Pak kohë më parë, gazetari Artan Hoxha publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapjan, i konsideruar si një nga krerët e bandave në Elbasan.
Kjo foto shkaktoi debate të forta në emisionin “Opinion” midis kreut të qeverisë dhe gazetares Klodiana Lala, debat i cili u shoqërua edhe me fyerje.
Debati:
Klodiana Lala: Zt. a ishit ju në dijeni për rrezikshmërinë e këtij personi që sipas policisë ka prirje të theksuara kriminale? OFL deklaroi se ka drejtuar një bandë dhe ka urdhëruar vrasje!
Edi Rama: Jo! Nuk isha i informuar. Kam bërë edhe një foto tjetër shumë vite më parë dhe e kishin vënë në mur.
Lala: Keni bërë takimet e Partisë Socialiste. Keni bërë takimet në pronën e një personi që konsiderohet si një nga krerët e bandave në Elbasan. Jeni shoqëruar nga njerëz që kanë informacion për qytetin.
Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e Partisë Socialiste janë të Partisë Socialiste.
Lala: Por policia ka për detyrë të ruaj edhe kryeministrin.
Rama: Kishte hall mos më vrisnin tek ai hoteli?
Lala: Ky zotëria këtu, i keni çuar një formular, atë vajzën simpatike me syze dhe kapele. Mos më ironizo, mos më intimido.
Rama: Ti po më intimidon mua me nivelin rrazotera të komunikimit.
Lala: Më lër të rendis faktet dhe mund të intimidoni sa të doni por faktet nuk i intimidoni dot.
Zotërisë i keni dërguar një letër për të deklaruar pasurinë. Sipas Policisë së Shtetit ky zotëria duhet të ishte prapa hekurave.
Do të duhet të ishin zbardhur atentatet sepse i ka mbijetuar dy atentateve dhe të vrarëve brenda familjes së tij. Po e trajtonin këtë historinë e OFL si akt normativ, i cili është antikushtetues. Por, nuk dua t’i hyj kësaj.
Rama: Mos i hyr fare se qenke tap-topi në këtë pjesë, merru me fushën.
Lala: Ke shkuar në pronën e një krimineli.
Rama: E para e punës, mësohu që kur më drejtohesh mua, meqë pretendon se je e fushës…
Lala: Nuk pretendoj, kam arsimimin përkatës.
Rama: Unë qahesha nga Mark Marku, po kjo qenka… Qetësohu! Unë do merrem me çfarë të dua unë. Ke 10 minuta që flet përçart. Rrr..rr..kur ndalon!
Fevziu ngre zërin: O Klodi, mos i ndërhy se merret me ty dhe të merr kohë. Lëre mos i ndërhyj se merret me ty dhe ikën 40 minuta.
Lala: Mund të na japësh përgjigje?
Rama: Unë do të jap përgjigje kur t’i të mbyllësh gojën dhe të flasë unë. Se ti paske problem me frenat.
Lala: E ke parasysh atë shprehjen popullore; Shtati pyll dhe mendja fyll!
Rama: Sa i përket fotografisë nuk kam asnjë pishman. Nuk kanë lidhje fare këto gjëra. Unë dal në hollin e një hoteli dhe vjen dikush dhe unë bëj. Unë futem kudo.
Si mo burr del para nje llapaqeneje dhe te pacipe si kjo rragece me emrin Lala,po si mo nuk e kupton qe ajo eshte e sinkronizuar me Fevziun per nxjer ty nga binaret.A e kupton ti se me shume I jepet kohe llapaqenes La la qe bene pyetje se sa pergjigjes se kryeministrit.
Spaska ngele bandit pa dale ne foto me ramen.
Ska ngele bandit pa qene mik i rames.
Ky nuk duhet thjesht te iki.
Ky duhet te shkoje me shoket e tij.
Me llum se kaq shqiperia ska qene ndonjehere.
O Lala, po cfaare faji ka Presidenti i 50 shteteve te bashkuara te Amerikes
se shkon Lul Basha me sponsorizim nga Rusia dhe del ne foto me te!?
Dmth, policia tjeter, partia tjeter gje. Ah sa bukur.
kjo Lala qënka kar gjyzel fare , zoti rama një i mençëm tha tha dua unë një kovë me mut që llafos me ty , mos e ul veten të flashis me fundërrrrrina ajo duket që nga fjalori që ka
Klodiana e lal sales ,eshte anetare e bandes se pd,financuar prej tyre ,per te dizinformuar ata qe nuk e njohin.Nese do te ofendosh intelegjencen tende,ndiq ate dhe ja arritur qellimit.
Spectakel qensh,me ne krye qenin Fevzi,po lehjen me te mire e bente bushtra Lala,kije inat po jepi hakun.I madh je o Edi Rama,ate qe the ne Shijak per ate konen e vogel qe bente ham ham ham ham,kur e quajte analist,u vertetua plotesisht sonte me date 13/2/2020 ne emisionin Opinion.Flm,na ke kenaq shume vallahi.
Kjo eshte me injorantja e shoqates shtypit PD. Sigurisht do mendoni se jam i majt, nuk ma ndjen as majtas e as djathtas, as lart e as posht, kam vite qe jetoj e punoj larg vendit tim qe vetem mall kam, te tjerat i kam ketej ku jam. Habi per mua qe, nje pseudo gazetare te replikoje pa sens me kryeminisrin e vendit ku dhe e ofendon, kjo me ben te kthehem ne shqiperi, ku mendoj se demokracia paskesha ardhur vertet, pse, sepse ne kohen e Sali Bej, mhafton ta shikoje shtrember, te nesermen do ishe i fashuar ose s’do te gjindej varri, ju kujtoj biznemenin Remzi Hoxha, e qajne pa varr, sepse ky ishte kryeminstri asaj kohe qe na beri te largohemi. Xero studio, xero drejtues emisioni, – xero panel gazetaresh. Me kesi lloj perplasjesh gazetaresh, Rama rron dhe dyqind vjet ne pushtet.