sipas historianeve te lashte megjithese ishin me dialekte te ndryshme . Ik tani ha ndonje tas grosh me pension greku se ktu e qelbe fare …

  3. Advokat Ulianov says:

    Fotografia Nr-1dhe Nr-2 i thotë të gjitha.
    Bravo gazetarit edhe gazetës Tema që i ka paraqitur faktet historike ashtu siç kanë qenë në atë periudhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje