“Olsi Rama, posedon makinë luksoze, ‘Lincoln’”! Kryeministri Rama flet për herë të parë për akuzat e opozitës: Ma ka sjellë vëllai kur isha në opozitë

13 Shkurt 2020, 21:26Politika TEMA

Prej ditësh opozita kërkon sqarime nga kryeministri për një makinë të blinduar sipas saj me të cilën udhëton kreu i qeverisë, në pronësinë e të vëllait, por vetë Edi Rama mohon që makina të jetë e tillë.

Në studion e “Opinion”, kryeministri Rama shprehet se makinën ia ka dhuruar vëllai që në vitin 2009.

Kryeministri Rama ka zgjedhur që me të njëjtën makinë, tip “Lincoln” të shkojë në ambientet e televizionit Klan. I pyetur për këtë gjë nga gazetari Blendi Fevziu, Rama i sfidoi duke thënë se mund të shkojnë ta kontrollojnë nëse është e blinduar apo jo.

Pjesë nga biseda:

Rama: Njëri nga ata të fushës të çohet nga studioja dhe të shkojë dhe të shohi nëse makina është e blinduar apo nuk është e blinduar.

Fevziu: Është makina e vëllait tuaj.

Rama: Po e vëllait është. Një nga ata të fushës të çohet tani shkojë ta verifikojë nëse makina është e blinduar.

Artan Hoxha: E kemi blinduar që kur erdhëm!

Rama: Mirë ishte t’i bënit verifikimin përpara se t’i bënit blindimit.

Fevziu: E ka thënë opozita. Se gazetarët nuk kanë pistoleta në dorë që të provojnë.

Rama: Makina nuk është e blinduar. Është e vitit 2009. Ma ka sjellë im vëlla kur kam qenë në opozitë. Ka dalë një lajm që kam blerë një makinë të re qindra mijëra euro. Kam çuar makinën e stërkonsumuar në servis dhe kam marrë me qira një makinë nga servisi. Unë përdor atë makinë sepse nuk kam dashur t’i kushtojë para…Siç e dini nuk di t’i japë makinës, di t’i japë vetëm makinës së qeverisë. Nuk kam asnjë makinë të blerë si kryeministër. Makina që thonë se është Benz i ri me raketa brenda, është makina që të jep servisi kur jep makinën tjetër…

3 komente në ““Olsi Rama, posedon makinë luksoze, ‘Lincoln’”! Kryeministri Rama flet për herë të parë për akuzat e opozitës: Ma ka sjellë vëllai kur isha në opozitë”

  1. dardan I says:

    Ne te vertete , ne kushstet kur Sali Berisha qe shkaterroi shtetin shqiptar dhe Shqiperine) eshte akoma gjalle,
    cdo kryeminister i Shqiperise duhet te udhetoje me makine te blinduar.

  2. USA says:

    Po ndjek Fevziun,keta jo vetem jane kazan,po kaluar kazanit,llapaqenia Klodiana Lala eshte nje rrugace ordinere e pa cipe,me paturpesi kryeministrit,ky ose ti,per te mos thene qe nuk pushonte se folur.Qofte Rama qe shkon te Fevziu.

  3. Lanabregesi says:

    O. Rama sot ke bere gafen me te madhe te shekullit,si o burr del para disa llapaqeneve,qe te vetmin qellim kane te te nxehin,jo te lejojne ty qe te flasesh,pote te ofendojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje